Armina është pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse vetullat i ka të vetat, një tipar që bie goxha në sy në fytyrën e saj.
E teksa shumë vajza i lyejnë ato ose u duhet të përdorin metodat bashkëkohore si microblading, Armina tregon se i ka vetullat vetë kështu. Madje kur ishte e vogël e kishte kompleks dhe donte t’u jepte formë, por e ëma nuk e linte
“Po janë vetullat e mia natyrale. Kur isha e vogël i kisha kompleks që ishin kaq të trasha, sepse mami nuk më linte t’i bëja me formë. Tani mburrem me to”, shkruan Armina duke postuar edhe një foto nga fëmijëria.
“Këtu ndihesha e shëmtuar. Isha 13 vjeç dhe mami më lejoi t’i hiqja vetullat vetëm kur mbusha 15 vjeç. Ishin shumë të trasha dhe mezi prisja që të mbushja 15 që t’i hiqja dhe të bëja makeup”, tregon Armina.