Një i afërmi i juaji ka nevojë për..!/ Horoskopi për ditën e shtune, 8 prill 2023

Dashi

Nuk do të keni mundësi të ndihmoni një mik që jeton larg. Do të ndiheni të frustruar sepse do të jeni personi i parë , ku ai do të drejtohet për asistencë. Dhe fakti që nuk ia ofroni dot, do t?ju bëjë nervozë sepse jeni person që fitoni besimin e të tjerëve. Megjithatë vazhdoni të qëndroni pozitivë, sepse do të keni pafund raste të tregoni dhembshuri dhe humanizëm.




Demi

Një i afërmi i juaji ose shok i ngushtë ka nevojë për kujdes mjekësor. Nëse vendoseni në panik, nuk zgjidhni asgjë. Merrni frymë dhe formuloni një plan. Organizoni një rrjet personash për t?i gatuar, siguruar transport  dhe ndihmuar këtë person. Aftësitë organizative në këtë rast kanë shumë rëndësi. Puna në grup është shumë e rëndësishme për të dhënë ndihmë praktike.

Binjakët

Problemet me konkurrentët po ju rëndojnë në mendje. Mos investoni shumë energji tek dikush që kërcënon dhe krijon drama. Përqëndrohuni dhe bëni më të mirën që mundeni. Më mirë punoni fort në një punë të vështirë se sa të qëndroni diku për mëshirë. Nëse papritur ju kap ankthi, blini një libër, bëni një shëtitje ose dëgjoni muzikë.




Gaforrja

Puna ka filluar të ngadalësohet, duke ju shqetësuar. Në vend që t?i prisni të mirat nga qielli, filloni të merrni masa. Filloni të kërkoni një punë tjetër. Ju jeni një person shumë i dashur. Jeni të ndjeshëm ndaj nevojave të fëmijëve, kafshëve ose bimëve dhe kjo mund të jetë fitimprurëse për ju. Dhe mbi të gjitha, një mjarrëveshje e tillë  do t?ju japë më shumë liri në jetën personale. Jepini.

Luani

Edhe pse është tunduese të ndërmerrni një risk financiar, duhet të ruani disa para në bankë. Diçka që ju duket e sigurt, mund të rrëmbejë të ardhurat tuaja. Nëse dikush ju ka bërë presion për të intervistuar në biznesin e tij, largojeni. Jini të sjellshëm, por të vendosur. Kushdo që përpiqet t?ju bëjë fajtor për mbrojtjen e interesave tuaja, shmangeni. Ka ca njerëz që janë jo vetëm egoitë, por edhe manipulues. Ju meritoni më të mirën.




Virgjëresha

Problemet me pajisjet në shtëpi, do t?ju bëjnë të lini ca para. Kërkoni dikë që është profesionist për t?u marrë me këto riparime. Pyesni miq ose të afërm për t?ju rekomanduar njerëz të besueshëm. Gjëja e fundit që do të donit, është që këto punë t?i linit në mes. Do të paguani ca, ama rezultatet do të jenë shumë të mira.

Peshorja

Nëse po planifikoni një udhëtim, do të keni probleme me plotësimin në kohë të dokumenteve. Do të jetë e nevojshme ta shtyni udhëtimin derisa të kopsitni letrat. Në vend që të ankoheni për fatin tuaj të keq, trajtojeni si mundësi për të mbaruar ca punë rutinë si psh të çoni makinën në servis, të rregulloni dosjet në punë, etj. Pasi t?i mbaroni këto detyra të rëndësishme, do të jeni gati për rrugë.




Akrepi

Disa të ardhura që po prisnit nuk po vijnë. Kjo është mënyra e Universit për t?ju treguar se duhet një ndryshim. Në vend që të kapeni pas një situate toksike, lëvizni drejt një vendi tjetër. Përvetësimi i aftësive të vlefshme në një fushë në rritje, do t?ju japë më shumë pushtet. Vendosini rrënjët tuaja në  një komunitet të bukur; do të ringjallë shpirtrat dhe do të plotësojë energjitë tuaja.

Shigjetari

Një plan juaji personal nuk do të ecë. Kanalizojeni energjinë në një kurs të avancuar studimi. Të mësoni një gjuhë të huaj, të diplomoheni diku, do t?ju forcojë reputacionin. Një certifikatë zyrtare mund të mos ju impresionojë ju, por do të fitojë mbi ca aleatë të fuqishëm. Me ndihmën e tyre, suksesi juaj është i garantuar.




Bricjapi

Mbajtja e një sekreti po ju shkakton probleme. Është koha të pastroheni, edhe nëse kjo do të thotë të vendosni një marrëdhënie në rrezik. Njerëzit tuaj të dashur meritojnë të dinë të vërtetën. Nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore ose për të trajtuar një varësi dhe keni nevojë për të holla, qetësohuni. Merrni frymë thellë. Krijoni një plan për të tejkaluar vështirësitë tuaja. Bëni hapa të vegjël dhe do të dilni nga ?lugina e mjerimit? një ditë.

Ujori

Një takim i rëndësishëm do të anulohet dhe kjo do t?ju mërzisë shumë. Mezi e keni siguruar këtë pjesëmarrje. Tani që është anuluar, nuk e dini nëse doni të jeni ende pjesë e grupit. Mos merrni  vendime të rëndësishme në gjaknxehtësinë e momentit. Jepini kohë vetes për t?u qetësuar. Nëse doni të bashkoheni në një organizatë tjetër, bëjeni.




Peshqit

Një punë që mendonit se ishte në përfundim, do të rrëzohet në minutën e fundit. Në të vërtetë është një bekim i maskuar. Në vend që të binit pre e presionit në këtë pozicion, zhvilloni një projekt që e keni përzemër. Lançimi i një biznesi do t?ju japë lirinë krijuese që ju duhet. Pasuria do të vijë përmes krijimeve artistike tek ju, jo nga entitetet e korporatave.

Author: horoscope