Të jesh në një lidhje dashurie me një Ujor është një përvojë emocionuese, të paktën kështu thonë ata që studiojnë astrologjinë.
Të lindurit në këtë shenjë janë karizmatikë, bujarë, të sinqertë dhe kanë shumë dashuri për të dhuruar. Megjithatë për të arritur deri në këtë nivel do t’ju duhet të lodheni pak sepse Ujori konsiderohet si një nga shenjat më të ftohta e të tërhequra të zodiakut. Më poshtë Living do të listojë disa nga tiparet e tyre dominuese dhe se si t’ia “dilni” nëse jeni në një marrëdhënie me ta.
Ndryshe nga shenjat e tjera, Ujorët lidhen me partnerët e tyre në një nivel intelektual. Nëse nuk i keni impresionuar me formimin tuaj, vështirë se do të bëni para në lidhje. Të lindurit në këtë shenjë kanë nevojë për dikë që të jetë po aq kureshtarë sa ata dhe të ushqejë interesa që shkojnë përtej fasadës.
Një Ujor i dashuruar është:
1.Inovativ dhe krijues
2.Besnik dhe i aftë për vetëmohim
3.Dëgjues i mençur dhe këshillues objektiv
Ujorët nuk kanë asnjë tabu në dhomën e gjumit, kjo do të thotë që mund të jeni të sinqertë për çdo fantazi që dëshironi të provoni.