Nëntori do jetë një muaj i vështirë në përgjithësi për 4 nga shenjat e horoskopit

Në datën 8 nëntor do të ketë një eklips hënor në boshtin Demi-Akrep dhe do të prekë kryesisht grupin e shenjave fikse. Kështu, në periudhën e ardhshme shenjat e mëposhtme të zodiakut do të përballen me përfundimin e një situate, me vështirësi të ndryshme dhe me një sërë ndryshimesh që do të sjellin të dhëna të reja.

Le të shohim secilën prej tyre në detaje:

Demi

“Fundi i një epoke”! I gjithë nëntori me një fjali! Fundi në çështje të ndryshme do të vijë për ju Demi. Do ketë ndryshime të mëdha dhe do ketë zhvillime në jetën tuaj personale apo profesionale. Mund të ketë një ndarje përfundimtare, ndërprerje të një partneriteti, një ndryshim pune ose mund të vendosni të hidhni hapin tjetër në marrëdhënien tuaj. Domethënë, gjërat që nuk ndodhin për një kohë të gjatë tani mund të ndodhin nga një ditë në tjetrën. Ndryshimet mund të mos jenë gjëja më e mirë për ju, megjithatë ajo që vjen më pas do t’ju çojë në një vend më të mirë se ku jeni tani!

Luani

Nëntori do jetë një muaj i vështirë në përgjithësi për ju Luanët. Humori do ndryshojë vazhdimisht dhe për këtë do të luajnë një rol çështje të ndryshme familjare që do ju lindin dhe ju mërzitin. Kjo situatë do të rëndohet edhe nga problemet e vjetra dhe çështjet pezull që nuk janë mbyllur dhe do të dalin sërish në sipërfaqe. Kështu do të vijë momenti që të merrni frymë thellë dhe të merrni vendime që nuk do të jenë të lehta, por të nevojshme për të mbyllur njëherë e përgjithmonë rastet e së shkuarës që nuk ju lënë të ecni përpara.

Akrepi

Muaji fillon me një eklips hënor që ndodh në shenjën tuaj dhe kjo do të thotë se nuk do të mbeteni të paprekur. Ndryshime të mëdha do të ketë në periudhën e ardhshme dhe shumë gjëra do të ndryshojnë në përditshmërinë tuaj, ndaj më mirë përgatituni. Bëhuni gati për ndryshim pune, ndërrim shtëpie… ndërrim partneri! Po një ndarje ka shumë gjasa të ndodhë. Disa gjëra do të marrin fund dhe do t’ju kërkohet të ndërtoni një jetë të re nga e para.

Ujori

Më në fund, edhe ju Ujorët do ta keni pak të vështirë këtë muaj! Eklipsi hënor i datës 8 nëntor së bashku me eklipsin diellor të 25 tetorit që ka ndodhur në shenjën tuaj do t’ju shqetësojnë shumë dhe do të ndjeni se po ju thith gjithë forcën dhe energjinë. Këto dy eklipse do të sjellin një fund por edhe një fillim të ri! Do ketë surpriza dhe zhgënjime pasi do shikoni sjellje nga personat e afërt që nuk do ju pëlqejnë. Mund të përballeni me probleme në martesë, marrëdhënie dhe punë. Kushtojini vëmendje mënyrës se si i trajtoni situatat dhe vendimeve që merrni!

Author: horoscope