




Nëse nuk e keni idenë për librin e radhës, atëherë duhet të pyesni dikë që lexon shumë. Do të jeni me fat nëse njihni persona të shenjave të mëposhtme, sepse i kushtojnë rëndësi leximit dhe janë gjithmonë të informuar. Cilat janë shenjat e horoskopit që lexojnë më tepër?




Virgjëresha: Virgjëreshat kanë një vëmendje të natyrshme ndaj detajeve që e bën leximin një nga gjërat e tyre të preferuara. Në fakt, Virgjëreshat mund të jenë shenja e zodiakut që i pëlqen më shumë të lexojë! Nuk ka asgjë që një Virgjëreshë pëlqen më shumë sesa të analizojë dhe dekodojë, gjë që e bën leximin ushtrimin perfekt për trurin e tyre mbresëlënës.




Binjakët: Ju mund të mendoni se Binjakët nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin dhe dalin, duke besuar se natyra e tyre ekstroverte do t’i pengonte ata të qetësoheshin mjaftueshëm për të lexuar. Sidoqoftë, gaboheni! Ekziston një aspekt shumë privat i personalitetit të Binjakëve dhe pasi ata kanë kaluar orë të tëra duke biseduar, u duhet kohë për veten e për t’u rikuperuar. Binjakët janë natyrshëm kureshtarë dhe intelektualisht “të uritur”.
Shigjetari: Pas natyrës së tyre adrenalindashëse, Shigjetarët janë filozofë. Kjo shenjë zjarri me shpirt të lirë është gjithmonë duke u përpjekur të gjejë kuptimin më të thellë në çdo gjë dhe përmes leximit, një Shigjetar mund të shohë nga këndvështrimet e njerëzve të tjerë, të hapë mendjen ndaj ideve jashtë kësaj bote dhe përfundimisht, të zgjidhë misteret e universit.




Peshqit: Peshqit janë ëndërrimarë. Ata janë mjeshtër për t’u shkëputur nga realiteti dhe të vizitojnë një vend tjetër në imagjinatën e tyre! Peshqit lexojnë gjithçka, veçanërisht nëse historia është e ngjyrosur me romancë ose fantazi, sepse në fund të ditës, kjo shenjë thjesht dëshiron të shohë bukurinë në botë.



