Me fatin nuk hahesh dot, këto 3 shenja do t’i kenë punët keq me partnerin përgjatë ditës së nesërme

Na duket vetëm ne sikur dashuria nuk është në ajër këto ditët e fundit?




Mesa duket astrologët kanë një shpjegim për këtë. Për shkak të një tranziti mes Venusit, planetit të dashurisë dhe Plutonit, disa prej shenjave tona të preferuara të zodiakut mund të kenë një krisje në marrëdhëniet e tyre romanike. Na lexoni për të zbuluar 3 shenjat më të “pafata” të horoskopit për ditën e neserme.




1. Demi 

Qëndroni me këmbë në tokë dhe përpiquni të dëgjoni dhe anën e tyre të historisë. Duket se gjatë ditës së neserme jeni të përqendruar të nxirrni në pah këndvështrimin tuaj dhe të askujt tjetër. Nga ndryshimet kozmike, ju ndiheni se jeni personi më i rëndësishëm në marrëdhënie dhe do të nxirrni në pah anën tuaj më pak të mire. Mos harroni të tregoheni më mendjehapur dhe i duruar duke e dëgjuar partnerin tuaj me kujdes. Mos harroni, bashkimi bën gjithmonë fuqi.




2. Gaforrja

Mund të keni pasur probleme serioze kohët e fundit dhe tranzicionet midis planetëve kanë bërë që ta keni akoma më të vështirë për t’u përballur me këtë fakt. Duket se gjatë ditës së neserme nuk do të doni të dini asnjë fakt, paçka se këto fakte mund të jeni thelbësore për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë. Jeni të zemëruar me partnerin, por keni pak kohë që keni harruar përse. Përpiquni të kontrolloni egon dhe krenarinë e tepruar duke pranuar fajin i pari. Mund të surprizoheni nga reagimi i ngrohtë që do të merrni nga partneri.




3. Virgjëresha 
Fraza “E po kështu jam” është justifikimi i cili po ju nxjerr nga situata ditët e fundit, por edhe për sa kohë mund të vazhdojë kjo? Kini kujdes nga zënkat dhe trajtoheni partnerin me respekt paçka sa i zemëruar mund të jeni me të. Nisni të merrni disa vendime të cilat keni kohë që i mendoni. A e doni partnerin tuaj? Nëse po, përse e keni lënë situatën të shkojë kaq larg.



Author: horoscope