Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv dihet tanimë, por a doni të zbuloni anën e fshehtë të shenjave të tjera të horoskopit? Astrologia britanike Stella Hyde do t’ua zbulojë më poshtë.
Dashi- I papjekur!
Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë e mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet. Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithnjë të shqetësuar, kapriçozë dhe kërkojnë të ushtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë.
Demi- Kokëderr si dreqi!
Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi. Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka vënë ndonjëherë vetes në dyshim.
Binjakët- Arrogantë!
Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin. Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar.
Gaforrja- Acaruese!
Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë. Kjo shenjë egoiste thjesht nuk i kapërcen dot gjërat që ti mund t’ia thuash edhe me shaka.
Luani- I çmendur për vëmendje!
Të lindurit në këtë shenjë mund të kenë sharm, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjesht s’të duan afër. Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë dhe arrogantë, intolerantë, egoistë dhe kanë nevojë të ndihen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre, dhe janë më shumë për krijimin e aleancave se sa shoqërisë së vërtetë.
Virgjëresha- Paragykuese!
Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga koka te këmbët. Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarde të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshme, shpirti u “kalbet” nga aq shumë gjykime sa bëjnë gjithë kohës. Kanë një bindje absolute që nuk e kanë kurrë gabim, madje dhe po e dinë që janë gabim, vështirë se e pranojnë.
Peshorja- E paqëndrueshme!
Peshorja thjesht nuk e prish dot me kënd. Përpiqet gjithë kohës të ruajë barazpeshat dhe nuk e thotë kurrë mendimin e vet të vërtetë për dikë, madje nuk ia thotë as vetes. Duket shpesh sikur shkon nga të fryjë era, sepse një Peshore thjesht nuk do ta ketë inat askush.
Akrepi- Manipulues!
Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, por fakti që është më manipuluesi i horoskopit është ndoshta ana më e errët që ka kjo shenjë djallëzore. I sjellin të tjerët si të duan dhe sikur të mos mjaftonte, nëse largohesh nga gjiri i tyre helmues janë hakmarrës si… E po, hakmarrës si një Akrep. Zot na ruaj nga mllefi i tyre.
Shigjetari- I papërgatitur!
Përveçse i duket se ka të drejtë gjithmonë, nuk është se përgatitet aq sa duhet për temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend.
Bricjapi- Interesaxhi!
Shenja më karrieriste e horoskopit nuk do t’ia dijë aspak çfarë duhet të bëjë që të shkojë aty ku do. Shpesh arrogant, kokëfortë edhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është gati t’i bjerë murit me kokë thjesht sepse ia ka thënë truri.
Ujori- Gjykues!
Vërtet është shenjë që mbahet për mençurinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një Ujor të jetë gjykues sa s’ua merr mendja. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i të mirëve. Është kritik i tmerrshëm.
Peshqit- Njeri pa shtyllë kurrizore!
E keni parasysh shprehjen: “Mos u bëjpeshk”? Të lindurit në shenjën e fundit të horoskopit nuk kanë sens orientimi dhe shkojnë nga t’i çojë rryma. Aq ëndërrimtarë dhe krijues sa janë, aq janë edhe të dobët përpara të tjerëve. Më mirë ikin me vrap se të rrinë e të t’i thonë gjërat në sy.