Armaldo u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” ndërsa sot ai ishte i ftuar në “Fan Club” ku dha intervistën e parë pas daljes.
Ai u shpreh se nuk e priste që do të ishte kaq gjatë brenda shtëpisë së famshme. Maestro shtoi se nëse do të ishin larguar Olta dhe Luizi, ai do të kishte ikur nga shtëpia.
Aulona Musta: A e prisje të zgjasje kaq gjatë.
Maestro: Nuk e prisja, por me dashamirësinë që kishte Olta dhe Luizi, shkoi… Unë e kam thënë që nëse nuk do kisha Oltën dhe Luizin aty unë nuk e gjeja veten në Big Brother dhe nëse ata do të largoheshin, do të ikja edhe unë pas tyre.