Kemi hyrë në muajin më të shkurtër të vitit. Kaq shumë kuriozitet se çfarë pritet nga ky muaj i ri i vitit 2023 për të 12 shenjat e zodiakut.
Pyetje që bëjnë të gjithë janë: A ka ndonjë lajm në fushën sentimentale? A do të takoj një shpirt binjak? Dhe akoma: A do të marrë puna kthesën e duhur? A do të marr rrogën që më premtuan?
Le të shohim se çfarë thonë yjet, shenjë për shenjë, për këtë muaj të fundit të dimrit, përmes parashikimeve astrologjike të Paolo Fox
Dashi
Qëndroni stoik në mendimet tuaja. Në rast se do ju duhet të merrni një vendim, mendohuni mirë gjithsesi, pasi mund të veproni gabim. Tregohuni të zgjuar në çdo hap.
Dashuria:
Mundohuni t’i dëgjoni të afërmit tuaj nëse ju afrohen për t’ju folur për një problem. Do të jetë e rëndësishme, pasi ata kanë nevojë për mbështetjen dhe nxitjen tuaj.
Puna:
Do të plotësohen kushtet për t’u ngritur në nivel profesional. Lëreni veten të inkurajoheni nga një ndryshim i ri që ju është propozuar brenda kompanisë suaj prej ditësh.
Shëndeti:
Krijoni një rutinë të re të jetës, largohuni sa më shpejt nga puna për të ndarë një kafe me miqtë tuaj, do t’ju bëjë të rijetoni momente të ngrohta dhe të këndshme.
Demi
Provoni të ndryshoni mënyrën se si e trajtoni veten duke mos u ndalur në detaje dhe duke stërmunduar veten me përmbledhjen e të gjitha mendimeve tuaja. Do të jetë shumë mirë për jetën tuaj.
Dashuria:
Këtë muaj të fundit të dimrit do të arrini të sqaroni disa konflikte me partnerin/en gjë që do t’ju ndihmojë të përmirësoni lidhjen mes të dyve. Tregojeni dashurinë tuaj me sinqeritet dhe butësi.
Puna:
Mos hezitoni të kërkoni mbështetje për secilin prej projekteve, pasi do të keni mbështetjen e një personi të rëndësishëm. Ndiqni rrugën aktuale, do të arrini qëllimin tuaj.
Shëndeti:
Muaj optimal për të vënë pak rregull në të gjithë shtëpinë dhe për të parandaluar që çrregullimi t’ju mbytë. Mos lejoni që rutina të turbullojë fundjavat tuaja, nuk ju bën mirë për shëndetin.
Binjakët
Do të jeni me Hënën në shenjën tuaj, do të jetë e përshtatshme për ju të përfitoni nga ky tranzit për të arritur qëllimet që keni pasur në mendje prej disa kohësh dhe që mendonit se nuk mund t’i arrinit kurrë.
Dashuria:
Bëhuni gati, pasi do të kaloni disa momente të tensionuara në marrëdhënien tuaj ose me miqtë tuaj më të ngushtë. Mundohuni t’i përballoni ato me shumë durim.
Puna:
Dijeni se përvoja juaj e punës do t’jua bëjë më të lehtë arritjen e suksesit të frytshëm dhe njohjen e gjerë profesionale. Shfrytëzojeni mundësinë për të demonstruar talentin tuaj në vendin e punës.
Shëndeti:
Përpiquni të kontrolloni aktivitetet tuaja, hani mirë dhe flini aq sa keni nevojë. Relaksohuni dhe shmangni aktivitetin e tepruar pasi mund të vuani nga pagjumësia.
Gaforrja
Bëhuni gati, pasi vetë-dyshimi që ju bren do të komplotojë kundër të gjitha qëllimeve tuaja. Projektoni gjërat që doni dhe përpiquni t’i arrini ato në mënyrë të rregullt.
Dashuria:
Konfliktet me të dashurit do të lindin për shkak të mungesës së lidhjes me jetesën e përbashkët. Shmangni shpërndarjen e energjive tuaja emocionale diku tjetër.
Puna:
Kërkoni çmimet dhe cilësinë përpara se të blini, përpiquni të jeni më të matur me shpenzimet tuaja. Mos shpenzoni për harxhime më së koti, pasi kjo gjë mund të ndikojë negativisht në ekonominë tuaj.
Shëndeti:
Nëse keni filluar palestrën, duke qenë se jeni mbipeshë, përpiquni të mos e teproni me ushtrime të forta sepse mund të pësoni lëndime muskulore.
Luani
Vazhdoni dhe filloni të studioni atë që ju pëlqen pa llogaritur çdo gjë në mënyrë racionale. Dije se çfarëdo që të bësh, gjithmonë do të shfaqet një mundësi.
Dashuria:
Mos hezitoni dhe rendni në kërkim të shpirtit tuaj binjak. Dijeni se do ta keni të lehtë të takoni shumë njerëz të veçantë. Mundohuni të mos shikoni larg me objektivat tuaja.
Puna:
Nuhatja juaj e mirë do t’ju lejojë të bëni investime që të përfitoni shumë më tepër se sa pritej. Shtoni metoda të reja pune dhe do të merrni përgjigje të favorshme.
Shëndeti:
Në sajë të harmonisë që keni arritur në këto ditë të janarit që lamë pas, do të mund të aktivizoni anën tuaj më të ndjeshme dhe mikpritëse, atë që keni mbajtur brenda shpirtit tuaj.
Virgjëresha
Përfitoni nga fakti që mendja juaj do të jetë aktive dhe do të arrini të rrisni inteligjencën tuaj. Në këtë mënyrë do të mund të kryeni çdo aktivitet pa u munduar shumë.
Dashuria:
I dashuri juaj do të jetë disi i indinjuar, përpiquni ta rregulloni situatën duke folur me të me pjekuri. Harrojini ankesat e vjetra dhe rivendosni lidhjen normale të dashurisë.
Puna:
Guxoni të filloni një biznes interesant, filloni të veproni shpejt. Do të përjetoni një fazë shumë të rëndësishme ku synimet tuaja profesionale do të rriten.
Shëndeti:
Mundohuni të gjeni paqe mendore me veten tuaj. Përndryshe, nuk do t’i shihni qartë idetë tuaja. Relaksohuni dhe mos u shqetësoni për çdo gjë.
Peshorja
Bëhuni gati, sepse këto ditë shkurti, aftësia juaj e të parashikuarit të gjërave do të jetë e theksuar në të gjitha projektet që do të duhet të ndërmerrni. Përfitoni dhe përdorni këto aftësi.
Dashuria:
Këtë muaj të ri do të keni mundësinë të shprehni ndjenjat thellë jush në mënyrë spontane dhe pa frenime. Pasioni do të jetë thelbësor për lidhjen tuaj të dashurisë.
Puna:
Dije se duhet të shtosh përpjekjet për të arritur qëllimet e punës. Forconi durimin pa e harruar qëllimin primar.
Shëndeti:
Nëse jeni të mërzitur ose të trishtuar, gjeni një libër të mirë dhe zhytuni në të. Mundohuni të lidheni me botën tuaj të brendshme dhe mësoni të relaksoheni.
Akrepi
Provoni të zhyteni brenda vetes, aty do të gjeni qetësinë që ju nevojitet aq shumë. Shkurti është kalim në një fazë të re për të kultivuar mirëqenien, qetësinë dhe jetën e mirë.
Dashuria:
Përpiquni të rinovoni marrëdhënien. Ka ditë të këtij shkurti që duhet të vendosni të bëni një darkë romantike me partnerin/en tuaj. Mos e shtyni momentin romantik për rutinën mbytëse.
Puna:
Qasuni me përgjegjësi dhe durim në projektet që shfaqen. Përndryshe, dijeni se çdo gjë që mendoni mund të zbehet shpejt, në një minutë.
Shëndeti:
Përpiquni të mos dekurajoheni në pengesën e parë që hasni gjatë një fillim dite. Nëse keni ndonjë problem, dëgjoni zërin tuaj të brendshëm.
Shigjetari
Shmangni zvarritjet dhe gjeni kohë për të përmbushur të gjitha detyrimet tuaja, pasi një gjendje e caktuar apatie do t’ju shoqërojë gjatë këtij muaji.
Dashuria:
Nëse do të duhet të merrni pjesë në një bashkim familjar, përpiquni të jeni të kujdesshëm me fjalët që nxirrni, pasi kjo mund të lëndojë ndjenjat e dikujt që ju intereson.
Puna:
Do të shfaqet një mundësi që do të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj nga ana profesionale. Mundohuni të jeni më të matur dhe të shmangni vendimet impulsive.
Shëndeti:
Telefononi dhe lini një takim me mjekun tuaj të besuar për të parë arsyen e një shqetësimi që keni në trupin tuaj. Nëse nuk e bëni, mos u ankoni.
Bricjapi
Do të shihni që në një kohë të shkurtër do të arrini sukses në sajë të mundit dhe angazhimit që keni hedhur në të gjitha synimet tuaja profesionale dhe personale.
Dashuria:
Sa më shumë që kërkesat e të dashurit/ës tuaj ju pushtojnë, aq më shumë trajtojeni lidhjen tuaj me delikatesë. Përndryshe, mund të lëndoni ndjenjat e partnerit/es tuaj.
Puna:
Është e qartë që nuk po kaloni një situatë të mirë ekonomike. Mundohuni të qetësoheni dhe do të shihni se zgjidhjet do të shfaqen së shpejti pa pasur nevojë t’i gjurmoni ato.
Shëndeti:
Zgjidhni një dietë të përshtatshme me pak natrium sepse ju mban larg rrezikut të hipertensionit dhe parandalon mbajtjen e lëngjeve të tepërta në trupin tuaj.
Ujori
Gjatë këtij shkurti 2023 do të kaloni një muaj në të cilin do të rifitoni entuziazmin tuaj natyral. Përgatituni, pasi do të jetë një fazë optimale për marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Dashuria:
Për sa kohë që mbani një qëndrim të qetë dhe të butë, mund të kapërceni çdo konflikt dashurie. Mundohuni të kënaqni shpirtin tuaj binjak në çdo mënyrë të mundshme.
Puna:
Do të ishte mirë ta bëni më fleksibël metodën e punës në mjedisin tuaj profesional dhe të rishikoni qëllimet e planeve të reja. Ndryshoni strategji nëse është e nevojshme dhe së shpejti do të korrni frytet e punës suaj.
Shëndeti:
Mbingarkesa emocionale nuk sugjerohet. Nëse është e nevojshme, kërkoni falje dhe pranoni gabimet tuaja. Dijeni se mund të jeni gabim në dipka, pasi do të jeni subjekt dyshimi nga dikush që keni pranë.
Peshqit
Në këtë muaj të ri do të ndjeni se nuk mund t’i mbani më emocionet tuaja. Ndajini ato me të tjerët dhe do të shihni se do të priten mirë. Shprehni gjithçka që keni përbrenda.
Dashuria:
Shkurti do të jetë koha e duhur për të forcuar marrëdhëniet në vendin e punës me kolegët tuaj. Nëse mundeni, organizohuni dhe dilni së bashku për drekë.
Puna:
Largohuni nga shpërqendrimet dhe mësoni të mendoni kthjellët. Lërini mënjanë të gjitha dilemat, që të mos zhyteni në një gabim financiar.
Shëndeti:
Nëse do të bëni një ndryshim, mos ndaloni, pasi do të ndiheni më rehat. Shkoni në pazar dhe blini diçka që dëshironi, ndikon për mirë në shëndetin tuaj dhe më së paku, për paqe me veten.