Horoskopi për datën 30 gusht nga Russell Grant

Dashi

Vizita në një treg të hapur mund të jetë një përvojë e këndshme edhe nëse është shumë e ndryshme nga ajo që normalisht do të prisni. Mos u habitni nëse vëreni sende që janë vështirë të gjenden kohët e fundit. Jini të gatshëm të bëni një zgjedhje nga një numër mundësish pasi ka të tjerë që dëshirojnë të përfitojnë nga një ofertë gjithashtu.

Demi

Sot duket sikur çdo gjë që mund të shkojë keq. Nëse një i afërm ose një koleg do ofrohet të marrë përsipër përgjegjësitë tuaja dhe ju pëlqen ideja, lëreni ta bëjë. Një mesazh që do merrni nga jashtë do të jetë një shenjë e mirë për disa plane të ardhshme. Arritja e një qëllimi do të zgjasë më shumë sesa pritej.

Binjakët

Një mik është duke u fiksuar në gjëra të pakuptimta dhe pa rëndësi. Ata po humbin kohën tuaj duke u përpjekur t’ju tërheqin në shqetësimet e tyre. Gjeni një justifikim për t`u larguar. Nëse një punë që jeni duke bërë çdo ditë po ju duket monotone, në vend që të konsumoheni nga mërzitja, gjeni dikë tjetër që të marrë përsipër këto përgjegjësi. Ju keni gjëra shumë më të mira për të bërë.

Gaforrja

Nuk ka asgjë të keqe të bëni një pushim dhe të bëni diçka ndryshe. Kjo mund të jetë një kohë e mirë për t`i kujtuar vetes se ngarkesa nuk ju bën mirë.

Luani

Mblidhni njerëz përreth jush. Nëse shqetësoheni për atë që dikush mund të mendojë për idetë tuaja, gjeni guximin të pyesni. Kjo do t’ju japë një shans për të diskutuar mendimet dhe ndjenjat tuaja në vend që t’i mbani të gjitha brenda vetes. Nëse një marrëdhënie e ngushtë po tregon shenja të dobësimit, gjeni gjëra argëtuese për të bërë së bashku.

Virgjëresha

Aktivitetet e mbledhjes së fondeve për komunitetin kanë marrë shumë nga koha juaj. Mund të mos jetë e thjeshtë për të rregulluar oraret, por dëshironi të jeni me të dashurit tuaj. Duhet të gjeni patjetër një mënyrë për të qenë bashkë.

Peshorja

Ka mësime që duhet të nxirren nga gabimet e së kaluarës. Një falje do t`ju vijë nga ata që janë në pozita të pushtetit. Do merrni një skemë kompensimi. Mund të duket si një mendim i vonuar, por më mirë vonë se sa kurrë.

Akrepi

Të fiksohesh në të kaluarën po ju pengon të shfrytëzoni sa më shumë mundësi përreth jush. Nëse nuk mund të lini pas pakënaqësitë dhe dhimbjet e vjetra, kjo do t’ju bëjë peng të së kaluarës. Festoni për arritjet e miqve.

Shigjetari

Përfitoni në çdo kohë për të riformuluar qëllimet tuaja. Dëshironi diçka ndryshe nga jeta dhe megjithëse ende nuk është e mundur të gjeni shtigje të reja, mund të filloni të bëni plane afatgjata. Tani për tani, ju duhet ta pranoni jetën ashtu siç është, por ajo do të ndryshojë dhe do të jeni gati për mundësi të reja.

Bricjapi

Ndjekja e një programi të vetë-përmirësimit ose të zhvillimit shpirtëror do t’ju bëjë të ndiheni si një person më i mirë. Nëse nuk po ndiheni mirë me pamjen tuaj, përqafoni papërsosmëritë tuaja. Ky është një moment i shkëlqyer për të shtuar gardërobën. Blini një veshje të re për një takim apo intervistë të rëndësishme.

Ujori

Jeni duke e humbur kohën tuaj dhe duke u përpjekur të gjeni kuptimin e një grupi udhëzimesh që nuk janë shkruar mirë. Në vend që të ktheheni në çdo hap për të provuar se ku keni gabuar, kërkoni ndihmën e një miku të talentuar. Bëni një hulumtim në internet dhe do të merrni në fund zgjidhjen e një problemi.

Peshqit

Plotësojeni jetën tuaj me aktivitetet që doni më shumë dhe vini re përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe perspektivës suaj. Mbështetja te njerëzit e tjerë për t’ju sjellë lumturi mund të krijojë probleme në një marrëdhënie. Ju keni mundësinë të gjeni kënaqësi kudo.

Author: horoscope