Dua të nisë këtë letër me disa këshilla për vetën, duke zgjedhur disa prej pikave më të rëndëisshme për të ngritur vetbesimin dhe për të ecur me kokën lart.
1.Duaje vetën, respekto vetën, falenderoje vetën, ashtu sic je, me të metat që ke në raport më të tjerët, me disa miq, me atë çfarë ke bërë, por edhe për gjërat që ke menduar t’ua bësh.
2.Duaje vetën, sepse vetën do ta kesh gjithmonë, sepse në fund të fitës ti do të jesh vetëm me veten, dhe mendoje,ti je verzioni i mirë .
3.Mëso, absorb, pyet dhe pasi të jesh i informuar, jep mendimin tënd, jep mendimin tënd për gjithcka dhe repsektojë mendimin tënd, jep mendimin tënd mbi atë se sa e bukur është jeta. Respektojë të lartin misticizëm që të solli në këtë moment, që të la jo vetëm të shkruash këto fjalë, por edhe ti lexosh. Po ky misticizëm ta mundëson ta duash vetën tënde, ti bësh pyetje vetës, të mësosh për vetën, të kërkosh nga vetja, ta humbësh vetën dhe ta rigjeshë vetën në rrugëtim.
4.Duaji miqt e tu, duaji me cdo gjë që kanë, sepse ata janë familja me të cilët ke vendosë të ecës kësaj rruge, dhe ata janë familja që të mbajnë dorën, të bëjnë për të qeshur, ndonjëherë për të qarë, dhe mbi të gjitha ata të bëjnë ta shikosh vetën vdo mëngjes në pasqyrë. Bëj kujdes për ta, respektoj ata, duaji ata, dhe kurrë mos hic dorë prej tyre, shokët janë gjithmonë aty. Mëso t’ju japësh hapësirën e tyre, ashtu sic ti e ke kërkuar ndonjëherë nga ta. Mëso t’ju tregosh atyre si ndihesh, thuaju kur të lëndojnë, më beso, shokët e vërtetë kurrë nuk lëndojnë,
5.Relaksohu, nuk ështe e vështirë aq sa duket,problemet që ke nuk janë aq të mëdha sa duken, nuk ka aq shumë armiq, sa ty të duket. Jeta është e ëmbel, jeta është e bukur, dhe ti je këtu për ta shijuar jetën, mos vuaj.
Nëse do dicka, nisu përpara, ji mirënjohës për ato që ke, ji falenderues për bollëkun, edhe nëse të tjerët nuk e vlerësojnë, mos bëjë krahasime për ato që ke, sepse kështu do të biesh në një situatë, prej ku vështirë do ta kesh të dalësh. Dhe, pse ke nevojë ta krahasosh vetën nëse je unik me shumë kualitete dhe mundësi?
Dhe çfarë me fatin, prej të cilit rrjedhin mundësitë?
Duaje fatin tënd, respektoje atë, mos e mbhyll derën, por as mos i bie zilës. Ti do të jetosh shumë eksperienca për të aaritur fatin tënd, por nuk është vetëm një rrugë, ti mund të ndjekësh disa rrugë, ti mund të nisësh, të kthehësh prapa dhe të provosh përsëri.
Mos i merr gjërat kaq seriozisht, lëji pasiguritë tua mbrapa, njerëzit nuk shpenzojmë shumë kohë duke menduar se si ndihesh ti.
Ti je i rëndësioshëm për vetën tënde, dhe pë rata që të duan, stop projektimit të një fotografie, që ti mendon se të tjerët tuan ta shohin.
Përqafoje vetën, përqafoje fort, dhe bëjë këtë me dashuri.
Ndjej, lejo vetën të ndjesh cdo emocion, dhe shprehi ato, vendosju nga një emër, mos I mbaj vetëm për vete. Të qash, të acarohesh, dhe të bërtasësh nga gëzimi nuk është dobësi.
Dashuro si i/e cmendur dhe me passion. Mos e humb këtë mundësi, lufto për dashurinë deri në çmenduri, ndjeje atë, jeto pa shqetësime, pa frikë se do të thehësh, pa frikën se do të dështosh, pa frikën nga e ardhmja.
Zemra jote do të thehët gjatë jetës pashmangshëm, por sot mos u frikëso për ketë. Në vend të frikës jetoje momentin.
Dil shetitu, shko në ndeja, pi, por mbi të gjitha kërce, dhe ji i/ e lumtur që po e shijon muzikën.
Lëri proekupimet, fokusohu në ato që mund të ndryshosh, mos e ekszagjero të ardhmën, fokusohu çfarë mund të bësh Brenda ditës, e nesërmja do të jetë një ditë tjetër.
Ndihmo ata që kanë më pak, ndihmo ata që kanë nevojë më shumë, ndihmo me miqt e tu, me një buzëqeshje, me atë që mund të ndihmosh.
Ji mirënjohës për gjithcka, ji mirënjohës për trupin tënd, që zgjohësh përdit, sytë që sheh, duart për ndjenjat, veshët për dëgjimin. Ji mirënjohës që je këtu,edhe për detajet më të vogla, ji falenderues për atë që të bën të lumtur, por edhe për ato që s’të bëjnë, ji falenderuës për të ardhmën, për forcën tënde, ji mirënjohës për të sotmen.
Por,mbi të gjitha, duaje vetën tënde, duaje vetën me krejtë fuqinë, duajë vetëm më shumë se këdo tjetër, shpfaqe këtë dashuri përdit në cfarëdo mënyre që mundësh.
Shfaqe me ndjenjat e tua, me frymën rënde dhe mendjën tënde, me një buzëzqeshje në pasqyrë ose me një frazë që i thotë të gjitha “Të dua”.
Dicka kaq special si dashuria nuk duhet të jetë e komplikuare, e paqartë, misterioze, e vështirë ta thuash, tabu ose bajate. Kurrë mos pusho ta duash vetën, sepse ditën kur do ta bësh, do ta humbasësh vetën.