Nisur nga Luizi që mendonte se Deamisheli po i bënte magji: A ka lidhje mes kristaleve dhe magjisë?

Më 5 shkurt, ndodhi Hëna e plotë në Luan (e cila solli edhe disa ndryshime për shenjat e horoskopit) dhe Dea bëri rituale të ndryshme, për të karikuar kristalet dhe për të manifestuar në Hënë të plotë, e cila mendohet se përshpejton manifestimin dhe realizimin e dëshirave. Të nesërmen, Luizi u zgjua dhe e kapi pak paniku, duke thënë se “Dea i kishte bërë magji”.

Tani, nisur nga kjo, përveshim krahët dhe ju tregojmë se në fakt, Luizi mund të jetë panikosur pa ndonjë arsye, ose ndoshta edhe ka bërë shaka, pasi Dea thjesht po karikonte byzylykët me kristale me teknikën më të zakonshme të karikimit të kristaleve: duke përdorur dritën dhe energjinë e hënës.

Përpos besimit spiritual, nuk ka asnjë studim shkencor që tregon se ka lidhje mes kristaleve dhe magjive, thjesht mendohet se kur ne i vendosim vetes një qëllim, nënvetëdija jonë programohet dhe bën gjithçka që ta arrijë qëllimin.

Në shumë raste, kristalet përdoren për të manifestuar, apo për të pastruar altarin ku kryhen ritet e magjisë (të cilin nuk e kemi parë te Dea). Pra, në vetvete, besohet se kristalet nuk kanë fuqi magjike, por përdoren për pastrim dhe mbrojtje.

Rikthehemi te Dea: Ajo thjesht po karikonte byzylykët e saj me kristale, nuk po bënte asnjë rit magjie.

Çka është shumë e rëndësishme në procesin e kristaleve, është pastrimi dhe karikimi i tyre, por për të realizuar magjinë e pretenduar, duhen të tjera elemente, të cilat varen nga qëllimi i personit që bën magji, si dhe njohuri të shumta në këtë fushë.

Kristalet karikohen përmes një sërë mënyrash dhe më e njohura është pikërisht përmes hënës dhe diellit. Dea po bënte pikërisht karikimin me dritën e hënës.

Karikimi përmes hënës është i sigurt për çdo kristal dhe zakonisht, përdoret për të karikuar kristale që përmirësojnë rrugëtimin shpirtëror dhe fuqizojnë intuitën. Mënyra e karikimit është shumë e thjeshtë: Kristali pozicionohet në një zonë ku shihet qartë hëna.

Ndërsa kristalet në ngjyra blu, lejla apo me ngjyra të ndezura nuk duhen lënë në diell, sepse u zbehet ngjyra dhe mund të çahen nga nxehtësia.

Mënyra të tjera karikimi:

Kripa

Uji

Kontakti me tokën

Ajri

Zjarri

Fuqia e qëllimeve

Author: horoscope