Jave me pozitive pritet te vije për jetën sentimentale te çifteve/Parashikimi Javor per datat 1-7 Korrik

Dashi
Java: 1-7 korrik




Kjo jave pritet te jete shume e bukur për te dashuruarit. Do flisni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njeri-tjetrin dhe do i zgjidhni te gjitha çështjet qe iu kishin mbetur pezull. Beqaret do përfitojnë pafundësisht nga liria e tyre dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e dikujt ne krah. Financat do jene te ekuilibruara. Kujdes duhet te bëjnë ata qe do shkojnë me pushime. Vërtet janë dite relaksi, por nuk duhet te shpenzoni ne pafundësi. Shëndeti do jete me i mire se me pare. Do keni rezistence fizike, por edhe morale kështu qe mos u shqetësoni. E ardhmja juaj profesionale do jete e mrekullueshme. Ne familje çdo gjë do shkoje me se miri. Do pajtoheni edhe me prindërit.




Demi
Java: 1-7 korrik

Edhe pse partneri do mundohet gjate gjithë kohës t’ua beje qejfin, ju nuk do kënaqeni aq sa duhet. Mos kërkoni qe çdo gjë t’iu shërbehet ne pjate te argjendte ndërkohë qe iu nuk i kushtoni rëndësinë e duhura tij qe keni ne krah. Beqaret do i shmangin takimet me personat shume ngjitës te cilët duan te jene gjithë kohës ne qendër te vëmendjes. Sektori i financave do jete një sfide e vërtetë për ju. Tregohuni sa me te kujdesshëm. Shëndeti do ketë probleme here pas here. Nuk do ndiheni ne formën me te mire. Ne pune mos humbni kohen kot me gjera elementare, por fokusojuni tek thelbi. Disa pjesëtarë te familjes do iu ndihmojnë te ecni para. Shpërblejuni edhe ju mbështetjen.




Binjakët
Java: 1-7 korrik

Jave me pozitive pritet te vije për jetën sentimentale te çifteve. Do flisni me hapur me partnerin dhe nuk do mbani me inate përbrenda. Nëse dikush dëshiron t’iu ngeje dyshime mbi atë qe kini ne krah mos i besoni. Beqaret duhet te jene optimiste deri ne ditën e fundit. Këtë jave d merrni një propozim shume te veçante. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme te mëdha dhe do arrini te kryeni disa shpenzime te menduara prej kohesh. Lodhja dhe pagjumësia mund te sjelle probleme te vogla me shëndetin. Mundohuni te merrni sa me shume vitamina. Ne planin profesional gjithçka do ece ne rrugën e duhur. Do keni edhe rritje rroge. Familja pa probleme.




Gaforrja
Java: 1-7 korrik

Shfrytëzojeni sa te mundni kohen qe do kaloni me partnerin tuaj këtë jave dhe zgjidhni çdo mosmarrëveshje qe keni pasur. Ai do tregohet me i kuptueshëm se kurrë. Beqaret do joshen gjate gjithë kohës, por nuk do jene shume te vendosur. Ne fakt nëse shihni me kujdes është dikush qe iu vështron prej kohesh, por nuk guxon t’ua shprehe ndjenjat. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura, por nëse tregoheni te zgjuar mund ta përmirësoni edhe me tepër situatën. Shëndeti do jete ne gjendjen me te mire. Nuk do vuani nga asnjë problem sado i vogël. Për sa i përket jetës profesionale duhet te ndërmerrni disa rreziqe qe t’ia dilni mbanë. Ne familje do ketë pak tension.




Luani
Java: 1-7 korrik

Flisni me hapur me partnerin tuaj për çdo problem qe mund te keni ne jetën tuaj seksuale. Vetëm ne bashkëpunim me njeri-tjetrin mund t’i zgjidhni ato dhe mund te qetësoheni. Beqaret me shume gjasa do kenë një takim vendimtar. Kjo mund te ndodhe nga mesi i javës. Financat duhen menaxhuar me shume maturi dhe rigorozitet. Transaksionet e pamenduara dhe investimet e mëdha lërini për me vone. Me shëndetin nuk do i keni punët shume mire. Pjesa me e madhe do ketë probleme me muskujt apo me gastritin. Jeta profesionale ne përgjithësi nuk do ketë ndryshime. Suksesi do vije pak nga pak, kështu qe bëni durim. Ne familje mos u tregoni impulsive.




Virgjëresha
Java: 1-7 korrik

Ambienti ne jetën tuaj sentimentale do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj jave. Do jeni te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishe planet. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe do kenë mundësi te zgjedhin atë qe iu përshtatet me tepër. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregohuni ne sektorin e financave. Operacionet e mëdha financiare duhen shmangur. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, megjithatë mos e lini pas dore higjienën dhe bëni kontrolle te herëpashershme. Ne përgjithësi do jeni me dinamike se me pare. Arritjet profesionale nuk do mund t’ua mohoje askush. Ne familje do mungoje dialogu dhe mund te keni probleme.




Peshorja
Java: 1-7 korrik

Bashkëpunimi ne çift do vazhdoje te mbetet i njëjtë edhe gjate kësaj jave. Te dy do luftoni për me te mirën dhe do ia arrini qëllimit sa hap e mbyll sytë. Beqaret do duan ta shfrytëzojnë lirinë qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm dike qe ta kenë pranë. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Do kryeni edhe investime afatgjata te cilat do iu sjellin përfitime ne te ardhmen. Për sa i përket shëndetit ai nuk do jete shume i qëndrueshëm. Një pjese personave do preken nga virozat e stinës. Ne planin profesional do jete një jave e mbushur me aktivitete dhe plane te reja. Te gjithë do iu kenë zili, por askush nuk do mund t’iu pengoje te ecni para. Familja pa probleme.




Akrepi
Java: 1-7 korrik

Partneri do iu kërkojnë falje këtë jave për disa gabime qe ka bere dikur kështu qe marrëdhënia me te do filloje te marre një tjetër drejtim edhe me te mire. Ne një lidhje duhet te dish te veprosh pas një gabimi te bere. Beqaret do kenë një takim vendimtar, por nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do përballeni me sfida te vështira. Këtë jave do duket sa te zotet jeni për te menaxhuar te ardhurat. Shëndeti nuk do jete aspak problematik nëse kujdeseni për veten dhe nuk i harxhoni kot se koti energjitë qe keni. Ne pune duhet t’i Beni sytë katër sepse shume persona do kërkojnë t’iu pengojnë. jeta familjare do jete me e bukur dhe me e qete.




Shigjetari
Java: 1-7 korrik

Rrethanat do jene te tilla këtë jave qe marrëdhënia juaj me partnerin te ketë ulje dhe ngritje. Mos u tregoni kokëfortë dhe toleroni pak me tepër. Beqaret do kërkojnë te bëjnë për vete shume persona dhe do ia dalin mbanë. Kjo do i lejoje te zgjidhin me te përshtatshmin dhe me simpatikun. Ne planin financiar do keni ide te mira si te kryeni transaksione dhe te ruani një situate te stabilizuar. Shëndeti do jete shume i mire. Do merreni me aktivitet fizik dhe kjo do iu mbaje gjithë kohës ne forme. Ata qe duan te mbajnë dieta duhet te tregohen te arsyeshëm. Marsi do iu mbështesë ne planin profesional qe te keni sa me shume sukses. Me familjaret do i keni punët shume mire.




Bricjapi
Java: 1-7 korrik

Me ne fund do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me te qete. Te paket do jene ata qe do lënë pas dore gjithçka dhe situata do iu dale jashtë kontrollit. Beqaret nuk duhet te joshin këdo qe do takojnë sepse do përballen me zhgënjime. Ne planin financiar do mbështeteni nga familjaret dhe miqtë prandaj nuk priten vështirësi te mëdha. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do iu mungoje rezistenca dhe do keni shpesh dhimbje koke apo shpine. Ne planin profesional do kryeni pune cilësore dhe do merrni përgëzime nga shefat. Disa mund te marrin edhe ndo një propozim për një funksion me te larte. Ne familje nuk priten probleme.




Ujori
Java: 1-7 korrik

Gjate kësaj jave do mbizotërojë qetësia ne çift. Nuk priten probleme me partnerin kështu qe do e shfrytëzoni ne pafundësi çdo dite. Shkëmbimet e puthjeve dhe mesazheve te ngrohta do jene te shumta. Beqareve me shume gjasa do iu rrahe zemra fort. Hiqni turpin dhe bëni atë qe ndjeni. Ne planin financiar do keni shume vështirësi për te vendosur ekuilibrin, por me pak pune dhe durim mund t’ia dilni mbanë. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire. Do keni shume energji dhe do jeni te mbushur me entuziazëm. Organizmi nuk do ketë asnjë shqetësim. Ne planin profesional planetët do jene ne anën tuaj dhe do e keni me te lehte ta arrini atë qe dëshironi. Edhe familja do iu mbështesë.




Peshqit
Java: 1-7 korrik

Fati do iu buzëqeshë këtë jave ne planin sentimental. Partneri do mendoje vetëm t’iu surprizoje dhe t’iu beje te ndiheni me se miri. Shpeshherë do iu duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret me mire te mos fillojnë një lidhje sepse mundësitë nuk do jene dhe aq te mira. Financat do vijnë duke u përmirësuar pak nga pak megjithatë nuk duhet te kryeni menjëherë shpenzime marramendëse. Shëndeti do përballet me sfida te veshura prandaj duhet pasur me tepër kujdes. Ata qe vuajnë nga sëmundje kronike duhet te marrin disa masa. Ne pune do kaloni disa pengese për te arritur qëllimin final. Jeta familjare do jete goxha e qëndrueshme.

Author: horoscope