Prej pak ditësh kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Virgjëreshën, shenjës më perfeksioniste që mund t’ju kenë zënë ndonjëherë sytë. Në fakt nuk është aspak e vështirë për t’i zbërthyer të lindurit në këtë shenjë pasi janë enciklopedi më vete, kanë përgjigjen e gjithçkaje dhe nuk lejojnë kurrë të përfshihen nga paniku dhe jo vetëm. Ata janë të përkushtuar, të vëmendshëm pas detajeve dhe njerëzit më të rregullt në planet.
Por e dini si ia bëjnë Virgjëreshat të jenë gjithmonë kaq në harmoni me veten dhe të tjerët? Le të themi që përveç natyrës së tyre detajiste dhe të fortë, guri fatsjellës luan po ashtu një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Në qytetërimet antike, duke filluar nga ai egjiptian deri te fiset Maja, gurët përdoreshin nëpër ceremoni për të përcaktuar të ardhmen, si dhe për të shëruar sëmundjet.
Guri i kësaj shenje është zafiri, i cili shërben për të forcuar kujtesën, për të përdorur më mirë intuitën dhe racionalitetin, për të mposhtur pasigurinë dhe frikën, si dhe mban larg syrin e keq.