Horoskopi për datën 26 qershor nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e hene, 26 qershor 2021.

Dashi

Gjetja e shtëpisë së ëndrrave është një mundësi e afërt. Nëse keni kohë që kërkoni, por pa fat, shikoni për një shtëpi pranë një liqeni ose deti. Një i afërm bujar do t?ju japë një pjesë trashëgimie familjare që e bën zemrën tuaj të lumtur. Duke e përdorur si duhet atë, do t?i ofroni vetes një mundësi të madhe.

Demi

Zgjerimi i rrjetit shoqëror do t?ju sjellë shumë benefite si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Sigurohuni që të merrni pjesë në një mbledhje, konferencë ose organizatë. Do të takoni njerëz interesantë. Nëse jeni single, do të keni një bisedë interesante me dikë që do të ngacmojë imagjinatën tuaj. Sigurohuni që të merrni një kontakt prej tij; sepse do të dëshironi të takoheni përsëri. Jeni në një marrëdhënie? Jini të gatshëm të rekomandoni partnerin tuaj tek dikush që mund t?i ofrojë një punë të rëndësishme.

Binjakët

Puna me një mentor të zotë do të përmirësojë shumë aftësitë tuaja krijuese. Mos hezitoni të paguani një ekspert të tillë sepse përvoja e tij do t?ju vlejë shumë. Duke e lejuar të ndjekë performancën tuaj do të hiqni dorë nga disa zakone kokëforta që nuk ju kanë lënë të ecni përpara. Kjo sakrificë financiare do t?ju shpërblehet. Më pas paratë do t?i shpenzoni për gjëra që vlejnë vërtet dhe do t?ju shoqërojnë gjithmonë.

Gaforrja

Ëhtë kohë e mirë për të ndërmarrë një risk financiar, kreativ ose romantik. Jeni lodhur duke bërë të njëjtën gjë çdo dië. Të shkoni pas diçkaje që ju duket e paarritshme do t?ju ngrinte adrenalinën. Shanset janë që dyert të hapen për ju në momentin që do ta provoni. Nëse dikush u ka rezistuar propozimeve tuaja në të kaluarën, do të ndryshojë mendje. Provojeni përsëri.

Luani

Rrëfejini një sekret një miku të besuar. Nuk ka rëndësi nëse doni të ndryshoni punë, të nisni një projekt të ri ose të ndërprisni një ves të keq. E rëndësishme është t?i hapni zemrën dikujt që dëshiron më të mirën për ju. Nëse partneri juaj së fundi ka pësuar diçka jo të mirë, përfitoni për të shkuar së bashku në një festë romantike. Largimi nga rutina e shtëpisë do të forcojë lidhjen tuaj dhe do të rrisë pasionin tuaj të përbashkët. Investoni për lumturinë tuaj.

Virgjëresha

Dëgjoni me kujdes këshillën e një personi të dashur. Mund të tundoheni për të ndjekur sugjerimin e tij jo praktik. Por do të bëni gabim. Besojini inteligjencës së tij. Nëse ai mendon se po punoni shumë, por ndoshta ka të drejtë. Jeta ka shumë më shumë se sa përgjegjësitë. Ndiqni hobit tuaja, udhëtoni shumë dhe kaloni më shumë kohë me miqtë.

Peshorja

Tregohuni realistë rreth asaj që duhet të bëni për të përmbushur një qëllim. Punësimi i një miku pa përvojë për të bërë një punë të rëndësishme do të rezultojë në katastrofë. Më mirë të shkoni tek një ekspert dhe të paguani pak më shumë se sa ti besoni këtij personi. Idetë tuaja mund të jenë të mrekullueshme, por duhet të ekzekutohen nga dikush që i njeh grackat e një industrie të caktuar.

Akrepi

Bërja e një feste në fundjavë duhet të jetë prioriteti juaj. Keni punuar shumë, por keni rënë në një rutinë të mërzitshme. Një ndryshim peizazhi do të bëjë që lëngjet tuaja krijuese të rrjedhin lirshëm. Mos u befasoni kur të ndiheni të frymëzuar për të shkruar, luajtur muzikë ose për të përgatitur sende me dorë. Është e mundur që të zhvendosneni në këtë vend, të paktën për një pjesë të vitit.

Shigjetari

Do të ndieni një tërheqje intensive ndaj një të sapoardhuri misterioz në ambientet e punës suaj. Ky person ju nxit pasione të fuqishme. Mund t?ju bëjë të ndiheni disa vite më të rinj dhe të pandotur nga cinizmi. Së bashku do të përjetoni aventura të bukura, kështu që inkurajojeni afeksionin për njëri-tjetrin. Nëse jeni në një marrëdhënie, gjeni mënyra për ta bërë kohën tuaj më të bukur. Krijoni një strehë të rehatshme ku mund të qëndroni pa u bezdisur nga të tjerët.

Bricjapi

Mos kini turp t?i shprehni dëshirat tuaja. Një admirues i vëmendshëm ndaj jush do të ishte i kënaqur t?ju plotësonte tekat. Nëse jeni single, kërkojini për të dalë dikujt që pëlqeni. Propozoni një shëtitje të bukur në një vend që ju pëlqen të dyve. Duke i parashikuar mirë planet tuaja, do të kaloni një kohë fantastike së bashku. Jeni vetëm? Do të takoni dikë të veçantë në një mbledhje në komunitet. Buzëqeshja juaj e ndrojtur do ta godasë menjëherë.

Ujori

Nëse keni problem me rrjedhjet e parave, bëni një donacion të vogël bamirësie. Gjithmonë ka njerëz që janë më keq se ty. Duke kujtuar veten për këtë, do të ndiheni më të sigurt për gjendjen tuaj financiare. Universi i shpërblen ata që janë bujarë me burimet e tyre. Nuk ka rëndësi si është llogaria juaj bankare e momentit. Rëndësi ka të zgjasni dorën për dikë që po vuan.

Peshqit

Një takim romantik ju bën të ndiheni sikur keni ecur mbi ajër. Ndiheni mirë të shkëmbeni vërejtje me dikë që e bën pulsin tuaj të rrahë fort. Pavarësisht nëse jeni single ose në një marrëdhënie, do ta shijoni shumë dashurinë që ju rrethon. Është kohë e mirë për të promovuar punën tuaj krijuese. Dërgojeni historinë tuaj tek një botues, pronar galerie apo artist. Është koha për të ndriçuar.

Author: horoscope