Luizi sëmurë, Olta e puth në faqe dhe i kthehet Kiarës: Ja kaq duhet të kishe bërë ti

Luizi u mërzit së fundmi me Kiarën pasi kjo e fundit u tregua “e pandjeshme” ndaj tij që ishte sëmurë. Ajo nuk u afrua as për ta pyetur “si je”, madje këngëtarit i tërhoqi vëmendje që moderatorja vazhdonte të “zgërdhihej”.




Kjo sjellje e Kiarës i bëri përshtypje dhe Oltës e cila i tha: Të qeshësh me lot është e tepërt. Tani ti po qesh me dhimbjen e Luizit apo ça ke? Trego içik kujdes, 7 herë ta bëra me shenjë që është keq, një herë nuk ke ardhur ta pyesësh si je.









Më tej Olta përqafoi Luizin dhe i tha: Hajde të të puth içik te faqja. Aktorja e puthi dhe i tha Kiarës se kështu duhej ta përkëdhelte ajo.

Olta: Se pa Kiara, sa inat më erdhi

Kiara: Ça?

Olta: Se pe që e putha te faqja?




Kiara: Jo

Olta: Hë se të puth prapë (e puth)

Olta: Ja kaq duhet të kishe bërë ti




 

Author: horoscope