Horoskopi për datën 16 tetor nga Russell Grant

Dashi

Një vizitë në një ankand mund të nënkuptojë që më në fund do të merrni diçka që e keni dashur prej kohësh. Kjo do të jetë një gjetje e shkëlqyer dhe me një çmim të mirë. Lejojni të tjerët të shohin se keni guximin dhe bindjen tuaj se një situatë në grup do të shkojë mirë.

Demi

Deri tani keni ndarë ide, keni folur me ekipin tuaj dhe keni pritur momentin e nevojshme për të nisur projektin tuaj. Një sërë pyetjesh kanë marrë përgjigje dhe tani keni arritur në një pikë ku planet do t’i ktheni në realitet.
Nëse punoni nga shtëpia, do të jetë e vështirë të injoroni gjithçka që duhet bërë. Nëse e keni dashur vetë punën në shtëpi, kjo mund të shkaktojë njëfarë tensioni në familje. Ju po filloni të kuptoni se e vetmja mënyrë për t’u qetësuar është të largoheni dhe të punoni në zyrë.

Binjakët

Një ndeshje sportive, ose një lojë me miqtë do ju lejojë që të jeni aktiv dhe do t’i përshtatet humorit tuaj. Mund t’ju vijë edhe një ftesë surprizë. Nësë jeni beqar do të merrni një vendim spontan që do të çojë në diçka të këndshme dhe shumë romantike.

Gaforrja
Ju gëzoni pavarësinë tuaj duke vlerësuar miqësitë. Marrëdhëniet që ju lejojnë për t’u rritur dhe ndryshuar do të jenë ideale për ju. Ngjarjet sociale do të jenë magjepsëse, argëtuese dhe emocionuese. Një ftesë dasme apo organizimi i një feste surprizë do të jetë justifikimi që ju nevojitet për të blerë diçka të re për gardërobën tuaj.

Luani

Thjeshtësia e një projekti krijues është ajo që tërheq interesin tuaj. Të kesh privilegjin të jesh në gjendje t’i bashkosh të gjitha për të krijuar diçka të mirë do t’ju bëjë të ndiheni të dobishëm dhe të vlerësuar. Ka një ndjenjë lozonjare në marrëdhëniet në grup. Edhe pse puna është serioze, ju po argëtoheni.

Virgjëresha

Deri tani keni ndarë ide, keni folur me ekipin tuaj dhe keni pritur momentin e nevojshme për të nisur projektin tuaj. Një sërë pyetjesh kanë marrë përgjigje dhe tani keni arritur në një pikë ku planet do t’i ktheni në realitet.

Peshorja

Nëse po planifikoni të dilni jashtë dhe keni shumë miq për të takuar aq më mirë. Do të jetë takimi dhe biseda me miqtë që do t’ju sjellë shumë argëtim dhe buzëqeshje. Nëse nuk mund të dilni jashtë, argëtimi në shtëpi, sado modest do të shkojë shumë mirë.

Akrepi

Mund të shqetësoheni se do të duhet të riorganizoni planet tuaja dhe një takim i juaj do të shqetësojë njerëzit e tjerë, por nuk do të jetë kështu. Do të rezultojë se edhe ata kanë gjëra të tjera për të bërë. Do të kaloni shumë kohë me dikë që po bëhet shumë i veçantë për ju.

Shigjetari

Argumentet dhe keqkuptimet e mëvonshme gjatë ditës do të prishin atmosferën e lumtur të dikurshme. Ju nuk mund të mos mërziteni kur planet fillojnë të shkojnë keq. Nëse një marrëdhënie ose rrethanë nuk është e komplikuar, do të ketë një kthesë tjetër në ngjarjet e sotme.

Bricjapi

Qëndroni mendjehapur nëse dikush sugjeron se si mund të përmirësoni performancën tuaj. Ata nuk po kritikojnë punën, aftësitë dhe njohuritë tuaja. Ndonjëherë shkëmbimi i ideve mund t’ju ndihmojë të bëni një punë edhe më të mirë. Një dhuratë ose bonus surprizë do të jetë dëshmi se sa shumë vlerësoheni në sytë e disa njerëzve.

Ujori

Kostoja e jetesës vazhdon të rritet. Do t’ju duhet të mblidheni me partnerin dhe anëtarët e tjerë të familjes tuaj për të diskutuar se nga çfarë mund të hiqni dorë. Ju po shikoni se si mund të kurseni, por megjithatë ruani një element kënaqësie në jetën tuaj.

Peshqit

Kanë nisur diskutimet dhe debatet për të njëjtat tema. Numëroni deri në dhjetë kur e ndjeni veten të zemëruar. Flisni me qetësi dhe respekt dhe do të gjendet një zgjidhje për problemin. Nëse jeni veëm, partneri do të shfaqet në jetën tuaj në një mënyrë të çuditshme dhe të papritur.

Author: horoscope