Horoskopi nga Paolo Fox, çfarë rezervojnë yjet për Daten 29 dhjetor 2021

Dashi

Falë ndikimit të Hënës, gjithçka në aspektin e dashurisë do të shkojë më mirë se kurrë. Në punë, bëni kujdes nga disa persona që shfaqen nga e shkuara dhe nuk kanë marrëdhënie të mirë me ju.

Demi

Kjo ditë e bukur ju fton të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen. Në punë, nëse keni kontakt me publikun, mund të keni pasur tension por dalëngadalë do ia dilni të zgjidhni çdo gjë.

Binjakët

Edhe tek ju, Hëna do të sjellë emocione të bukura, të cilat do i përjetoni me partnerin/ partneren ose dikë që pëlqeni. Në punë projektet tuaja të fundit kanë ecur mirë.

Gaforrja

Juve doni vetëm qetësi, ndaj nuk po përgatiteni që të kaloni festën e ndërrimit të viteve pranë njerëzve të tjerë. Në aspektin e punës, duhet të rishikoni të gjithë marrëveshjet apo projektet e së shkuarës derisa të vijnë të reja.

Luani

Nëse diçka nuk shkon mirë në dashuri, përpiquni të mbani kontrollin ose do të shkatërroni gjithçka. Nëse punoni në kompani, do të ketë disa ndryshime në postet drejtuese.

Virgjeresha

Më mirë organizoni një Vit të Ri të qetë. Në punë, këto ditë janë të rëndësishme për zgjidhjen e një problemi të vogël personal.

Peshorja

Sot është një ditë interesante. Hëna në shenjën tuaj sjell qetësi më të madhe, por tregohuni të durueshëm me persona që i përkasin shenjës së Gaforres dhe Dashit. Në punë, mos hezitoni të tregoni idetë tuaja pavarësisht se duhet kohë për t’i realizuar.

Akrepi

Hëna do të kthehet në shenjën tuaj nga nesër, ndërsa kjo është një periudhë e shkëlqyer në dashuri. Në punë lindin situata konflikti, por mund të mos i jepni rëndësi.

Shigjetari

Shmangni debatet me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni sepse nuk do të zgjidhni asgjë. Në punë, nuk do të kënaqeni me financat.

Bricjapi

Në dashuri nuk pritet të ketë situata të komplikuara, por mund të viheni në provë. Në aspektin e parave, bëni kujdes nga shpenzimet e ekzagjeruara.

Ujori

Falë ndikimit të Hënës, dita e sotme do të jetë tepër e bukur por kini kujdes në kërkesat tuaja. Duhet të jenë të arsyeshme dhe çdo gjë që ju duhet, kërkojeni sot sepse nesër është shumë vonë. Ata që kanë pasur vështirësi në punë do të kenë përmirësime brenda shkurtit të 2022.

Peshqit

Sot do të jenë melankolik, edhe nëse do të merrni pjesë në një festë apo të jeni pranë personit më të mirë në botë. Nga ana tjetër, bëni kujdes me disa çështje që lidhen me vonesat në punë.

Author: horoscope