LUANI HOROSKOPI MUAJIT SHKURT
Puna: Në shkurt Luanët i presin sfida të mëdha afariste. Nëse dëshironi të fitoni edhe më shumë para, duhet patjetër të punoni më shumë dhe të jeni të përqendruar. Do të ketë oferta të reja afariste dhe bashkëpunime të reja, gjë që do t’ju sjellin edhe më shumë motivim për të punuar.
Megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm, sepse grumbullimi i obligimeve mund t’ju krijojë edhe shumë stres. Pranoni vetëm ato punë për të cilat jeni të sigurt që do t’i kryeni. Nëse keni planifikuar të mësoni gjuhë të reja apo të regjistroheni në fakultet, yjet do të jenë me ju. Sa i përket arsimimit, Luanët këtë muaj do të kenë më shumë elan për të mësuar.
Shëndeti: Është i qëndrueshëm, mirëpo është mirë të filloni të ushqeheni shëndetshëm.
Dashuria: Do të jetë kjo një periudhë e shkëlqyeshme për të gjithë Luanët të cilët janë të martuar apo janë në lidhje. Po ndiheni mirë, gjë që do t’i kontribuojë atmosferës më të mirë në familje. Ndonjëherë vendosni qëllime të mëdha edhe për veten edhe për partnerin, mirëpo në shkurt asgjë nuk do t’ju duket e pamundshme. Është koha ideale nëse dëshironi të punoni në gjëra të apo punë të përbashkëta. Në këtë muaj duhet patjetër të pranoni një kompromis, në mënyrë që të mos ndodhin mospajtime. Luanët do të kenë rastin që më shumë të dalin nga shtëpia dhe të kalojnë më shumë kohë me familjen dhe me miqtë, kjo gjë do t’ju kënaqë. Do të jeni të kënaqur dhe të relaksuar. Luanët e lirë do të kënaqen në flirte dhe ledhatime, mirëpo ende nuk janë të gatshëm të fillojnë lidhje serioze.
VIRGJËRESHA HOROSKOPI MUAJIT SHKURT
Puna: Virgjëreshat në këtë muaj do të shkëlqejnë në planin afarist. Do t’ju ofrohet vend më i mirë i punës apo pagë me e mirë në vendin e tashëm. Suksesi afarist do t’ju sjellë më shumë vetëbesim dhe do të jeni të sigurt në veten dhe në cilësitë tuaja. I vetmi problem që do ta keni këtë muaj është organizimi i kohës. Ju duket që nuk keni mjaft kohë për pushim dhe për argëtim. Do të punoni më shumë se zakonisht, mirëpo kjo do të dalë në sipërfaqe vetëm këtë muaj. Do të ketë kohë për pushim, tani është me rëndësi t’i përkushtoheni karrierës dhe t’i kryeni të gjitha detyrat në afat të cilat do t’ju çojnë deri te suksesi dhe avancimi.
Shëndeti: Janë të mundshme dhembjet e kurrizit dhe qafës. Do t’ju bëjë mirë një masazh relaksues, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Virgjëreshat e zëna në shkurt do të kenë rastin të kujdesen për marrëdhëniet me partnerin. Ka shumë çështje të pasqaruara dhe tani është koha t’i sqaroni disa gjëra. Problemet me të kaluarën nuk do të zhduken vetvetiu. Bëhuni të sinqertë edhe ndaj vetes edhe ndaj partnerit dhe përpiquni të gjeni anën pozitive të çdo debati dhe përpiquni t’i eliminoni ato gjëra që nuk vlejnë. Rrini të qetë, sepse fjalët e këqija dhe grindjet nuk do ta rregullojnë situatën. Mendoni mirë se a ka të ardhme lidhja juaj. Nga fundi i muajit do ta keni plotësisht të qartë se a duhet të vazhdoni lidhjen apo të vazhdoni të qëndroni vetëm. Virgjëreshat e lira do të fillojnë lidhje me personin të cilin e kanë njohur në një udhëtim apo nëpërmjet rrjeteve shoqërore.
PESHORJA HOROSKOPI MUAJIT SHKURT
Puna: Sa i përket planit afarist, Peshoret në këtë muaj kanë rastin të fillojnë një bashkëpunim të ri me miqtë e vjetër, me të cilët tashmë një kohë kanë bashkëpunuar. Edhe pse në shikim të parë kjo do t’ju duket interesante, bëhuni të kujdesshëm dhe shikoni të mos prishni raportet me partnerët e tashëm afaristë. Kjo posaçërisht vlen nëse punoni në ndonjë kompani. Peshoret në shkurt do të kenë rastin të tregojnë anën e tyre kreative, andaj nëse dëshironi të vizatoni apo të shkruani më shpesh vazhdojeni këtë. Sa u përket financave, situata është përmirësuar dhe tani mund të relaksoheni pak.
Shëndeti: Kënaqeni vetëm me disa gjëra të cilat një kohë të gjatë i keni dëshiruar. Do të ishte mirë ta kontrolloni pasqyrën e gjakut.
Dashuria: Peshoret në shkurt do të kenë momente të shumta harmonie dhe romantike me partnerin. Grindjet, mospajtimet dhe problemet nga e kaluara i keni hedhur pas shpine dhe tani mund të relaksoheni dhe të kënaqeni në momentet qetësuese me personin e dashur. Shumica e Peshoreve në këtë muaj do të kenë më shumë kohë për të qëndruar bashkë me miqtë dhe me familjen. Do të jetë mirë nëse do të gjeni pak kohë për veten dhe të mendoni se çfarë do të mund të bëni për veten, por që deri tani nuk e keni bërë. Do t’ju kënaqin pasionet e reja apo interesimet e reja. Peshoret e lira do të takojnë personin interesant me të cilin do të kenë shumë tema të përbashkëta, lehtë mund të shfaqen simpati ndërmjet jush.
AKREPI HOROSKOPI MUAJIT SHKURT
Puna: Këtë muaj, Akrepat mund të presin përmirësim në planin afarist. Në periudhën e kaluar, jeni angazhuar që t’i tregoni cilësitë tuaja dhe keni investuar shumë në arsimimin dhe punën tuaj, tani është koha që t’ju shpaguhen këto. Situata e volitshme financiare do t’i kontribuojë humorit më të mirë. Jeni të sigurt në veten dhe në atë që mund të ofroni në vendin e punës dhe tani vërtet nuk keni arsye të brengoseni aq shumë. Harrojeni stresin, sepse para jush janë ditë të bukura. Nëse planifikoni bashkëpunime të reja, është me rëndësi të jeni rreptësishtë afaristë dhe që assesi mos pranoni më pak se ajo që e meritoni. Qëndroni të vendosur në qëllimet tuaja dhe vazhdoni të angazhoheni me të njëjtin ritëm.
Shëndeti: Tani është koha e duhur të filloni të ushtroni rregullisht dhe t’u përmbaheni rregullave të ushqimit të shëndetshëm.
Dashuria: Akrepat e zënë do të kenë rastin që me partnerin të bisedojnë për planet e ardhshme. Shumica nga ju do të mendojnë për zgjerim të familjes, por edhe për angazhimet e përbashkëta afariste. Kjo është koha ideale që ta forconi lidhjen me partnerin, andaj edhe do të filloni realizimin e ndonjë ideje të përbashkët, do të ketë rrjedhë të suksesshme. Veç kësaj, do të ketë më shumë shoqërime dhe takime, ku do të mund të relaksoheni dhe të argëtoheni. E keni kuptuar edhe vetë që vetëm biseda e sinqertë çon deri në marrëdhënie të qëndrueshme dhe cilësore, dhe prandaj mos mbani asgjë sekret. Akrepat e lirë, edhe krahas lajkatimeve, nuk mund ta gjejnë shpirtin binjak. Megjithatë, gjërat do të ndryshojnë nga fundi i muajit kur në jetën tuaj hyn personi i cili do t’i ndryshojë qëndrimet tuaja të forta.