Keni një mundësi për të ecur përpara në…/ Horoskopi për ditën e diele, 19 shkurt 2023

Dashi

Duhet të ndaloni së jetuari për të kaluarën. Keni një mundësi për të ecur përpara në një terren të ri. Edhe pse ky territor do jetë pak i frikshëm për ju, do të mësoheni.  Kërkoni ndihmën e personave që ju duan sepse nuk është turp as të pyesësh as të kërkosh ndihmë. Përsa i përket të kaluarës, vetëm ju e përjetoni keq sepse të tjerët e kanë harruar dhe po jetojnë normalisht. Mos e lejoni veten të pushtoheni nga një demon që vështirë se mund të largohet.




Demi

Mos bini pre e presionit të kolegëve. Disa njerëz kanë përqafuar me entuziazëm një plan të ri që e keni përgatitur mjaft mirë.  Do keni edhe vërejtje që do tregojnë mosbesim dhe zemërim. Ju jeni një person shumë etik me një ndërgjegje të pastër. Nëse arrini të fitoni një pozicion të ri, do bëheni një udhëheqës shumë karizmatik dhe i dashur, edhe pse nuk do të përmbushni të gjitha premtimet.

Binjakët

Duhet të jeni realist për arritjet dhe perspektivat profesionale. Do jetë e vështirë të arrini qëllimet.  Edhe jetën personale nuk e keni aq mirë sa i thoni të tjerëve. Duhet të ktheheni në realitet dhe të merreni me sistemimin dhe qartësimin e problemeve. Shpjegojani situatën një kolegu të mirë apo partnerit sepse ata nuk janë aq të pa-interesuar sa mendoni. Nëse e bëni këtë do largoheni nga një stres i madh dhe më pas do merrni një shëtitje që do tju sjellë në mend faktin se sa e rëndësishme është të gëzosh jetën edhe me probleme sepse askush nuk mund të jetojë gjithmonë i lumtur. Nuk ka lumturi, por copëza lumturie.

Gaforrja

Po përpiqeni ti hapni vetes një rrugë që ju dërgon drejt suksesit. Ndiheni të lodhur nga rutina e përditshme dhe gjithashtu keni menduar të ndërmerrni një udhëtim sepse kohët e fundit keni qenë vetëm punë dhe shtëpi.  Përpos kësaj do përgatiteni për të mbrojtur interesat sepse dikush po fut hundët në punët tuaja dhe nëse personi ia arrin qëllimit, përpjekjet tuaja mund tju sjellin në një hap prapa. Keni disa netë që nuk flini mjaftueshëm dhe mënyra se si ja tregoni të tjerëve shoqërohet me humor. Në fakt duhet të konsultoheni me një mjekt profesionist sepse situata nuk është aq e lehtë sa mendoni.




Luani

Keni pak konfuzion për ti shpallur luftë armikut sepse mendoni se mund të pendoheni më pas.  Një bashkim i financave me partnerin ju ka shqetësuar sepse mendoni se duhet të jeni të pavarur. Këshillohuni me një profesionit që të kuptoni se cilat janë të mirat dhe të këqijat e lëvizjes që keni bërë. Po luftoni për pushtet por nëse nuk kaloni në agresivitet gjërat do të jenë në favorin tuaj. Do mbushni një boshllëk emocional me disa blerje luksi.

Virgjëresha

Kohët e fundit keni bërë gabime të turpshme. Në vend që të mundoheni ti fshini ju i tregoni akoma më tepër. Kjo do të zemërojë edhe partnerin që mund tju braktisë. Kjo do ishte fatale për ju për shkak të ndjenjave që keni.  Kërkoni një falje të sinqetë dhe kërkoni ndihmë për të marrë kuptimin e partnerit. Do duhet pak kohë për të rivendosur besimin, por lajmi i mirë është se edhe partneri ndjen po të njejtën gjë si ju. Mos mendoni se keni mangësi nëse ai/ajo ju kritikon fort për gabimin që keni bërë. Ndonjëherë duhet të ulim kokën, të kuptojmë gabimet dhe të kërkojmë falje.

Peshorja

Fakti që jeni të besueshëm në punë do të thotë se të gjithë do trokasin në derën e zyrës për tju pyetur edhe për lëvizjet më të vogla.  Nëse jeni duke përjetuar vështirësi personale, flisni me shefin dhe merrni një ditë leje.  Nëse punëdhënësi e di arsyen për sjelljen tuaj pak agresive, ai do jetë më i mirëkuptueshëm.  Mos e lini veten pas dore dhe duhet të përgatiteni për disa lajme që nuk do tju pëlqejnë shumë.




Akrepi

Sjellja rebele si një fëmijë do tju shoqërojë gjithë ditën dhe sigurisht të afërmit do tju hapin rrugë sepse nuk mund tju përballojnë.  Do krijoni situata të mërzitshme dhe paniku, përmes shëprthimeve të zemëruara. Mësoni të disiplinoheni dhe pse jo kërkoni ndihmën e një psikologu për të menaxhuar zemërimin e tepërt. Ndjenjat për partnerin do të zhduken dhe sërish do jeni single.

Shigjetari

Jeni duke luftuar me çështjet emocionale. Në vend të kësaj mund të diskutoni me partnerin dhe të gjeni zgjidhjen e problemit mes jush. Mos thoni fjalën e fundit sepse mund të shkoni në ndarje. Njëri prej jush duhet të hapë rrugën dhe të tërhiqet nga kokëfortësia. Një imazh i një femre që keni parë në ëndërr ju ka sjellë një shqetësim të vogël por mos u shqetësoni sepse  kjo tregon se po vjen një lajm i mirë. Kujdes kur i tregoni sekrete të panjohurve sepse mund ti përdorin kundër jush. Nuk jeni në gjendje të përballoni një tjetër problem të këtij lloji.




Bricjapi

Zakonisht ju punoni aq  shumë sa keni nevojë urgjente për pushime. Detyrat tuaja caktojani dikujt tjetër edhe pse e dini mirë se nuk mund të bëjë punën ashtu si e kërkoni. Bëni një listë të gjerë të gjërave që kukoni të blini dhe zgjidhni ato gjëra që janë më të rëndësishme sepse nuk keni mundësi të shpenzoni aq shumë.  Reputacioni juaj është pak në rrezik nga dikush që po flet keq për ju dhe ky person është ai që ju ka premtuar se do tju ndihmojë. Mbani veshët dhe sytë vigjilentë.

Ujori

Është koha të përballeni me seriozitetin e mungesës financiare. Në vend të shpenzimeve në restorante të shtrenjta, mendoni njëherë se sa e keni buxhetin. Eliminoni në mënyrë urgjente shpenzimet e luksit. Miqtë tuaj kanë përhapur fjalë se jetoni shtrenjtë sidomos për meshkujt, vajzat do jenë në gjueti për ju. Mos bini pre e provokimeve të shumta edhe për faktin se jeni të lidhur prej disa kohësh. Disa mundësi mjaft premtuese janë rrugës.




Peshqit

Ndryshoni sjelljen sepse po e kuptoni mjaft mirë se nuk po lini përshtypjet e duhura tek rrethi i ri shoqëror.  Mos ngacmoni aty ku nuk duhet sepse në të kundërt do të nënvlerësoheni. Bisedoni me dikë  të afërt për problemin që po ju shoqëron këto kohë.  Mos ja vendosni të tjerëve fajin për të metat tuaja. Merrni përgjegjësine e gabimeve dhe mundohuni të mos i përsërisni. Në mbrëmje keni një suprizë por nuk mund të thuhet për mirë apo për keq.

Author: horoscope