Kujdes mos bini viktimë e xhelozisë!/ Zbuloni çfarë ka rezervuar Horoskopi për ditën e martë, 11 tetor 2022

Dashi

Kujdes mos bini viktimë e xhelozisë. Në vend që të dënoni miqësitë dhe interesat e një të afërmi të dashur, nxitini ata. Kjo do ta forcojë lidhjen tuaj, nuk do ta dobësojë atë. Jeni vetëm? Mos u nxitoni për të gjetur patjetër dikë. Miqtë duan që ju të ndiqni drejtimin e tyre. Një njeri i pavarur si ju s`mund të jetë pjesë e turmës.




Demi

Mos u fokusoni tek gjërat sipërfaqësore. Sa më shpejt që t’i bekoni rrethanat në të cilat ndodheni, aq më mirë do të bëhet. Gjithsesi, drejtimi i një jete sipas rregullave është i mërzitshëm. Derdhja e të gjithë energjisë në punë është gjithashtu një gabim. Nëse doni të jeni të suksesshëm në karrierën tuaj, duhet të keni një jetë personale shpërblyese. Shpenzoni kohë për të takuar miq, për të shijuar kënaqësitë sensuale dhe për të vizituar natyrën.

Binjakët

Në vend që të kritikoni kolegët tuaj, ofrojini inkurajim. Gjenerimi i energjisë pozitive do t’ju bëjë një punonjës me vlerë për kolegët dhe eprorët tuaj. A po kërkoni punë? Mos u nxitoni për të refuzuar një punë që duket intensive. Ju mund ta doni atë. Mos i detyro të tjerët të mendojnë atë që ti mendon. Nëse dëshironi të diskutoni mbi fenë ose politikën bëjeni me njerëz që ndajnë të njëjtat ide me tuajat. Në këtë mënyrë, nuk do të fyeni askënd që e sheh jetën ndryshe.

Gaforrja

Nëse jeni duke shkuar në një festë apo duke i folur me edukatë dikujt në autobus, tregoni një interes në atë që ky njeri ka për t`ju thënë. Mund të ndodhë që të nisë një miqësi. Mendimi për hakmarrje ndaj dikujt do të ketë efekte katastrofike. Në vend që të jetoni në një tradhëti, kapni fuqinë e momentit. Vendosni të krijoni një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme. Kjo situatë e tmerrshme së shpejti do të jetë një kujtesë e largët.

Luani

Mbështetja do të jetë e kufizuar. Nëse doni ta kuptoni potencialin tuaj, duhet të provoni diçka të re. Ndryshimi i ritmit do të sjellë kënaqësi të thellë emocionale. Rezistojini tundimit për të nxitur një të dashur në një vendim. Nëse i dashuri juaj ose shoku më i mirë është në konflikt, jepi kohë dhe hapësirë për t`i zgjidhur vetë gjërat. Durimi juaj do të vlerësohet shumë.




Virgjëresha

Nuk jeni gati të angazhoheni. Kjo e bën të shqetësohet, dikë afër teje. Ai do të ketë vëmendjen tuaj ekskluzive. Gjithsesi, mos hyni në asnjë marrëveshje nëse më parë nuk jeni gati për të. Puna jashtë orarit do t`ju bëjë dëm për shëndetin. Përpiquni të bëni një pushim, edhe nëse nuk doni. Largimi në një vend të fshehtë të qetë do t’ju ndihmojë të vlerësoni kënaqësitë më të thjeshta të jetës.

Peshorja

Duke u kushtuar shumë vëmendje parave do ndiheni të mjeruar. Në vend që të ndiqni një punë fitimprurëse që nuk e dëshironi, kushtojini më shumë kohë veprimtarive tuaja të preferuara. Të punoni në projekte arti, të dilni me miqtë dhe të komunikoni me natyrën janë shumë më të dobishme se sa lodhja. Megjithëse jeni shumë krijues, gjithmonë ka mundësi për të përmirësuar teknikat tuaja. Dëgjoni kritikat konstruktive të dikujt. Duke i dëgjuar, puna juaj do të përmirësohet me hapa të mëdhenj.

Akrepi

Ju jeni shumë më mirë në zhvillimin e talentit tuaj sesa kur fokusoheni tek veshja, për të bërë përshtypje. Përqendrohuni për t`u bërë personi më i mirë në fushën tuaj. Duket sikur ata i gjykojnë gjithmonë zgjedhjet tuaja. Mos e justifikoni sjelljen tuaj. Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferior pa lejen tuaj.

Shigjetari

Dikush do t’ju afrohet duke ju treguar një histori të vjetër. Dëgjojeni, ama nëse ju kërkohet një hua, jini gati për të refuzuar. Ju keni gjëra më të mira për të bërë se sa të financoni zakone të këqija të një personi të papërgjegjshëm. Keni nevojë për një frymëzim për t`u qetësua pas një situate stresuese. Ushtrimet janë gjithmonë terapeutike. Në zellin tuaj për të djegur stresin, mund të tendosni një ligament ose të tërhiqni një muskul. Bëni kujdes!




Bricjapi

Miqtë nuk janë të sigurt për besnikërinë tuaj. Kjo për shkak se ju mbani emocionet tuaja brenda. Jini pak më të dashur. Gjithkush duhet të ndjehet i vlerësuar. Ofroni komplimente dhe falënderoni. Jeta juaj shoqërore do të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme. Ju mund të lëvizni shumë ngadalë për t’iu përshtatur stilit të dikujt. Ndiqni ritmin dhe jini të gatshëm për të bërë edhe ca gabime. Askush nuk mund t`ju fajësojë për mungesë përsosmërie, nëse afati kohor ishte i kufizuar.

Ujori

Përfitimi nga pozita juaj profesionale do të shkaktojë pakënaqësi. Në vend që të kërkoni trajtim të veçantë, luani sipas rregullave. Vetëm kështu do fitoni respektin e kolegëve tuaj. Hapni një bisedë me një punonjës të ri. Nëse keni vështirësi në kontrollimin e durimit tuaj, bëni ndonjë kurs për të menaxhuar zemërimin. Teknikat e relaksimit do t’ju largojnë nga rruga e rrezikut. Nuk është e shëndetshme që të jeni të nervozuar gjatë gjithë kohës.




Peshqit

Ka gjëra më të rëndësishme për një marrëdhënie sesa eksitimi i vazhdueshëm. Bëhuni edhe romantik. Jeni vetëm? Ndoshta sepse pritshmëritë tuaja janë joreale. Ju keni vështirësi për të ditur se çfarë doni. Në vend që të kërkoni nëpër mediat sociale për udhëzime, dëgjoni zemrën tuaj. Nëse jeni vetëm, përqafoni pavarësinë tuaj. Dashuria do të vijë kur të jeni gati për të.

Author: horoscope