
Për herë të katërt radhazi dhe të shtatën në karrierë, Lionel Messi është shpallur golashënuesi më i mirë në Spanjë.
Kapiteni i Barcelonës e përfundoi sezonin me 25 gola, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Karim Benzema.
Ai e fitoi “Pichichin” (çmimi në Spanjë për golashënuesin më të mirë) për herë të shtatë në karrierë, duke vendosur rekord të ri në Spanjë, për të kaluar Telmo Zarran, që e 6 herë kishte fituar atë.