Luizi dhe Kiara kanë patur një diskutim mes tyre për të sqaruar situatën e ndodhur dy ditë më parë. Luizi i ka kërkuar falje dhe i ka treguar se ndjen që të shtunën mund të largohet për shkak të debatit që pati me Evën.
“Unë e di se sa më do dhe e di se sa të dua unë. Unë e kam nisur për tu dukur diçka e bukur, arriti Luizi ta bëjë Kiarën të qeshi, nuk e dija që do më dali nga hundët. As se kam menduar ndonjëherë. Është fakt, nuk pse më dëgjon me zë ta them që jam kaq shumë i përfshirë në këtë lojë, habitem edhe me veten. Ndoshta kjo ndikon edhe te marrëdhënia jonë, por ajo që nuk llogarit ti është që kjo (loja) nuk është e përjetshme, kurse kjo që kemi ne është e përjetshme, kjo edhe një muaj është. Nuk po të kërkoj të durosh diçka që do të të bëj ty, por duro këto që po bëj. A e di se me shumë gjasa mund të përjashtohem të shtunën?
Për atë që ndodhi me Evën. Unë nuk i thashë gjë, por si do të interpretohet jashë? Mund të interpretohet si dhunë psikologjike, mund ta keqinterpretojnë, mund ta ekzagjerojnë. Kur thashë që mund të vijë një zarf i zi, e kisha për vete. Mos kujto se e kam fushë me lule edhe unë. Në atë moment që e kemi bërë atë debat, e kanë parë edhe shumë fëmijë. Kanë parë një djalë që është djali i asaj me moshë, duke i kthyer fjalë. Çfarë mesazhi është ky?”, tha Luizi.