Nga nesër jeta romantike e këtyre 2 shenjave të horoskopit do të ndryshojë në mënyrë pozitive

Nga nesër Mërkuri kalon në shenjën e shigjetarit. Energjia e tij pozitive do të ndikojë për mirë në këto 2 shenja astrologjie:

Dashi

(21 mars – 19 prill)

Nëse është dikush që kur vendos një plan i shkon deri në fund, ai është Dashi.

Në jetën tuaj të dashurisë, ju jeni përballur me një “mur”; me diçka që nuk po funksionon dhe nuk jeni të sigurt nëse dëshironi që kjo thjesht të ‘mbarojë’ apo të zgjidhet.

Ju madje mund ta doni këtë person, por diçka që ai bën nuk është e drejtë, dhe ju duhet të ndërhyni dhe të parandaloni që kjo lloj sjellje të kthehet në zakon.

Partneri juaj ka një zakon të keq, dhe ai po fillon të përhapet në marrëdhënien tuaj aktuale  duke sjellë probleme.

Merrni energjinë nga Mërkuri që kalon në Shigjetar dhe uleni partnerin tuaj për një ‘bisedë’. Do të shihni se gjithçka do të ndryshojë.

Binjakët

(21 maj – 20 qershor)

Binjakët kanë diçka që i krijon gjithnjë probleme me partnerin, fakti që duan t’i bëjnë gjërat në mënyrën e tyre. Kur ndeshen me dikë tjetër që sillet njësoj aty lindin problemet.

Këtu ju vjen në ndihmë Mërkuri në Shigjetar; përdorni këtë energji për të thënë atë që besoni se është e nevojshme për ta bërë marrëdhënien të qëndrueshme.

Author: horoscope