Demi është një prej shenjave më kokëforta, punëtore dhe besnike të horoskopit. Por, si janë vajzat e lindura në këtë shenjë si shoqe? Ju ftojmë ta zbuloni më poshtë.
1.Të pranon për atë që je: Nuk është kurrë e lehtë të gjesh një mik ose mikeshë të vërtetë, të gatshëm të të pranojë për atë që je. Por, një mik i vërtetë nuk duhet ta bëjë këtë apo jo? Atëherë ka ardhur moment që në listën tuaj të miqve të fusni një a më shumë Dem(ë), pasi me ta nuk do të ndiheni kurrë të paragjykuar, do të keni lirinë e plotë për të bërë atë që doni dhe mbi të gjitha të mos hiqni dorë kurrë nga vetja.
2.Është gjithmonë e gatshshme të të ndihmojë: Nuk ka rëndësi nëse i bini telefonit të tyre në mesnatë apo në orët e para të mëngjesit, një mikeshë Dem është gjithmonë e gatshme të të ndihmojë. Janë shumë altruistë dhe gjithmonë të gatshëm për t’ju ndihmuar pavarësisht situatës ku ndodhen. Nuk është aspak habi që një Dem të sakrifikojë paksa edhe nga vetja në dobinë tuaj. Ku i gjen më shoqe si këto!
3.Është shoqja e kujdesshme që nuk harron kurrë asgjë: Demi është një nga shenjat më altruiste të zodiakut, por edhe më detajistja, sidomos kur bëhet fjalë për dhurata dhe përvjetorë. Kujtesa e saj i ngjan një fjalori enciklopedik, çdo datë përkon me një ngjarje të caktuar. Por përtej kësaj, Demi është gjithashtu një shoqe e dashur, e dhembshur, shumë e hapur dhe kurrë paragjykuese.