Merrni në kontroll fatin tuaj, edhe pse..!/ Horoskopi për ditën e martë, 11 prill 2023

Dashi

Duket sikur jeni në fund të litarit. Në vend që të shpresoni për një mrekulli, merrni masa. Aplikoni për një punë, kërkoni një vend tjetër për të jetuar ose shkoni në palestër. Planifikoni një konsultë mjekësore. Merrni në kontroll fatin tuaj, edhe pse në doza të vogla. Jeni tip që nuk ju pëlqen të qëndroni në të njëjtin vend për periudha të gjata kohe. Kur arrini stanjacionin, bëheni nervoz. Bëhuni proaktivë. Njerëzit kanë më pak fuqi nga sa ju mendoni.

Demi

Jeni përballur me disa probleme në punë së fundi. Konfrontimi me një situatë sfiduese do t?ju japë fuqi. Lufta juaj në ambientin e punës mund të zgjasë, por kolegët do t?ju japin mbështetje. Jeni lodhur duke shpenzuar kohë dhe energji për një situatë që nuk duhet të ekzistojë në një ambient profesional. Nëse keni pa punë, bashkojuni një agjencie përkohësisht. Kjo gjë do t?ju sigurojë të ardhura derisa të gjeni një punë të qëndrueshme.

Binjakët

Nuk jeni ndier të motivuar për të dalë dhe për t?u argëtuar. Qëndrimi në shtëpi do ta përkeqësojë më shumë situatën. Një shëtitje në park, një vizitë në bibliotekë ose një dalje në klab do të riekuilibrojë optimizmin tuaj. Edhe një dalje e shkurtër do të ketë efekt terapeutik. Kur jeni vetëm, tendon të keni mendime pesimiste. Kjo gjë e bën të pamundur kultivimin e gëzimit. Mirëprisni energji të reja në botën tuaj.

Gaforrja

Keni punuar shumë për pak shpërblim. Në vend që të prisni që njerëzit t?ju vlerësojnë, lëvizni në një pozicion tjetër. Përfshihuni në një organizatë vullnetare. Puna për ta bërë botën një vend më të mirë do t?ju fuqizojë. Gjithashtu do t?ju vërë në kontakt me humanitarë të tjerë. Jeni lodhur duke punuar me njerëz që vetëm ankohen dhe kurrë nuk falënderojnë. Duke bërë kërkime të ndryshme në rrjetet sociale, do të zhvilloni kurajon për të lënë mënjanë situatat toksike.

Luani

Është koha të lini mënjanë drojen dhe të merrni një vendim. Edhe nëse zgjidhni rrugën e gabuar, do të jetë më mirë nëse qëndroni të mbërthyer. E rëndësishme është të kapni shansin për të bërë diçka të re. Sapo të ndryshoni fokus, edhe perspektivat tuaja do të përmirësohen. Mos e gjykoni veten për gabimet që keni bërë por nga ana tjetër mos e udhëhiqni veten drejt perfeksionit.

Virgjëresha

Jeni pak të mërzitur seps një periudhë e frytshme po vjen drejt fundit. Megjithatë, ju jeni fleksibël dhe do të përshtateni edhe me ndryshimet e reja. Ngadalë, por në mënyrë të sigurt, ju do të bëni miq të rinj. Gjithashtu do të zgjeroni aftësitë tuaja dhe do të zbuloni sekrete të fshehura. Periudhat e vështira, ndonjëherë kthehen në mësime të vlefshme. Këto mësime karme na mësojnë që ndonjëherë duhet të bëjmë mbrapa për të ecur përpara.

Peshorja

Një situate të dhimbshme i ka ardhur fundi. Edhe pse disa njerëz thonë se ju duan të mirën, do t?ju japin këshilla të këqija. Bëni një pushim nga rrjetet sociale. Nëse imponohen ndryshime të mëdha mbi ju, do të thotë që duhet t?i bëni dhe njëherë llogaritë. Pas një periudhe izolimi, një rrugë e re do t?ju hapet përpara. Më pas mund të krijoni një përvojë të lumtur.

Akrepi

Dikush që është xheloz për ju do t?ju shkaktojë probleme. Në vend që të mbroheni, lërini të flasin derisa të nxjerrin avull. Është e qartë që keni të bëni me një person irracional. Është më mirë të ndaheni, të shkëputeni nga biznesi ose të largoheni përkohësisht. E rëndësishme është të shpëtoni nga një person i cili monitoron çdo lëvizje tuajën.

Shigjetari

Jeni duke u përpjekur që një person të trishtuar ta bashkoni me grupin. Në vend që të përpiqeni kot, lëreni fare këtë muhabet. Merruni me projektet tuaja më mirë. Disa njerëz janë shumë kontrovers dhe është e kotë t?i trajtoni miqësisht dhe me konsideratë.

Bricjapi

Më në fund po shihni dritë në fund të tunelit. Ju është dhënë një punë përbuzëse, por ju keni punuar me respekt, keni ruajtur maturinë dhe qytetarizmin. Njerëzit do të impresionohen nga këto vlera tuajat, por në sy nuk do t?ju thonë asgjë. Në vend që të prisni falenderimet e tyre, kërkoni një punë tjetër ose nisni një biznes nga shtëpia.

Ujori

Kryeneçësia do t?ju bëjë të humbisni terren. Është koha të merrni frymë thellë, të mbyllni sytë dhe të qetësoheni. Pas një periudhe vetë-qetësie do ta shihni problemin nga një drejtim tjetër. Mos justifikoni ankesat e dikujt që është i zemëruar. Mjaft mbrojtët një individ të fuqishëm i cili ka përfituar nga pozita e tij.

Peshqit

Njerëzit do të tronditen nga vendimi juaj për t?u larguar nga një marrëdhënie dashurie, rehabilitimi ose për të ikur nga puna. Bëni një vesh të shurdhër për çdokënd që ju thotë se keni gabuar shumë. Ndoshta interesat e tyre të tilla janë, por ju bëni atë që intuita ju thotë. Qëndroni larg një miku i cili do t?ju joshë drejt disa situatave të vështira.

Author: horoscope