Përgjatë ditës së sotme, lidhja mes Hënës dhe Saturnit do të krijojë një atmosferë paksa melankolike dhe nostalgjike.
Kjo atmosferë do të lehtësojë komunikimin me njerëzit të cilët mund të keni lënë në të kaluarën, sidomos në aspektin romantik. Duke qenë se jemi futur në periudhën e prapavijës së Mërkurit, këshilla jonë është të mos i ktheheni të shkuarës dhe të vazhdoni përpara. Në vijim duam t’ju tregojmë cilat janë shenjat të cilat mund të marrin një mesazh nga ish-i i tyre sot:
DASHI: Sot duket se keni një lidhje emocionale jo të zakontë me ish-in tuaj. Mund t’ju duket sikur e dini se çfarë ai mendon dhe çfarë ka ndërmend të bëjë. Ndoshta keni marrë që tani një mesazh nga rrjetet sociale që tregon se do t’ju kontaktojë dhe ende nuk ju ka harruar. Me tranzitin mes Hënës dhe Saturnit, gjasat janë që do t’ju vijë mundësia për të zhvilluar një bashkëbisedim të cilin keni kohë që e prisni. E mira është që mos ta merrni ju këtë hap dhe të kujtoheni për arsyet të cilat ju çuan në ndarje. Nëse ai vjen drejt jush duke kërkuar falje dhe një mundësi të dytë, mos e pranoni. Mund të pendoheni për këtë zgjdhje pas periudhës së tranzitit.
UJORI: Sot jeni duke menduar për një marrëdhënie të vjetër e cila nuk është mbyllur plotësisht. Ajo ishte romantike, e zjarrtë dhe e paharrueshme dhe për këtë arsye, edhe ish-juaj dëshiron një rikthim. Lidhja e çuditshme mes Hënës dhe Saturnin, në shenjën tuaj mund të ketë një efekt spiritual pasi mund të keni ëndërruar për të një natë më parë. Kjo ndjeshmëri e shtuar mund t’ju bëjë ta ndjeni këtë person më afër nga ç’realisht mund të jetë, ndaj mos gaboni ta kontaktoni. Me shumë mundësi, ai po mendon ta bëjë vet këtë hap. Në rast se mendoni se ai është dashuria e jetës astrologët sugjerojnë të qëndroni mendjehapur.
PESHQIT: Ju jeni shenja më spirituale dhe intuitive e zodiakut. Me një ndjeshmëri të jashtëzakonhshme, duket se jeni ekspertë për të parashikuara rikthimet romantike. Për ju astrologët tregojnë se rikthimi është i largët ndonëse mund të jeni duke menduar për njëri-tjetrin. Ish partneri mund të ketë frikën e refuzimit, pasi nuk është hera e parë që jeni në këtë situatë. Nëse përjetoni vazhdimisht një rikthim dhe nuk komunikoni problemet që keni, gjasat janë që edhe kësaj here nuk do të zgjasë.