Me ta mund ta keni të vështirë, 5 shenjat e horoskopit që kanë frikë të krijojnë një lidhje

Mendoni se me në fund e keni gjetur personin e duhur me të cilin të filloni një histori?




Mësoni fillimisht se çfarë mendon dhe ndjen ai. Personi që pëlqeni mund të jetë shumë i dashuruar me ju, por mund të ketë edhe frikë të fillojnë një lidhje. Nëse nuk doni të rrezikoni zhgënjimet dhe mërzitjet më mirë zbuloni që tani cilat janë shenjat që ju druhen angazhimeve.

Dashi




Nuk është e vështirë t’ua mbushësh mendjen dashëve për të filluar një lidhje, por është pjesa e të qëndruarit “besnikë” ajo që i ndërlikon gjërat. Personat e kësaj shenje janë pasionantë dhe impulsivë kur bëhet fjalë për të kënaqur veten dhe dëshirat e tyre. Ata adhurojnë të përjetojnë emocione duke ecur pas të panjohurës dhe të ndaluarës. Ajo çfarë duhet mbajtur mend është se dashët nuk janë të duruar sidomos kur bëhet fjalë me atë që duan të arrijnë.




Binjakët

Binjakët janë shenjat më pështjelluese të zodiakut dhe është ë vështirë t’i bindësh për të krijuar një lidhje. Kjo nuk do të thotë se ata nuk joshin dhe nuk mund të shikojnë me sytë që ju shkëlqejnë. Ata preferojnë më shumë bisedat që nxitin intelektin dhe nuk preferojnë të hedhin hapa njohjeje me tej me disa persona. Pavendosmëria i bën që të kalojnë nga një lidhje tek tjetra pa u menduar gjatë.

Peshorja

Të gjithë mendojnë se me peshore mund te krijosh një lidhje të qëndrueshme, por në fakt e vërteta nuk është e tillë. Personat e kësaj shenje kërkojnë që personi që do kenë në krah t’iu japë ekuilibrin që atyre iu mungon. Edhe kur pëlqejnë shumë dikë ata nuk dinë të marrin vendime dhe janë të pakuptueshëm dhe të pavendosur. Peshoret edhe mund ta joshin tjetrin, por më pas ndihen të pasigurt, më pas joshin sërish dhe bëjnë hapa prapa. Sjellja e ndryshueshme është destabiolizuese.




Shigjetari

Shigjetarët nuk ndihen asnjëherë vetëm. Ata kanë gjithmonë një vend ku të shkojnë dhe persona që mund të takojnë prandaj krijimi i një lidhjeje i tremb. Ata iu druhen angazhimeve dhe e kanë të vështirë të qëndrojnë besnikë. Objektivi kryesor i tyre është të përfitojnë sa të mundin nga jeta, me apo pa dikë në krah.

Ujori

Ujorët nuk janë tradicionalë dhe për ta monogamia nuk është shumë e logjikshme. Dashurinë e kane në shpirt, por vendosin miqësinë mbi gjithçka tjetër. Pavarësia dhe liria janë vlera thelbësore për personat e kësaj shenje dhe ata mund të qëndrojnë padiskutim edhe vetëm pa e ndier nevojën për të krijuar një lidhje. Ata mund të mbajnë edhe distancë me emocionet e tyre dhe duhet ta dini këtë para se te mendoni për një lidhje me ta.



Author: horoscope