
Viti i ri, sfida të reja! Ja nga çfarë duhet të hiqni dorë në 2023-in për të kaluar një vit sa më të bukur.




Dashi: Impulsivitetin tuaj. Gjatë vitit të ri duhet të mësoni t’i merrni gjërat me qetësi sepse impulsiviteti do ju pengojë të arrini objektivat.
Demi: Xhelozinë tuaj. Sidomos nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me xhelozinë e tepruar sepse ajo do ju krijojë probleme serioze.




Binjakët: Kontrollin. Ju keni tendencë të kontrolloni çdo gjë para se të hidhni hapa, por në fakt më mirë t’ia lini gjërat kohës dhe të zbuloni gjëra të reja.
Gaforrja: Pavarësinë tuaj. Kjo nuk duhet të thotë se nuk duhet ta kërkoni, por duke dashur pavarësi absolute do i humbisni personat që keni pranë.
Luani: Dëshirën tuaj për të pëlqyer. Kur kjo dëshirë teprohet mund të çojë në tradhti dhe probleme.




Virgjëresha: Mungesën e spontanitetit. Lërini pak vend natyralitetit dhe spontanitetit sepse kjo gjë do ju bëjë të takoni persona të rinj dhe do zbuloni një tjetër anë të personalitetit tuaj.
Peshorja: Paanësinë tuaj. Këtë vit gjërat nuk do jenë as të bardha as të zeza. Më mirë qëndroni të paanshëm dhe nuk keni për të pasur probleme.
Akrepi: Pamaturinë. Ju do keni tendencë të bëni çdo sakrificë për të provuar eksperienca të reja pa marrë parasysh rreziqet. Bëni kujdes.




Shigjetari: Mendjelehtësinë tuaj. Këtë vit mos i merrni gjërat me lehtësi, por tregoni më shumë seriozitet.
Bricjapi: Nevojën tuaj për analizë. Për të ecur para këtë vit duhet të kaloni sa më shpejt në veprim.
Ujori: Oportunizmin tuaj. Kjo mënyrë të sjelli mund t’iu kushtojë shtrenjtë këtë vit. Mund të humbisni edhe disa miq të vyer.
Peshqit: Influencën tuaj. Në përgjithësi ju jeni persona me shumë influencë dhe kjo nxit kreativitetin. Gjithsesi këtë vit hiqni dorë sepse do krijoni përshtypje të këqija.



