Më shumë para po vijnë për ju!/ Horoskopi për daten, 25 shkurt 2023

Dashi

Jeni lodhur duke u përballur me një situatë të padrejtë. Bëni një padi ose një protestë. Kur çështja të zbardhet do të keni shumë mbështetës. Këta njerëz kanë pasur frikë për padrejtësinë që po ju bëhej ju, por kanë pasur frikë të flasin. Sapo të merrni hapin e parë, të tjerët do të vijnë pas jush. Vetëm duhet ta prezantoni sa më mirë rastin për të fituar.




Demi

Kini kujdes me një projekt. Jepini vendin e duhur drejtësisë në një punë në vend që ta kaloni nxitimthi. Të tjerët do t?ju simpatizojnë. Nëse ju ofrojnë burime shtesë, pranojini. Në kundërshtim me atë që mendoni, ky test nuk provon durimin. Kur mendoni se energjitë tuaja po shterojnë, shfrytëzoni rezervat. Një profesionist kompetetnt do t?ju ofrojë ndihmën e tij. Nuk do të jeni vetëm nëse nuk doni të jeni.

Binjakët

Kushtojini vëmendje historisë dhe filozofisë sepse do të jetë shumë argëtuese për ju. Do të merrni informacione të vlefshme. Kur nuk jeni të përfshirë në mendime intelektuale, ndiheni të lodhur dhe të dekurajuar. Rutina e përditshme lodh shpirtin tuaj dhe kjo është arsyeja pse këto gjëra ju risjellin lumturinë.




Gaforrja

Vëzhgoni një kundërshtar për të mësuar sekretet dhe pikat e dobëta të tij. Duke ditur si të përballeni me ta, do t?ju japë përparësi në një kompeticion. Edhe pse keni aftësi superiore, ju nuk keni aftësi të mblidhni rreth vetes mbështetësit potencialë. Largoni të gjitha pengesat. Ose tani ose kurrë.

Luani

Nëse po përpiqeni të mësoni diçka të re, përfshihuni në një grup studimor. Kujdes me anëtarët e grupit. Merrini gjërat me sportivitet dhe shaka. Të tjerët do t?ju vlerësojnë më shumë dhe do të kaloni një test të suksesshëm ku do të keni motiv për të festuar.

Virgjëresha

Përfshirja në një çështje mjedisore mund të rezultojë e dobishme. Ju gjithmonë jeni ndier të lidhur me natyrën. Jo vetëm se do të ndjeni se po jepni një kontribut të mirë, por do të bëni miq të mrekullueshëm. Mendimit që ndajnë të tjerët rreth çështjeve të Tokës do të largojë ndjenjat e izolimit dhe tjetërsimit.




Peshorja

Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, është kur dikush kënaqet duke vënë në pozitë të vështirë të tjerët. Kur përballeni me ta, ju lënë të mendojnë se kanë autoritet moral në gjithçka. Problemi është kur qëndrimet e tyre shtypin të tjerët. Kapni mundësinë për t?i vënë pikat mbi ?i?, sidomos me njerëzit të cilët do të donit t?i zhduknit nga planeti.

Akrepi

Është kohë e mirë për t?u marrë me çështje pronësie. Gjetja e një shtëpie të re apo shitja e një toke janë mundësi të mira. Bëni më të mirën për të arritur një marrëveshje pozitive. Sa më shpejt të firmosni një marrëveshje, aq më të lumtur do të jeni.

Shigjetari

Gjeni një mënyrë për të shprehur ndjenjat tuaja, qoftë në letra, ditar online, etj. Gjithmonë keni pasur një këndvëshrim arrogant për jetën. Kur vjen puna për të diskutuar çështje të rëndësishme, ju tërhiqeni. Shtyjeni veten të jeni autentik edhe nëse kjo do të thotë të jeni vulnerabël ndaj kritikëve dhe cinikëve. Do të habiteni kur të tjerët të përgëzojnë deklaratat tuaja.




Bricjapi

Jeni përballë një vendimi të rëndësishëm. Mos bëni zgjedhjen e gabuar, sigurohuni të jeni gati. Merrni kohën e duhur dhe shfrytëzoni burimet e besueshme. Studimet shkencore gjithmonë janë superiore ndaj opinioneve. Shumë njerëz mund të kritikojnë vendimin tuaj, por kjo mund t?ju ndihmojë. Duhet t?i besoni gjykimit tuaj.

Ujori

Jeni gati të përballeni me dikë që ka kundërshtuar mendimet tuaja. Por kësaj here pajtohet dhe kjo është koha kur duhet të merrni një qëndrim. Herën tjetër që do të sfidoheni, bëjuni të qartë që nuk do të merreni më me idetë e paktuptimta të tyre. Kjo do t?i bëjë të tërhiqen




Peshqit

Gjithmonë keni pasur aftësinë t?i thithni gjërat si një sfungjer. Të shpenzoni kohë me njerëz të realizuar, do të jetë e dobishme për ju. Perspektiva e të marrit shumë përgjegjësi ishte e sikletshme për ju, por duke hapur bërrylat, do të ndiheni më të vlerësuar. Mësoni të vlerësoni veten.

Author: horoscope