Horoskopi për datën 27 Korrik nga Russell Grant

Dashi

Ju keni pasur gjithmonë një lidhje të thellë emocionale me shtëpinë. Kur kaloni periudha të gjata larg vendbanimit tuaj, ndiheni të lodhur dhe të shqetësuar. Rregulloni oraret tuaja në mënyrë që të mund t`i kushtoni më shumë energji qëllimeve të brendshme. Familja juaj do t’ju falënderojë për këtë gjë. Dëshira për siguri financiare do t’ju bëjë të kërkoni një punë tjetër. Megjithëse do t`ju duhet të punoni në orët e vona, do ta vini përpara duke mbledhur disa para.

Demi

Ndjeshmëria ndaj ndjenjave të njerëzve ju bën të dashur për të gjithë. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të ekipit bëjnë shaka të pamenduara, ju jeni të zënë duke bërë komplimente të sinqerta dhe duke u interesuar për mirëqenien e secilit. Rrjedhimisht, ju merrni detyrat më të mira. Besojini instinkteve tuaja rreth një projekti të artit. Puna juaj dalluese do të marrë famë dhe mbështetje.

Binjakët

Kur ndiheni mirë, është më e lehtë të fitoni para. Mund të gjeni lehtësisht mundësi fitimprurëse biznesi dhe t`i zhvilloni ato. Njerëzit mrekullohen për fatin tuaj të mirë, por nuk ka asgjë të rastësishme. Ju e keni arritur gjithçka që keni falë përpjekjeve. I doni të gjithëve të mirën dhe jeni shumë i ndjeshëm. Ndaj puna për një organizatë bamirëse do t`ju bëjë të ndiheni më mirë. Me filantropët e tjerë do ta bëni botën një vend shumë më të mirë për të jetuar.

Gaforrja

Ju jeni të dashur, i mëshirshëm dhe i hapur. Njerëzit kërkojnë shoqërinë tuaj në çdo situatë, duke e ditur se do t’i bëni ata të ndihen më mirë për veten e tyre. Jeni krenar për ndikimin pozitiv që keni. Ndërsa të tjerët krijojnë grindje, ju kultivoni harmoni. Nëse dikush ju kërkon të bashkoheni me grupin e tyre, sigurohuni që i kuptoni dhe i pranoni rregullat. Ju nuk doni të kufizoheni nga rregullat dhe rregulloret e zymta.

Luani

Tregojini besim dikujt që doni. Kështu do merreni më mirë me punët tuaja dhe do keni më shumë krijimtari. Është e lehtë për të shtyrë kufijtë e realitetit dhe për të imagjinuar diçka më të mirë. Juve ju duhet kohë dhe energji. Nëse i gjeni ato mund të bëni mrekullia në aspektin profesional. Pranojeni një punë të vështirë për të fituar përvojë të vlefshme. Shpejt do të ngjiteni në shkallët e suksesit, duke fituar reputacion si njeri shumë i talentuar.

Virgjëresha

Cinikët i japin një pamje të zymtë të botës. Është shumë më e këndshme të kalosh kohë me idealistët. Një mik i cili është optimist i përjetshëm do t’ju japë mësime të vlefshme rreth pritshmërive. Kur besoni se Universi është bujar, kjo është ajo që do të merrni. Ju e doni udhëtimin dhe jeni gati për ta bërë një. Rezervoni biletat.

Peshorja

Kur jeni në punë, qëndroni të mbyllur. Kështu kolegët nuk kanë nga ta dinë se ç`mendoni në situata të ndryshme. Si rezultat, jeni njeri i besuar. Ju jeni të gatshëm të bëni çfarëdo që është e nevojshme për të ndihmuar mikun tuaj më të mirë ose partnerin romantik. Ky nivel i jashtëzakonshëm i përkushtimit i bën të tjerëve t’ju shohin me respekt. Është e rrallë të takoni dikë që i lë pas dore nevojat e veta për hir të të tjerëve.

Akrepi

Jeni thellësisht të përshtatshëm ndaj tendencave kulturore. Nëse po kërkoni punë, eksploroni mundësitë e marketingut. Do ta shijoni krijimin e reklamave dhe fushatave promovuese për produktet më të fundit. Do të jetë si të paguheni për të luajtur. Kur bëhet fjalë për një çështje pronësie, ju jeni personi më i mirë për të ndërmjetësuar një marrëveshje që të gjithë mund ta pranojnë. Jini të qetë, të durueshëm dhe këmbëngulës.

Shigjetari

Plotësimi i nevojave të një të dashuri është fokusi juaj tani. Miku juaj ka përjetuar një sërë pengesash. Me ndihmën tuaj, ata mund ta kapërcejnë këtë. Bëni gjithçka që mundeni për ta qetësuar. Përgatitini ushqim të shijshëm dhe bëni ca nga detyrat e tij. Nëse po kërkoni një punë të qëndrueshme, së shpejti do ta gjeni një. Një rutinë e rregullt do t`ju bëjë që të ndiheni shumë më mirë.

Bricjapi

Ndjeni dashuri më të thellë për partnerin tuaj romantik sesa mund ta shprehni. Provoni gjithsesi. Tregojani dashurinë në një mënyrë që është kuptimplote për gjysmën tjetër. Shprehjet verbale të dashurisë, mund të funksionojnë, edhe dhuratat. Koha fizike dhe cilësore është gjithashtu e vlefshme. Ndjeheni jashtëzakonisht të gjallë. Merruni me një sport apo hobi që ju bën të buzëqeshni. Edhe një karakter serioz si ju duhet të gjejë kohën për argëtim.

Ujori

Ju punoni në shërbimin ndaj të tjerëve. Përmbushja materiale nuk është aq e rëndësishme sa lumturia emocionale. Kur keni një punë që ju bën të lumtur, vlen më shumë se ari. Ju keni një dhunti të veçantë për të punuar me njerëzit e pambrojtur. Lidhjet e forta me familjen do t`ju frymëzojnë që të organizoni një ribashkim të madh.

Peshqit

Projektet e artit nxjerrin më të mirën tuaj. Kushtojini sa më shumë kohë që mundeni një interesi të ri. Problemet e vogla zhduken kur ushtroni imagjinatën tuaj. Ju gjithashtu bëheni më tërheqës kur jeni të kënaqur. Gjetja e zgjidhjeve inovative për problemet është një nga specialitetet tuaja. Mund të merrni të paktën dy oferta emocionuese pune. Zgjidhni atë që është më stimuluese.

Author: horoscope