Horoskopi për datën 15 korrik nga Russell Grant

Dashi

Dikush do të ndajë me ju disa filmime të çuditshme në internet. Mos ngurroni të jepni pikëpamjet tuaja për ato që shihni. Dikush që ju intereson, po ju bombardon me mesazhe dhe thirrje telefonike. Nëse nuk jeni të interesuar, jini të sinqertë.

Demi

Dëshironi më shumë liri. Jeta ju duket kufizuese dhe doni të largoheni nga kjo rutinë. Një udhëtim në fshat ose një shëtitje në plazh do t`ju ndihmojë. Kur e shikoni jetën tuaj nga këndvështrime të ndryshme do të kuptoni që keni më shumë mundësi ndryshimi nga sa keni pasur.

Binjakët

Ftoni një mik ose të afërm të bashkohet me ju në një festë të madhe. Do të jetë mirënjohës për ftesën. Ju dëshironi t’i bëni gjërat të ndodhin dhe ju jeni gati të merrni iniciativën. Mendoni pozitivisht dhe do të arrini diçka për të cilën të krenoheni.

Gaforrja

Kur t’ju kërkohet të merrni një angazhim duhet të jeni pak më të kujdesshëm. Jini të gatshëm të bëni disa ndryshime, edhe nëse do të thotë të pranoni se keni qenë gabim. Kur mendoheni dy herë mund të kuptoni se mendimi i parë nuk ishte dhe aq i mirë.

Luani

Një lidhje është në mendjen tuaj. Ndiheni sikur dikush po fillon të përfitojë nga mirësia juaj. Pavarësisht nëse kjo është një romancë, miqësi apo partneritet pune, duhet të ketë një sasi të barabartë të dhënies dhe marrjes. Të gjithë bëjnë gabime. Mundohuni të qeshni me gabimet tuaja dhe mos u hutoni nga qëllimet tuaja.

Virgjëresha

Një lidhje e ngushtë ka nevojë për mirëmbajtje. Jepini kohë marrëdhënies tuaj, dikush tjetër do të përpiqet të ndërhyjë. Kini kujdes se si ua shfaqni gjërat miqve në faqet e rrjeteve sociale.

Peshorja

Jepini disa mendime ideve dhe propozimeve të një shoku pune. Ju mund të shihni probleme aty ku ata shohin mundës. Ju do të bëni gjithçka që mundeni për të përfituar sa më shumë nga një marrëveshje e përbashkët, por nuk jeni të kënaqur me këtë gjendje. Mos ndërmerrni asnjë hap nëse jeni të pasigurt në lidhje me faktet ose shifrat.

Akrepi

Një mik nuk do të jetë i lumtur kur t`i kërkoni një favor. Edhe pse gjithmonë keni qenë atje për të kur kishte nevojë për ju, duket se e ka harruar këtë. Jeni gati të zbuloni se kush janë miqtë tuaj të vërtetë. Një çështje e lidhur me shtëpinë do të zgjidhet. Do të jetë një lehtësim për ta kapërcyer këtë problem.

Shigjetari

Ju nuk mund të jeni në dy vende njëherësh edhe pse do të ishte mirë nëse mund të ishit. Miqtë dëshirojnë që ju të bashkoheni me ta në planet e tyre, por ju keni bërë marrëveshje të tjera.

Bricjapi

Injoroni një partner nëse thonë se nuk i nevojitet romanca apo lulet. Të gjithë duhet të ndjehen të dashur. Tregoji se ty po, të interesojnë edhe lulet. Jini të sinqertë për ndjenjat tuaja. Kjo do të ndihmojë që marrëdhëniet të rriten dhe lidhjet të thellohen.

Ujori

Kontaktoni njerëzit që kanë përvojë ose kualifikime për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. JKeni qenë duke e përgatitur veten për një ndryshim, por nuk e prisnit që të ndodhte kaq shpejt. Kjo çon përpara një vendim të rëndësishëm që duhet të merrni. Do të ketë përfitime nga ky tranzicion.

Peshqit

Një ekip do të mblidhet për të parë masat mbrojtëse që janë vendosur dhe për të menaxhuar një mjedis pune ose studimi. Puna në grupe të vogla dhe qasja në pajisje të specializuara do të duket si mënyra më e mirë për të menaxhuar distancimin fizik. Ju jeni të përgatitur, në një mënyrë të mirë, për atë që do të vijë.

Author: horoscope