‘Javë e re, kësmet i ri’ zbuloni çfarë ka parashikuar Paolo Fox përgjatë datave 20-26 dhjetor

DASHI: 

Do të lini pas konfliktet dhe shqetësimet e përjetuara deri në javën e kaluar dhe do të filloni të shijoni në maksimum atmosferën e Krishtlindjes. Gjendja psikofizike paraqitet e mirë. Ata që kanë më shumë kohë në dispozicion do t’ia kushtojnë familjes, pasioneve të tyre dhe blerjes së peshqesheve. Në vigjilje të festave do të keni ditë të ngarkuara. Ndokush do të parapëlqejë rehatinë e shtëpisë, duke parë filma dhe duke dëgjuar muzikë me tematikën e Krishtlindjes. Ndokush do t’ju bëjë pyetje të sikletshme. Yjet ju këshillojnë t’u shmangeni debateve dhe të mos bini pre e provokimeve. Bëni kujdes me dietën dhe merruni me aktivitete sportive.

DEMI: Pritet që kjo të jetë një javë mjaft  e ngarkuar, sidomos për çiftet me fëmijë. Ditën e Krishtlindjes do ta kaloni në shoqërinë e të dashurve tuaj, edhe nëse dëshira për të ikur në një ishull të shkretë, të nxehtë do të jetë shumë e madhe. Mos u bëni shkak për prishjen e atmosferës festive, por shijojeni atë. Për ata që punojnë në sektorin e turizmit dhe të tregtisë, kjo do të jetë një javë e qetë në aspektin profesional. Mos u ndjeni fajtor nëse e gjeni veten duke thënë “jo”, nuk mund t’i kënaqni të gjithë! Shmangni festat e çmendura, dhe mbajini gjërat nën kontroll. Kushtojini vëmendje higjienës dhe dietës.

BINJAKËT: Fillimi i dhjetorit rezultoi paksa sfidues, por deri të dielën do të keni shumë punë për të bërë. Jo të gjithë do të kenë pushimet e shumëpritura, por gjithsesi do të jetë e mundur të shijoni atmosferën e Krishtlindjes dhe sigurisht që do të ngrini një dolli me miqtë. Një person i dashur për ju do t’ju kontaktojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Do të kaloni çaste të bukura me familjen. Për beqarët parashikohen takime me njerëz të rinj. Nëse dikush do t’ju bëjë pyetje të sikletshme, shmangini ato me finesë. Në aspektin profesional yjet ju këshillojnë që t’i shtyni kontratat dhe investimet për në janar.

GAFORRJA: Që në krye të javës Hëna do të pozicionohet në shenjën tuaj. Do të ndiheni të përfshirë në atmosferën e Krishtlindjes dhe me siguri që ditët do t’i keni të ngarkuara. Ndokush mund të sëmuret, prandaj kushtojini vëmendje shëndetit. Nëse do të keni nevojë për ndihmë, mos hezitoni ta kërkoni. Pranojeni një ftesë, nëse ju vjen, dhe gëzojuni këtyre ditëve të bukura. Ditët më të mbara të javës do të jenë 24 dhe 25 dhjetori. Në datë 26 do të parapëlqeni të bëni pushim absolut. Çiftet me fëmijë me siguri që do të ndihen krenarë për ta.

LUANI: Pritet që kjo të jetë një javë e ngarkuar dhe e bukur për ju. Përveç punës dhe studimit krijoni hapësirë të mjaftueshme edhe për nevojat tuaja personale. Një miqësi e lidhur tani do të rezultojë pozitive në të ardhmen. Jeni një shenjë ambicioze dhe prandaj bëni mirë që i vendosni vetes standarde të larta. Motivimi është nxitja e përkryer. Do të dëshironi të përfshiheni në atmosferën festive më shumë se kurrë. Paqja do të kthehet në familje, veçanërisht nëse ka pasur grindje apo keqkuptime. Ata që kanë fëmijë adoleshentë ose prindër të moshuar duhet të tregohen të duruar me ta dhe t’u japin vendin që u takon.

VIRGJËRESHA: Pavarësisht ngarkesës së madhe, do të kaloni gjithsesi një javë të bukur. Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm, edhe nëse dikush është duke luftuar shumë gjatë kësaj kohe. Atmosfera e kësaj periudhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. Familja do të jetë më e bashkuar se kurrë. Do të jeni të përfshirë në blerjet e dhuratave dhe shtrimin e darkave.  Organizimi i mirë është çelësi i gjithçkaje. Do të filloni të mendoni për objektivat që duhen arritur në vitin 2022, por përpiquni të mos e teproni si zakonisht. Ata që kanë njohur njerëz interesantë do të mund ta forcojnë marrëdhënien e tyre. Çiftet e ndara do të ndiejnë nostalgji për njëri-tjetrin. Shijojini festat, por mos e teproni me pijen dhe ushqimin.

PESHORJA: Kjo ka për të qenë një javë shumë e ngarkuar. Për shkak të festave, do të keni shumë hyrje-dalje në shtëpi. Ata që kanë planifikuar udhëtime, do t’ia kalojnë shumë bukur. Pavarësisht ngarkesës që bart kjo periudhë, kushtojini kohë dhe vetes suaj dhe personit të zemrës. Hera herës do të bëheni pesimistë, por largojini mendimet negative. Qëndroni larg grumbullimeve masive dhe bëni kujdes me dietën dhe të pirët, veçanërisht në datat 24 dhe 25 dhjetor. Kujdes edhe të mos bini pre e provokimeve, sepse faji do t’ju mbetet ju. Ata që pëlqejnë të gatuajnë do të argëtohen duke eksperimentuar me receta të reja. Do të keni surpriza dhe mesazhe të papritura.

AKREPI: Do të përjetoni ditë të bukura, por edhe plot angazhime. E hëna do të jetë një ditë e ngarkuar, si në punë dhe në shtëpi. Nuk do të keni kohë për të menduar për ato probleme që zakonisht ju mundojnë. Shumë gjëra do të ndryshojnë për ju deri në fund të vitit të ardhshëm, ndaj përpiquni të kaloni një Krishtlindje të qetë në familje. Shpesh priremi të marrim gjithçka si të mirëqenë! Do të merrni lajme nga njerëz që keni kohë pa i takuar dhe do të habiteni sa kanë ndryshuar, sidomos nga pamja e jashtme. Të njëjtën gjë bëni dhe ju, rregullohuni për festa. Ndokush do të përpiqet t’ju provokojë, por mos e humbni toruan. Për beqarët parashikohen takime interesante.

SHIGJETARI: Kohët e fundit jeni lodhur shumë, prandaj tani ju pret një javë e bukur. Do t’ia kaloni mirë në shoqërinë e të dashurve tuaj. Kushdo që ka fëmijë të vegjël, ose kujdeset për një prind të sëmurë, ka shumë përgjegjësi mbi vete. Çiftet që kanë pasur ndonjë zënkë, keqkuptim apo që janë shkëputur në periudhën e fundit, do të kenë mundësi të rregullojnë marrëdhënien, sidomos nëse mes tyre ka pasion. Beqarët do të kenë njohje të reja, por do të jenë kalimtare. Mos harroni se zjarri të ngroh, por edhe të djeg. Ata që nuk janë në marrëdhënie pune apo shkolle, do të shikojnë rehatin e vet. Mundohuni që të ndihmoni më shumë në familje. Kushtoji rëndësi edhe pamjes së jashtme.

BRICJAPI: Kjo do të jetë një javë e bukur, plot surpriza dhe emocione. Do të jeni më magnetikë se kurrë dhe do të zbuloni se dikush ju admiron. Por jo të gjithë Bricjapët do të jenë në humor për festime. Ndokush do të parapëlqejë ta kalojë Krishtlindjen vetëm. Bëjeni një përpjekje dhe mos e prishni atmosferën festive. Jeta është shumë e shkurtër, prandaj duhet shijuar. Edhe ata që kanë shumë përgjegjësi do ta gjejnë kohën për të ngritur një dolli. Shmangni vendet e mbushura me njerëz, edhe nëse nuk do të jetë e lehtë për ta bërë. Kujdes shëndetin dhe shpenzimet e tepruara.

UJORI: Pa dyshim që kjo do të jetë një javë befasuese. Do t’ju duhet të merrni vendime dhe shpejt madje. Dikush do t’ju vërë përballë një fakti të kryer. Pavarësisht thashethemeve që do të dëgjoni për një të afërmin tuaj, mos u merrni me fjalë, por thjesht besojuni syve tuaj. Do ta gjeni mundësinë për t’u argëtuar, mungesa e parave nuk do të jetë problem. Do të jeni të përfshirë në atmosferën festive, herë si mikpritës, herë si të ftuar. Do ta shikoni se nuk është e lehtë t’i kënaqni të gjithë, prandaj duhet të organizoheni mirë. Mbështetja e familjes nuk do t’ju mungojë. Shkëputuni pak nga mediet sociale dhe përfshihuni në aktivitete krijuese. Përfitoni sa më shumë nga këto ditë dhe shijoni ato.

PESHQIT: Fillon java më e ngarkuar dhe më e gëzueshme e vitit. Nuk do të mungojnë daljet, shpenzimet dhe argëtimi. Me raste do t’ju duhet ta shtrëngoni rripin, për shkak të rritjes së çmimeve. Ruani shëndetin, mos u ekspozoni shumë në të ftohtë. Do t’i vini vetes objektiva të reja për vitin 2022, por shumë prej jush janë të kënaqur me sa kanë arritur këtë vit. Do të jetë një javë plot tension, por edhe e mbushur me takime. Janari do të sjellë mundësi të reja në aspektin profesional. Mundohuni të kaloni kohë cilësore me familjen tuaj dhe shmangini mosmarrëveshjet. Dikush mund t’ju kërkojë një nder të madh ose do të përpiqet t’ju ngarkojë punë shtesë, por ju keni të drejtë të qetësoheni.

Author: horoscope