Këto janë femrat më antipatike të horoskopit. Nuk i toleron asnjë person!

Femrat e këtyre katër shenjave të horoskopit janë të njohura për antipatinë e tyre.

Gaforrja
Femrat e shenjës së Gaforres kanë vështirësi për të njohur persona, apo për të bërë miqësi dhe, kur i arrijnë këto, sërish nuk përfshihen plotësisht. I trajtojnë si gjëra sipërfaqësore, pa i shfaqur me të vërtetë ndjenjat e tyre. Kur takojnë dikë për herë të parë, ato sillen si mendjemëdha, sillen në mënyrë mekanike dhe të ftohtë. Nëse nuk e pëlqejnë dikë, mund të bëjnë në sy të atij personi edhe shaka pa kripë. Nuk u intereson mënyra se si ai person ndihet, mjafton që t’i qëndrojë larg atyre.

Virgjëresha
Femrat e shenjës së Virgjëreshës kanë mjaft vështirësi për t’i besuar të tjerëve dhe duan shumë kohë për t’u ndjerë mirë me të tjerët, apo për t’ju hapur atyre për detaje të jetës personale. Kjo gjë bën që shumë persona, fillimisht pa i njohur, i gjykojnë si të ftohta dhe mendjemëdha (edhe pse janë thjesht më të tërhequra për shkak se nuk kanë krijuar njohjen dhe besimin e duhur). Nëse dikush nuk i pëlqen, një femër e shenjës së Virgjëreshës nuk e fsheh këtë fakt. E shpreh hapur ndaj personit tjetër. Madje, kërkon që edhe miqtë e saj të mos shoqërohen me atë person.

Akrepi
Femrat e kësaj shenje nuk janë shumë sociale, preferojnë të kenë përreth vetëm personat më të besuar. Ato kanë një shqisë të gjashtë për të kuptuar problemet dhe personat e ligë. Gjithashtu, arrijnë të ndiejnë çdo moment hipokrizie nga të tjerët apo çdo gënjeshtër të thënë prej tyre. Nëse nuk i pëlqen dikush, e shprehin shumë hapur. Femrat e kësaj shenje e urrejnë kur të tjerët i kundërshtojnë, madje acarohen shumë shpesh, edhe nëse i bën një kritikë për t’u përmirësuar.

Bricjapi
Është tepër e vështirë të shohësh një femër të shenjës së Bricjapit të rrethuar nga shumë miq, sidomos nga miq të rinj, apo të panjohur. Edhe ato vetë janë të vetëdijshme për këtë cilësi të tyre, madje nuk përpiqen të ndryshojnë. U pëlqen rrethi i tyre i ngushtë dhe i besueshëm shoqëror. Nëse nuk i pëlqen dikush, ato nuk përdorin mënyra të komplikuara, apo ironi për ta shprehur këtë gjë. Ia thonë hapur personit përballë dhe largohen prej tij pa shumë pendesa.

Author: horoscope