Horoskopi për datën 15 dhjetor 2021 nga Russell Grant

Dashi

Pavarësisht nëse jeni në shtëpi, në vendin e punës ose në të dyja, mos hezitoni të nxisni një frymë ekipi. Edhe nëse punoni zakonisht vetëm, dikush do t’ju ofrojë një dorë ndihmë. Ju mund të mos keni nevojë për të, por ata duhet të ndiejnë se po ju ndihmojnë në një farë mënyre.

Demi

Do të ishte e vështirë për dikë të ndjejë faj kur bëhet fjalë për të vendosur se për çfarë t`i shpenzojë paratë e veta. Ju e dini se çfarë vlere ka paraja për ju dhe për çfarë nuk do ta shpenzonit. Do të vijë një kohë kur mund të përballeni me detyrimin për të pranuar se nuk është e thënë që të tjerët të bien në në mendje me ju përsa u përket parave.

Binjakët

Përfshini një mik apo fqinj të vetmuar në planet tuaja kurdo dhe kudo që të jetë e mundur. Jo vetëm që do ua ndriçoni ditën por do t’ju japë kënaqësi të dini se po ndihmoni për të bërë një ndryshim në botën e dikujt tjetër. Një ftesë e papritur për një mbledhje profesionale do të jetë një justifikim i shkëlqyer për të blerë një veshje të re.

Gaforrja

Ju keni qenë gjithmonë i ndjeshëm ndaj atmosferës. Edhe pse njerëzit do të thonë se nuk ka asgjë të keqe të qëndrosh edhe në rrëmujë, një ajër i ndotur dhe kaosi jua bën të vështirë të relaksoheni. Nëse nuk sistemoni, nuk do jeni rehat.

Luani

Fryma juaj komunikuese do të sjellë ftesa për shumë festa. Ju mungojnë aktivitetet e zakonshme argëtuese që do të shijonit në këtë periudhë të vitit,nëse do ishim në situatë normale, por keni ndërmend të merrni pjesë në ngjarje virtuale nga shtëpia. Përfitoni nga çdo mundësi për të përdorur aftësitë tuaja krijuese.

Virgjëresha

Ju shpërqendroheni lehtë nga gjërat e vogla që ndodhin përreth jush. Kjo e bën të vështirë përqendrimin tuaj. Ju gjithashtu jeni më harraq se zakonisht, kështu që kontrolloni ditarin tuaj. Një koleg mund t’ju kujtojë se ju është kërkuar të mblidhni një ekip novatorësh.

Peshorja

Jini të gatshëm të dilni në qendër të vëmendjes kur t’ju jepet një mundësi për të shfaqur talentin tuaj krijues. Të tjerët janë të etur të ndjekin shembullin tuaj veçanërisht kur bëhet fjalë për sistemimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve online që tingëllojnë si argëtim. Cilido qoftë qëllimi juaj, thjesht jini vetvetja dhe do të jeni të suksesshëm.

Akrepi

Do të jeni të kënaqur të punoni në hije. Nuk do të shfaqeni në sipërfaqe derisa të keni arritur atë që keni vendosur të bëni. Do të ndiheni gati të dilni nga guaska juaj për të parë se çfarë po ndodh me të tjerët.

Shigjetari

Ideja për një projekt krijues festiv do t’ju japë diçka për t`u entuziazmuar. Mezi prisni të filloni me këto plane. Një i afërm do t`ju bëjë disa sugjerime të shkëlqyera për idetë e dhuratave për të dashurit tuaj. Ju shpresoni të kaloni shumë kohë cilësore me dikë të veçantë.

Bricjapi

Një mik apo fqinj do të kërkojë ndihmë me një lloj veprimi bamirësie. Të gjithë jeni për mbështetjen e një kauze të mirë, por mos u habitni kur të zbuloni se përfshirja juaj zgjat më shumë se një ditë. Marrja e një roli drejtues do t’ju furnizojë me disa përvoja të shkëlqyera që do të përmirësojnë perspektivat tuaja të ardhshme, por do t`ju marrë kohë.

Ujori

Financat e ndara, siguria tek e ardhmja, puna juaj dhe shëndeti janë të gjitha çështje që ju interesojnë. Trajtoni gjithçka që ju nevojitet në mënyrë sa më praktike dhe të arsyeshme. Mbajtja e gjërave të organizuara në frontin e punës mund të sjellë një shpërblim ose ndonjë pagesë shtesë në rrugën tuaj.

Peshqit

Nuk ka vend për asgjë tjetër përveçse të merreni me punë dhe përgjegjësi rutinë. Miqtë kanë disa ide interesante, por ju do të duhet t’i lini ata t’i zhvillojnë këto më tej, pa ju.

Author: horoscope