Horoskopi për datën 25 qershor nga Russell Grant

Dashi

Dikush në familje i cili ka pasur ca vështirësi kohët e fundit po jep shenjat e kthimit në normalitet. Tensioni do të lehtësohet ndjeshëm. Më në fund dhe ju do shijoni lumturinë tuaj papasur frikën se po bezdisni dikë që s`është në humor.

Demi

Jeni mjaft i mërzitur me një mik i cili kohët e fundit ju ka zhgënjyer. Nuk ka asnjë arsye që t`ju vijë keq për veten tuaj. Ky njeri nuk e ka bërë qëllimisht dhe madje kjo situatë mund të jetë një bekim i fshehur për ju.

Binjakët

Përshtypjet e para kur prezantoheni me dikë të ri mund të jenë shumë të gabuara. Ju mund të pendoheni nëse nuk merrni një ofertë të bërë me sinqeritet dhe vullnet. Është e lehtë të japësh gjykime të parakohshme. Jepini vetes më shumë kohë për të mësuar në lidhje me karakterin dhe aftësitë e dikujt.

Gaforrja

Dikush do të supozojë se e di se çfarë doni ose çfarë po mendoni. Mos ia lejoni. Bëjini të ditur se për veten mund të mendoni vetë dhe nuk keni nevojë për zëdhënës.

Luani

A jeni duke u kapur fort pas mendimeve tuaja nga forca e zakonit? A keni marrë kohë për të rishikuar pikëpamjet tuaja pasi dikush po ju kërkon ta bëni? Merrini parasysh fjalët e një shoku me shumë kujdes. Vetëm për shkak se jeni edukuar të keni qëndrime të caktuara ndaj parave, fesë dhe pushtetit nuk do të thotë se ata kanë të drejtë.

Virgjëresha

Një shok ose koleg mund të të duket i hidhur në diçka që do thotë. Kjo mund të çojë në tension midis jush. Mos u nxitoni për të bërë komente të papërshtatshme. Në vend të kësaj do të bënit më mirë t`i mbanit buzët të mbyllura.

Peshorja

Ju po bëni më të mirën tuaj për të kompensuar një keqkuptim të kohëve të fundit. Nëse të gjitha gjestet tuaja bujare nuk ndihmojnë në rregullimin e mosmarrëveshjeve tuaja, atëherë pranoni që kjo është një miqësi që nuk është e thënë të vazhdojë. Ka gjëra nga të cilat duhet të heqësh dorë.

Akrepi

Një çështje pune nuk po përparon siç të gjithë prisnin dhe kjo po ju nervozon. Besimi është baza për një sipërmarrje të suksesshme në të ardhmen. Po ndodh pikërisht ajo që duhej të ndodhte dhe që prisje.

Shigjetari

Delegimi është thelbësor. Nëse jeni duke punuar në një ekip, për të marrë rezultate të suksesshme, detyrat e rëndësishme duhet t’i ndahen individit më të mirë për atë punë. Ajo që funksionon për ju mund të dështojë kur dikush tjetër e provon. Gjithkush ka mënyrat e veta, por kjo nuk do të thotë se çdo mënyrë është më e mira.

Bricjapi

Ju mendoni se pikëpamjet tuaja nuk po dëgjohen. Një mik i ngushtë po propozon ndryshime. Për t’i mbajtur ato në jetën tuaj, pritet të shkoni së bashku me këto. Dëshironi vërtet të qëndroni në një marrëdhënie kaq të njëanshme?

Ujori

Ju nuk mund ta kuptoni me të vërtetë se çfarë dëshiron një mik apo i afërm i ngushtë nga ju. Ju kuptoni se ata nuk po ju tregojnë se si ndihen në të vërtetë. Jini të durueshëm dhe ngjarjet gjatë ditëve të ardhshme do t’i zbulojnë të gjitha. Jini të vëmendshëm dhe do të mësoni gjithçka që duhet të dini.

Peshqit

Do të ndjeni se një i ri ka ardhur në jetën tuaj për një arsye. Do të jetë sikur fati t`ju ketë bashkuar. Nëse jeni beqar, mund të ndjeni se keni takuar shpirtin tuaj binjak. Koha do të zbulojë nëse kjo është e vërtetë.

Author: horoscope