Horoskopi për datën 12 gusht nga Russell Grant

Dashi

Të tjerët ju vlerësojnë për punën që bëni. Keni një shans për të fituar mbështetje për planet dhe idetë që nuk mund t’i realizoni vetëm vetë. Dikush me një pozitë të lartë do të tregojë interes të madh mbi ato që po bëni dhe kjo mund të bëjë që të nisni një angazhim të ri të përbashkët më shumë fitime.

Demi

Ndërkohë që festoni për sukseset tuaja, një mik do t’ju akuzojë për mashtrim. Ata po nënkuptojnë se nuk keni njohuri apo aftësi për të arritur vetë suksesin. Ju nuk e prisnit këtë reagim dhe do t’ju shqetësojë. Nëse dikush nuk mund t’ju përgëzojë për arritjet tuaja, në fund të fundit ata nuk mund të klasifikohen si armiq.

Binjakët

Ju keni disa ide të mira se si të rrisni të ardhurat tuaja. Mos prisni të dëgjoni së çfarë mund të mendojnë njerëzit e tjerë. Ju nuk keni nevojë për miratimin e askujt tjetër. Eksploroni mundësi që mund t’ju japin mundësinë për të fituara para edhe nga shtëpia.

Gaforrja

Tregojuni atyre që keni pranë se keni ndryshuar mendim lidhur me një udhëtim të gjatë. Qëkur keni bërë plane e deri më tani kanë ndodhur shumë gjëra. Mos u ndjeni fajtor. Gjëra më të bukura do të ndodhin këto kohë.

Luani

Ju bezdis fakti që shefi ose kolegu juaj ju kritikon. Duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk po tregoni kujdesin e duhur. Mos u ndjeni nervoz kur bëni gabime, por mësoni prej tyre. Një lajm për një mik do t’ju gëzojë.

Virgjëresha

Një rrugë karriere që mendonit se ishte e drejtë për ju po ju shkakton shumë stres por dhe zhgënjim. Ju e dini që keni bërë zgjedhje të gabuar. Por nëse nuk bëni asgjë në lidhje me këtë aq më e vështirë do të jetë të motivoni dhe të ringrini veten. Mendohuni seriozisht për një trajnim ose aplikim për një pune të re.

Peshorja

Keni një person të afërt i cili do t’ju ndihmojë për të rregulluar disa takime, evente dhe projekte që lidhen me punën. Ju keni shumë më tepër për të menduar tani sesa në të kaluarën. Qëllimet personale kërkojnë më shumë kohë dhe më shumë përpjekje që të realizohen. Mbështetja e një kolegu do t’ju ndihmojë të futeni në disa fusha që mund të sjellin përfitime.

Akrepi

Vendimet e marra me një grup të vogël njerëzish do t’ju bëjnë të ndiheni se keni më shumë kontroll mbi jetën tuaj. Një mik apo fqinj ka shumë dëshirë të bashkëpunojë për një projekt me ju. Do të ndjeni nevojën që disa plane ti mbani për vete pa i ndarë me të tjerët. Ju thjesht nuk doni që bota të dijë se çfarë po bëni.

Shigjetari

Përgjegjësitë e reja do të jenë sfiduese, emocionuese dhe frymëzuese. Aftësitë e fituara së fundmi do t’ju ndihmojnë të përparoni. Ju keni bërë disa zgjedhje të mira dhe duhet të ndiheni krenarë për përpjekjet tuaja. Të jesh i aftë të bësh atë që dëshiron është një ndjenjë e mrekullueshme.

Bricjapi

Një projekt për të cilin keni shpresuar shumë nuk po funksionon siç e kishit planifikuar. Ndoshta ta ribënit do të ishte zgjidhja më e mirë. Duhet të merrni parasysh edhe kostot financiare, por rëndësi në fund ka suksesi. Hapi juaj i radhës është të shfrytëzoni opsionet që keni në dispozicion.

Ujori

Nuk po e kapni shansin për të kuptuar gjithçka që po ndodh rreth jush. Dikush po mundohet t’ju bëjë përshtypje të bëni gjëra që nuk ju sjellin përfitime, përkundrazi pas tyre fshihen motive të dobëta. Mos u përfshini por vazhdoni me planet tuaja. Do t’ju duhet shumë kohë për të kuptuar të vërtetën e asaj që po ndodh. Deri atëherë qëndroni larg.

Peshqit

Ju kanë lodhur të gjitha ato grindje në mënyrë të vazhdueshme në familje dhe keni vendosur të gjeni një rrugë të ndërmjetme. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bënit në këto kushte. Kundërshtarët tuaj do t’ju shtrijnë dorën. Pas këtij pajtimi bëni plane dhe nisni udhëtimin.

Author: horoscope