Gjithë ekuilibër! Specifikisht, do t’ju tregojmë pak për burrat e kësaj shenje. Si është jeta pranë një burri Peshore?
Një burrë i shenjës së Peshores do të ketë zgjidhjet e përsosura për të gjitha problemet tuaja dhe një përgjigje për çdo pyetje që ju kërkoni. Ndonjëherë, temperamenti i tij është i vështirë dhe zakoni i tij për të racionalizuar çdo gjë, duke përfshirë edhe dashurinë, do tju acarojë- ose ta pranoni humbjen më lehtë dhe të largoheni. Të përpiqesh të shpëtosh nga kurthet e ngritura për kafshët e egra në një pyll, do të jetë më e lehtë sesa të çlirohesh nga një mashkull i shenjës së Peshores.
Nëse ju tentoni t’ja mbathni, ai do tju bindë që të qëndroni, duke përdorur logjikën dhe argumenta aq inteligjente, saqë ju nuk mund të shpresoni ti përmbysni ato, nëse nuk diplomoheni në Universitetin e Harvardit. Përveçse të përdorë pushtetin e tij të pakrahasueshëm të arsyetimit mbi ju, ai do të kthehet në mënyrë kaq të ëmbël dhe të butë, saqë ju do ti harroni mospërputhjet frustruese të natyrës së tij që ju mërzitën më parë. Pastaj ai do të buzëqeshë dhe diçka do të ndodhë brenda jush. Zemra juaj do të rrahë sërish fort, si më parë.
Që nga ai moment, beteja do të jetë e humbur. Ëndrrat e tij do të jetë ëndrrat tuaja dhe asgjë nuk do të jetë më e rëndësishme për ju, sesa ta bëni atë të lumtur. Ju do ta kërkoni atë buzëqeshje dhe do të keni nevojë për të që të mbijetoni, ashtu si një udhëtar i etur në shkretëtirë ka nevojë për ujë. Vetëm një fëmër me zemër të ngurtë, mund ti rezistojë buzëqeshjes së Peshores dhe ajo do të duhet të përdorë gjithë vendosmërinë e saj për të mos u magjepsur nga çiltërsia dhe pastërtia e saj. Bukuria dhe sharmi i Peshores nuk është si hipnoza bindëse e Akrepit.
Nga ana tjetër, për të përdorur frazën e tij të preferuar të “zënies në grackë”, do të ketë raste kur meshkujt e Peshores do të jenë shumë të luhatur, pasi anët e peshores do të lëvizin lart e poshtë si të çmendura. Do tju duhet t’i bërtisni, ta shtyni atë në liqen, ose ti qëndroni në kokë deri sa të merrni vëmendjen e tij dhe ta detyroni atë të bëjë lëvizjen e duhur. Mos jeni aq naive sa të mendoni se dashuria do të jetë e qetë dhe e lumtur përjetësisht, edhe nëse ai është sundohet nga planeti i Afërditës. Nëse ju e njihni mitologjinë , e dini që edhe kjo perendeshë, kishte ditët e saj të zymta. Megjithatë, kur peshorja të arrijë të balancohet, jeta me mashkullin e shenjës së Peshores mund të jetë kaq dehëse, si të jetë një kupë floriri e mbushur me shumë të qeshura dhe me një lirshmëri, që vetëm perënditë e Olipmit e zotëronin.
Për këtë burrë, të marrë një vendim përfundimtar është po aq e vështirë sa të zbusë një buall të egër; sapo ai të arrijë ta bëjë këtë, mund ta ndryshojë sërish mendjen e tij pa asnjë parandalim, nëse dyshon se është bërë një gabim. Kjo vlen në të gjitha fushat, qoftë në biznes, në shoqeri apo në dashuri. Tani, mund ta imagjinoni gjendjen tuaj shpirtërore dhe aftësinë tuaj për ta izoluar veten nëse ju qëllon që të dashuroheni më një nga këta “magjistarë” të paarritshëm? Është pothuajse e pamundur që të jeni të paprekshëm, sado e kujdesshme të tregoheni.
Fjala “dashuri”dhe fjala “Peshorja” janë praktikisht sinonime. Peshorja ka shpikur romancën dhe e ka përpunuar atë në një art edhe me më shumë finesë se Luani, Akrepi dhe Demi, për të cilët është folur shumë. Strategjitë delikate të Kupidit janë talentet natyrale të Peshores. Ai do të përdorë çdo marifet me lehtësinë me të madhe dhe rrallë do të dështojë për ta bërë të tij cilëndo grua. Megjithatë, sapo e zotëron atë, ai nuk është gjithmonë i sigurt çfarë të bëjë me të.. Duke e patur atë të magjepsur dhe të nënshtruar në mënyrë të vullnetshme, ai heziton. A duhet ai të përfitojë nga gjendja e saj e pafuqishme apo duhet ti propozojë martesë? Apo të dyja? Apo asnjërën? Lufta mendore fillon dhe jeta në kopshtin e Edenit me këtë Adam të veçantë bëhet emocionuese deri në ekstazë.
Ai nuk do të humbasë interesin për gjininë e kundërt derisa ai do të shkojë në të paktën nëntëdhjetë vjeçë. Ky mund të jetë thjesht një interes akademik, nëse ai është lumturisht i martuar, por subjekti nuk do të jetë asnjëherë jashtë interesit të tij, edhe sikur ai thjesht të imagjinojë se si do të jetë të kërcejë me atë vajzë të bukur në një sallë vallëzimi.
Duke qenë se arti i dashurisë vjen kaq natyrshëm dhe shumë herët të meshkujt e shenjës së Peshores dhe meqë ai pothuajse gjithmonë merr kurorën e suksesit në ekskursionet e tij romantike në xhunglën e dashurisë, atij i ndodh që të ngatërrohet në shumë nga degët e pemëve të pyllit. Peshorja urren të lëndojë ndjenjat e dikujt askujt, edhe pse ai nuk është në dijeni të dëmit që ka shkaktuar, nëse ndodhet në një gjendje shpirtërore argumentuese. Ai urren të thotë jo dhe rrallë e kupton se shtyrja e gjerave është më e dëmshme se ti japë fund një situate që nuk ka mundësi për të qenë e lumtur. Në situatën e kundërt, kur ndjenjat e tij janë shumë sublime, agonia e zgjatur mund të jetë po aq torturuese. Vetëm një mashkull i shenjës së Ujorit, mund të jetë më i turpshëm se Peshorja për të bërë një lëvizje drastike në një drejtim apo në një tjetër.
Nëse ai ndjen se ka qenë i padrejtë me dikë në jetën e tij, me ju ose me dikë tjetër kohët e fundit (në aspektin romantik) pavendosmëria e tij do të jetë shumë e dhimbshme. Për të, të jesh i padrejtë është sikur të kesh bërë një vrasje të shkallës së parë. Ngurrimi për të qenë mizor, mund ta shtyjë atë në një propozim të gabuar martese, i destinuar për të përfunduar në divorc – ose zvarritja e tij e pafundme mund të bëjë që ai të humbasë dashurinë e jetës së tij. Kështu që ju mund të shihni se qëndrimi i tij është thikë me dy presa, që ose do të presë dashurinë e vërtetë, ose martesën e gabuar.
Tendenca për të ndryshuar shpesh është e pamohueshme te meshkujt e shenjës së Peshores. Ata priren të luajnë, sidomos në rininë e tyre. Impulsi natyror i Peshores është që të vlerësojnë pothuajse çdo femër, për të peshuar mundësinë që ajo të jetë shpirti i tij binjak. Ata shpesh e ngatërrojnë dashurinë me miqësinë. Çuditërisht,nuk ndodh shpesh që ky mashkull të ndihet zemërthyer, pavarësisht gjithë eksperimenteve dhe eksperiencave të shumta që ka kaluar. Ai mund ta harrojë me shpejtësi ofenduese historinë e fundit të dashurisë dhe është më i priruri nga të gjithë (ndoshta përveç meshkujve të Shigjetarit dhe Binjakëve) që mos ketë keqardhje për kujtimin e dashurisë së njëanshme ose një romancë që ishte e destinuar për të përfunduar. Ai mund të mbajë ndonjë brengë, por nuk do të ketë ndonjë dëmtim të përhershëm, përveç rasteve shumë të veçanta. Në një situatë të tillë, lëndimi mund të jetë shkatërrues përtej imagjinatës.
Peshorja është gjykatësi. Ju do të shihni shumë gjyqtarë që do të marrin vendime të drejta, pasi ti kenë peshuar faktet, por ju nuk do tju rastisë ndonjë prejt tyre që tju pyes pse ngjyra e kuqe ju bën nervoze, ose të mirëkuptojë mbylljen e deres burrit tuaj pse ai vishte ato pizhamat e kuqe me shirita. Gjithmonë mbani mend se Peshoret argumentojnë vetëm në bazë të një kurioziteti abstrakte. Ai duket sikur është kurioz, që do të dijë çdo gjë, por nuk është. Nuk është as nga ata që fut hundët aty ku sduhet, apo që merret me fjalë, siç duket se eshtë. Të nxjerrësh një sekret të dhënë në mirebesim te një Peshore, është si të gjesh kodin e një kasaforte apo të detyrosh një prift të thyejë kodin e rrëfimit.
Nëse nuk ka ndikime negative financiare në kartelën e tij të lindjes, ai nuk do të jetë dorështrënguar me buxhetin. Në të kundërtën, Peshorja tipike është tepër bujar me të paratë. Ai beson në përdorimin e objekteve apo veprimtarive që sjellin bukurinë apo lumturinë. Përgatituni që të jeni një zonjë e mirë, sepse shtëpia e tij do të jetë një vend mikpritës i rregullt gjatë pothuajse gjithë orëve të ditës dhe të natës (përveç gjatë periudhave të pushimit, kur ai do të dojë të mos shqetësohet nga zilja e derës, e telefonit apo njerëzit) . Mos e merrni atë në vende të mbushura me njerëz, ku ai është detyruar të ndiejë shtypjen dhe ku zhurma e madhe fyen ndjenjën e tij të harmonisë. Turmat e huaja ndikojnë në ekuilibrin e tij të brendshëm.
Të gjitha Peshoret kanë një neveri instinktive për kontaktin fizik me turmat e mëdha të njerëzve. Jeta e tij sociale do të spërkatet bujarisht me njerëz inteligjente dhe persona me humor, por kur grupi do të zgjerohet në më shumë se disa dhjetëra frymorë, ai do të luftojë për ajër. Një mashkull i shenjës së Peshores, papritmas mund tju lënë vetëm në një teatër të mbushur me njerëz, pa ju dhënë asnjë shpjegim. Ai nuk po largohet nga ju se nuk ju pëlqen. Ai thjesht është duke u përballur me klaustrofobinë, një problem tjetër i Peshoreve tipike.
Rruga më e shpejtë drejt humbjes së interesit që të çon në divorc, është një shtëpi e çrregullt. Mbani ulur zërin e televizorit dhe të radios, si dhe mos lejoni erën e gatimit të arrijë në hundën e ndjeshme të burrit tuaj Peshore. Nëse ju duhet të bëni supë me qepë dhe hudhra, spërkasni me deodorant me arome pishe gjithë shtëpinë, derisa ajo të mbajë erë si pyjet e mëdha veriore. Të varni corapet tek vendi i peshqirit të dushit është e papranueshme. Të harroni të merrni pluhurat ose t’i lini shtretërit të parregulluar, mund të bëni që burri juaj i dashur të jetë në një gjendje të vazhdueshme mosmarrëveshjesh emocionale.
Mashkulli i Peshores e urren konfuzionin dhe ai me të vërtetë ka nevojë për harmoni që të jetë i qëndrueshëm. Shtëpia e tij duhet të jetë një oaz i bukur, i qetë nga zhurnat e botës së jashtme, ose këto Peshore mund të mbeten përgjithmonë jashtë balancës. Duke qenë se ai rrallë analizon motivet, ju do të duhet të jeni mjaft e zgjuar për të kuptuar se pse ai nuk është në shtëpi apo pse ai fle gjatë gjithë kohës kur është. Mos harroni se ai është i dobët në analizën e vetes, kështu që ju duhet të jeni analistja e tij.
Nëse jeni e dashuruar me një mashkull të shenjës së Peshores dhe jeni e sigurt se është është e shkruar të jetë kështu, merrni guximin dhe propozojini çdo gjë që keni në mend, përfshirë këtu edhe martesën. Ai do të ndihet i çliruar që ju morët iniciativën. Por, kini parasysh se pas dëshirës së tij për tju lënë ju të vendosni, qëndron gëzimi i fshehur që ai tju thotë- kur gjërat nuk do të shkojnë mirë një ditë- fjalinë: “Ti e more këtë vendim, jo unë!” Prandaj sigurohuni që ju e dini mire se çfarë jeni duke bërë, ose nuk do të arrini të dëgjoni fundin e historisë. Ka vetëm një mënyrë për tu barazuar me të. Thuaj: “Po, unë e vendosa.”