
Ka çifte të cilët sado shumë përpiqen të kenë një martesë të sukesshme e të qetë, nuk ia dalin. Partnerët në marrëdhënie të tilla thjesht nuk janë të pajtueshëm për sa i përket interesit romantik. Sipas astrologjisë, ka disa shenja të zodiakut, që kanë më shumë gjasa se të tjerat për të pasur një martesë të vështirë:




Dashi
Dashi ka një natyrë të vështirë dhe zemërohet me provokimin më të vogël. Është shumë e vështirë për të mbajtur dashin të qetë në situata të vështira, veçanërisht gjatë grindjeve martesore. Pasi qetësohen përfundimisht, përpiqen të kërkojnë falje, por për partnerin bëhet gjithnjë e më e vështirë ta durojë.




Binjakët
Të lindurve në këtë shenjë nuk u pëlqen ideja për të qenë vetëm me një person gjatë gjithë jetës së tyre. Përveçse janë të zënë me oraret e ngjeshur, vështirë se ndajnë kohë për bashkëshortin, për këtë arsye distancohen nga njëri-tjetri.
Virgjëresha




Virgjëreshat janë jashtëzakonisht të fokusuar në arritjen e përsosmërisë në të gjitha aspektet e jetës së tyre, duke përfshirë marrëdhëniet dhe martesën. Kjo shkakton probleme serioze në martesën e tyre, sepse partneri i tyre ndihet i frustruar sepse ai duhet të jetë absolutisht i përsosur në çdo gjë.
Akrepi




Ata nuk lejojnë askënd t’u afrohet me të vërtetë, madje as bashkëshortin e tyre, nga frika se mos i lëndojnë. Por sapo i dorëzohen një personi, ata nuk mund të qëndrojnë larg, edhe nëse kjo do të thotë shkelje e privatësisë dhe hapësirës personale. Janë ata që duan të kenë fuqi në një lidhje.
Bricjapi
Bricjapët janë punëtorë të mëdhenj që mendojnë vetëm për punën dhe karrierën e tyre. Kjo është shumë zhgënjyese për partnerin e tyre që dëshiron të kalojë kohë cilësore me ta. Mund të jetë shumë e vështirë të merreni me bricjapët.



