Kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e prapavijës së Mërkurit (14 janar), që siç mund ta dini do të ndikojë tek komunikimi dhe jetët e të gjithëve, por jo në të njëjtën masë. Deri në 3 shkurt duhet të gjithë të bëjmë kujdes me mënyrën si flasim, çfarë firmosim dhe sesi i kuptojmë mesazhet që marrim. Aq më tepër nëse i përkisni një nga 3 shenjave më poshtë:
1. Demi
Mund të ndjeni më shumë tension se zakonisht në vendin e punës. Mërkuri në prapavijë do t’ju sfidojë duke ju vënë para disa vendimeve të caktuara. A është imazhi juaj publik në të njëjtën linjë me besimet tuaja personale?
Bëhuni gati të prisni më të papriturën. Planetet do të sjellin ndryshime të mëdha në jetën tuaj, prandaj lidhni mirë rripat e sigurimit dhe prisni surpriza!
2. Bricjapi
Mërkuri në prapavijë do të ndikojë tek shtëpia jote e identitetit dhe sigurisë. Do të jetë një periudhë e gjatë reflektimi për veten. Nëse nuk ndiheni mirë në mjedisin aktual është koha të bëni një hap pas dhe t’i zgjidhni ato probleme që prej kohësh kanë nisur të dalin në sipërfaqe.
Duhet t’i qartësosh vetes çfarë është vërtetë e rëndësishme për ty. Mërkuri do të të japë një lloj presioni, por shfrytëzoje për mirë. Kujdes me mënyrën sesi flet me njerëzit e afërt gjatë kësaj kohe.
3. Ujori
Gjatë kësaj prapavije gjithçka vërtitet rreth dualizmit. Do ta ndjesh sikur të tjerët s’të kuptojnë pasi do ta nxjerrësh në pah edhe ënën tënde që qëndron në hije edhe pjesën tjetër. Eshtë koha për të kthyer kokën pas. Duhet të rimendoni sesi të komunikoni dhe të vendosni me veten çfarë prisni nga kjo botë.
Burimi: Bustle