DASHI: Marsi në shenjë në këtë fillim vere ju ka bërë të palodhur dhe të vendosur të bëni përpara. Edhe Mërkuri në shenjën e Binjakëve do t’ju ndihmojë në marrëdhëniet tuaja. Vëmendjen do ta keni të përqendruar te puna. Mund të merrni të ardhura shtesë, por kujdes të mos i shpërdorni. Është mirë të keni një plan rezervë, nëse gjërat nuk shkojnë siç dëshironi. Vazhdoni kështu, sepse jeni në rrugën e duhur.
DEMI: Mërkuri do të largohet nga shenja juaj, por nuk do t’ju braktisë. E gjithë puna që keni bërë për të zgjeruar aktivitetin tuaj, dhe njerëzit që keni propozuar për vende të caktuara pune, tani do të japë frytet e saj. Në javët në vazhdim do të merrni ndihmë konkrete dhe atë shtysën e nevojshme për të bërë përpara. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar sezonin e ri, që do t’ju gjejë gjithmonë e më të vendosur të ndiqni objektivat tuaja. Pritet që të keni një verë të lodhshme, por të frytshme.
BINJAKËT: Dielli dhe Mërkuri do të jenë mbrojtësit e shenjës suaj. Kaq duhet t’ju mjaftojë për të kuptuar se jeni në qendër të vëmendjes. Po merreni me gjëra të mëdha dhe me siguri që do t’ia dilni mbanë, sepse keni mbështetjen e yjeve. Por, duhet që idetë tuaja t’i konkretizoni. Sepse kjo është pika juaj e dobët, që të krijoni projekte të përsosura, të cilat nuk i përfundoni. Mos e bëni këtë. Angazhohuni seriozisht, sepse yjet bëjnë tifo për ju.
GAFORRJA: Siç e dini dhe ju, nuk mund të mbulohet dielli me shoshë. Qiellin tuaj këtë javë do ta shqetësojë Marsi në prapavijë në shenjën e Dashit. Ndikimi i tij negativ po ju bën të humbisni durimin. Mos u dorëzoni, sepse vetëm kështu do t’ia dilni mbanë. Kujdesuni që gjërat të shkojnë mirë dhe bëni durim edhe për disa javë, kur Dielli do ta mbrojë shenjën tuaj. Ndërkohë bëni çmos që të qetësoheni.
LUANI: Ardhja e verës ju bën të ndiheni në humor të mirë, pasi ajo është stina juaj. Në qiellin tuaj nuk ka asnjë re, dhe falë mbështetjes edhe të Mërkurit do të jeni në humor të mirë, të gatshëm për t’u përballur me të gjitha sfidat. Me siguri që do t’ju ndihmojë edhe mbështetja e familjarëve dhe bashkëpunëtorëve. Jeni të pandalshëm, vazhdoni përpara me vendosmëri.
VIRGJËRESHA: Mërkuri do të vendoset në shenjën tuaj, duke ju sjellë pështjellim dhe vështirësi në komunikim. Do të jetë e vështirë t’ju kuptosh këto ditë dhe kjo do të ndihet më së shumti në sferën e punës. Por mos harroni se yjet nuk veprojnë asnjëherë rastësisht. Përgjegjës për këto mosmarrëveshje jeni dhe ju vetë, duke u ndier superiorë karshi kolegëve tuaj.
PESHORJA: Nuk mund ta mohojmë që keni qenë të ndjeshëm ndaj ndikimit negativ të Marsit. Edhe temperaturat e larta me zor i keni duruar. Por ka edhe planetë të tjerë të fuqishëm që ju mbështesin. Prania e Diellit dhe e Mërkurit në shenjën me siguri që do t’jua ngrenë humorin. Prandaj jepini forca vetes, se do t’ia dilni mbanë. Ndonjëherë mjafton që të mbani qëndrim pozitiv për të ndryshuar rrjedhën e një dite të shkuar keq.
AKREPI: Sezoni do të fillojë i mbarë për Akrepin. Periudha që latë pas ka qenë paksa e çuditshme për ju, plot me ulje-ngritje. Por në fund të kësaj gare të çmendur duket se jeni të gatshëm t’ia nisni nga e para. Tani i morët edhe konfirmimet që prisnit dhe prandaj ndiheni më të sigurt se më parë, por keni krijuar besim edhe te njerëzit që ju rrethojnë. Shfrytëzojeni këtë për të bërë përpara.
SHIGJETARI: Marsi në shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni më energjikë, dhe duhet ta pranojmë se në këto momente e keni të nevojshme. Angazhimet e punës janë shtuar krejt papritur gjatë kësaj periudhës së fundit. Jeni të kënaqur, por druheni se nuk do t’i përballoni dot të gjitha. Por mos kini frikë se nuk do të jeni në lartësinë e duhur. Nëse puna është shtuar, ka ndodhur sepse ju vetë e keni kërkuar. Kush ju qëndron pranë e kupton se tani është momenti që të punoni me vrull.
BRICJAPI: Vera nuk është sezoni juaj më i mirë, prandaj edhe këtë vit nuk do të bëjë përjashtim. Dukeni si të fikur nga vapa dhe humorin e keni përtokë. Kjo reflektohet edhe në marrëdhënie me njerëzit e tjerë. Jepini forca vetes. Nuk është e thënë që gjithmonë të jepni maksimumin. Mbani qëndrim pozitiv dhe mos u ankoni më kot, sepse duke filluar nga java tjetër situata do të përmirësohet.
UJORI: Yjet ju ftojnë që t’i shijoni në maksimum këto ditë. Planetët do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj, prandaj tani është momenti i përshtatshëm që të konkretizoni planet dhe projektet tuaja. Tani më shumë se kurrë bëjini idetë tuaja realitet. Do t’ju ofrohen mundësi të mira, të cilat duhet t’i shfrytëzoni pa humbur kohë. Dilni, udhëtoni dhe mos rrini në një vend pikërisht tani.
PESHQIT: Do të fillojë për ju një fazë paksa e çuditshme. Këto janë ditë të qeta në dukje, por ju parandieni një lloj shqetësimi që nuk dini ç’emër t’i vini. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të parë më mirë brenda vetes, sepse që në fillim të këtij sezoni do t’ju kërkohet të merrni një vendim të rëndësishëm. Ju ndoshta e keni një ide se për çfarë bëhet fjalë, prandaj jini të qartë në atë që kërkoni.