Mes lotësh! Moderatorja: Më thanë se babai ka helmim dhe se gjithçka do të shkojë mirë, por të nesërmen…

Moderatorja Jona Spahiu ka ndarë momentin më të sikletshëm të jetës së saj. Teksa ishte e ftuar në “E ardhmja është vajzë”, Spahiu tha se nuk ka bërë ndonjëherë rrëfime të ndjera, pasi i dukej sikur po kërkonte mëshirë.

Spahiu tregoi se i ati është larguar nga jeta kur ajo ka qenë 18 vjeç, për shkak të një ishemie të dytë. Ajo vijoi më tej duke thënë se mjekët i kishin thënë se kishte një helmim të thjeshtë dhe se gjithçka do të shkonte mirë, por në fakt, të nesërmen ai kishte vdekur.

“Mjekët e urgjencës thanë se ishte një helmim i thjeshtë, por unë e dija që diçka nuk shkonte dhe kam shkuar në neurologë të ndryshëm, për ta marrë njërin në shtëpi. Unë me këmbëngulje e mora doktorin vetë, me taksi, dhe ai me një cinizëm që nuk e kam kuptuar kurrë, na tha që gjithçka do të shkojë mirë, për një njeri që të nesërmen vdiq,”– tregoi Jona./shkoder.info

Author: horoscope