Në planin financiar do keni fat…Horoskopi ditor, 31 dhjetor 2022

DASHI

Në disa momente mundet edhe t’iu mungojë objektiviteti sot, por në përgjithësi do jeni të matur, do dini si të veproni dhe do pranoni këshillat. Për të dashuruarit do jetë një ditë e mrekullueshme kjo e sotmja. Çdo gjë do shkojë më së miri dhe ju do përjetoni kënaqësi pa fund. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do bëni për vete cilindo që dëshironi. Bëjini sytë katër dhe shikoni kudo që të shkoni. Në punën tuaj mos u mbështesni tek ndihma që mund t’iu japin të tjerët, por tek kompetencat tuaja. Në planin financiar do keni fat. Të shumtë do jenë planetët që do iu mbështesin dhe buxheti do të stabilizohet. Shlyeni fillimisht borxhet.

DEMI
Gjatë kësaj dite do e lini veten shumë të lirë dhe nuk do keni aspak frikë të guxoni gjëra të reja. Të gjithë do ju adhurojnë për energjinë që do keni. Ju të dashuruarve, personi të cilin e keni në krah do iu bëjë të ndiheni shumë mirë. Ai do iu përkëdhelë në çdo moment dhe kënaqësitë që do përjetoni do jenë të mëdha. Ju beqarët duhet të jeni optimistë dhe të mos i humbin shpresat. Shumë shpejt edhe ju do takoni personin e ëndrrave. Në punë do filloni projekte të reja dhe familja do iu ndihmojë. Sipas Horoskopit Vip, shumë dyer të reja do ju hapen gjatë kësaj dite. Edhe nëse keni probleme në planin financiar nuk duhet të dorëzoheni. Me këmbëngulje do arrini t’i stabilizoni.

BINJAKËT
Gjatë kësaj dite do ndiheni më të qetë dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Momentet e gëzimit dhe lumturisë do shtohen gjithnjë e më tepër. Influenca e planetëve në jetën tuaj në çift do jetë pozitive. Do kaloni çaste të bukura dhe me surpriza të këndshme. Ambienti i sotëm për ju beqarët do jetë paksa melankolik. Mundohuni të dilni më shumë dhe të takoni persona të rinj sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër. Përpjekjet që keni bërë kohet e fundit në punë do fillojnë të japin frytet e duhura. Mund të merrni edhe një post apo detyre të re. Urani do sjellë të papritura të këndshme edhe për sektorin e financave. Tregohuni vetëm pak më të kthjellet dhe më të arsyeshëm.

GAFORRJA
Optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe në fakt pritet të keni fat. Keni bërë shumë të mira dhe sot disa të afërm do ju mbështesin në çdo fushë. Ju qe jeni në një lidhje do mundoheni të ruani qëndrueshmërinë e lidhjes suaj. Nga mbrëmja priten edhe momente pasionante. Bëni vetëm pak kujdes nga Urani, i cili mund t’iu nxitë të keni dyshime. Ju beqarët do keni disa takime. Tregohuni të vëmendshëm në mënyrë që të zgjidhni personin e duhur. Në punë do jeni striktë dhe do kërkoni që çdo gjë të bëhet si thoni ju. Energjia dhe pozitiviteti do ju shoqërojnë gjithë kohës. Financat do jenë të ekuilibruara. Edhe pse Plutoni do iu pëshpëritë ide të rrezikshme ju nuk do e dëgjoni.

LUANI
Do jeni shumë kokëfortë dhe të padëgjueshëm gjatë kësaj dite prandaj dhe do ju lindin probleme te herëpashershme. Mundohuni të paktën të pranoni gabimet. Disa konflikte mund ta tronditin pak jetën tuaj në çift dhe ju do e keni paksa të vështirë të ruani një klime të ngrohtë. Fatmirësisht Jupiteri dhe Venusi do iu ndihmojnë në këtë fushë. Ju beqarët nuk do tërhiqeni nga aventurat e momentit dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë mos kërkoni të jeni mbi të tjerët dhe respektoni si duhet rregulloret. Po vepruat sipas mendjes tuaj do merrni vetëm kritika. Financat do përkeqësohen pasi do keni tendencë të shpenzoni shumë. Ndryshoni sjellje sa pa qenë ende vonë sepse nuk do keni rrugëzgjidhje.

VIRGJËRESHA

Do bëni të pamundurën për të ruajtur marrëdhënie të mirë me të gjithë sot dhe në përgjithësi nuk do iu dalin probleme. Sinqeriteti do jetë mbi gjithçka. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë mjaft e qetë. Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe pa asnjë tronditje të vogël. Ju beqarët do jeni si magnet dhe kjo do i bëjë të ndiheni me fat. Sensualiteti do arrijë kulmin në orët e mesditës. Në punë do mundoheni shumë për të gjetur rrugën e duhur nga ku duhet të kaloni. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por ama as e pamundur. Për shkak se situata financiare nuk do jetë ashtu si duhet ju nuk do mund të plotësoni disa nga dëshirat tuaja.

PESHORJA
Do keni intuitë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do paraprini çdo gjë. Problemet serioze nuk kanë për të qenë pjesë e jetës tuaj. Saturni do iu sjellë më shumë stabilitet në çift. Lidhja juaj do bëhet më serioze, por edhe përgjegjësitë do jenë më të mëdha. Ju beqarët do keni nevojë të pushtoheni nga dashuria, por kjo e fundit do jetë kapricoze. Tregohuni më të hapur dhe më të duruar. Sipas Horoskopit Vip, në punë do jeni këmbëngulës dhe guximtare. Do arrini t’i kaloni të gjitha sfidat që do ju dalin para. Mërkuri do ndikojë fuqishëm në planin financiar. Falë këtij planeti nuk do mund të bëni shumë shpenzime sepse buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë.

AKREPI
Gjatë kësaj dite do keni përshtypjen sikur do luftoni me mullinjtë e erës. Do ju duhet të bëni shumë përpjekje për të marrë rezultatet e shumë ëndërruara. Venusi do sjellë probleme në jetën tuaj në çift, megjithatë këto konfliktet nuk do kenë pasoja të mëdha. Mundohuni të ruani sa më shumë qetësinë. Ju beqarët do jeni më realistë gjatë kësaj dite. Do njihni dashurinë dhe do kaloni momente të bukura. Në punë sido që t’iu vijnë gjërat nuk duhet të dekurajoheni aspak dhe nuk duhet të shpërqendroheni. Vlerësojeni veten dhe kini më tepër besim. Financat do kenë goxha probleme Mundohuni të ulni shpenzimet që të mos ngeleni me xhepat bosh. Flisni edhe me ndonjë specialist nëse keni mundësi.

SHIGJETARI
Nën ndikimin ne Jupiterit sot do jeni të zotët e vetes dhe këshillues shumë të mirë. Do iu jeni zgjidhje të gjitha gjërave sepse për ju nuk ka asgjë të pamundur. Nëse keni një lidhje dita pritet të jetë shumë premtuese. Venusi do iu bëjë ta shijoni sa më shumë lidhjen tuaj dhe do i shprehini më tepër ndjenjat. Edhe ju beqarët do kaloni një ditë të bukur, megjithëse nuk do keni dëshirë të fiksohen diku. Ju do parapëlqeni më tepër aventurat kalimtare. Në punë do keni nevojë të izoloheni dhe të bëni atë që mendoni pa u ndikuar nga askush tjetër. Situata financiare do jetë e mirë dhe ju do keni fat me shumicë. Përfitoni nga kjo për të hequr disa lek mënjanë.

BRICJAPI
Dita e sotme do jetë përgjithësisht e bukur dhe e mbushur me surpriza. Lëreni veten të udhëhiqeni nga momenti. Nëse keni një lidhje mos lejoni askënd t’iu futë në turbullira. Edhe pse do jeni paksa të mërzitur për diçka flisni me partnerin qetësisht dhe pa ngritur zërin. Për ju beqarët, sektori i dashurisë do jetë një kuti e madhe e mbushur me surpriza të bukura. Ndjenjat do jenë në qendër të vëmendjes dhe do iu kushtoni mjaft rëndësi. Në punë fati do ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës dhe mund të filloni edhe një projekt të rëndësishëm që e keni ëndërruar prej kohësh. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por duhet të tregoheni të arsyeshëm që të ruani ekuilibrin.

UJORI
Sado të mundoheni nuk do e shihni dot me optimizëm jetën sot dhe do shqetësoheni edhe për gjënë më të vogël. Do ju mungojë besimi në vetvete. Marrëdhënia në çift ka rrezik të shkojë keq. Posesiviteti do jetë objekt i debateve midis jush. Mundohuni ta kontrolloni veten. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet e dikujt sepse në mendjen tuaj keni imagjinuar një person tjetër. Nëse nuk keni dëshirë askush nuk do iu detyrojë dot. Në punë nuk do ju përshtatet aspak puna në ekip dhe në shumë momente do keni kontradikta të forta me kolegët tuaj. Përfitoni nga mbrojtja që do iu japë Jupiteri në planin financiar në mënyrë që të shtoni të ardhurat.

PESHQIT
Shpirti juaj luftarak do jetë mbizotërues gjatë kësaj dite. Do jeni të gatshëm të kaloni çdo lloj sfide, por yjet këshillojnë pak më shumë reflektim. Situata në çift do të stabilizohet dhe me mbështetjen e Jupiterit marrëdhënia juaj do të përmirësohet. Nëse keni kërkuar gjithmonë të bashkëpunoni më tepër me partnerin tuaj më në fund do ia arrini qëllimit. Nëse jeni beqarë nuk do keni fat në dashuri. Dilni pak me miqtë dhe qëndroni edhe disa orë me familjarët. Në punë nuk do keni tjetër rrugëzgjidhje përveçse të pranoni të bashkëpunoni me disa kolegë që nuk i keni qejf. Ditë delikate në planin financiar. Mos u bëni të paduruar sepse do e përkeqësoni situatën

Author: horoscope