“Një kontratë do të duhet të nënshkruhet në një moment të ditës ‘ Horoskopi për datën 10 janar nga Russell Grant”

Dashi

Jeni të mërzitur nga planet e tuaja të përditshme, por do të bëni diccka për ta rregulluar këtë. Ka disa njerëz që mendoni se duhet t’i shmangni për një jetë më të qetë. Pikëpamja e pavarur e një kolegu do të jetë e vlefshme.

Demi

Do të jetë më e lehtë dhe më pak stresuese t’i përmbaheni punëve tuaj. Nëse punoni në media, mund t’ju duhet të zgjidhni fjalët me shumë kujdes kur raportoni një lajm me një rëndësi të caktuar. Bisedat me ekipin tuaj ju ndihmojnë të krijoni gjykimin tuaj.

Binjakët

Një mënyrë për të kënaqur shefin tuaj do të ishte të bëni atë që ju thonë. Problemi është se ju nuk do të jeni të prirur për atë që ata kërkojnë nga ju. Ju keni idetë tuaja dhe dëshironi që ata në vendet e larta t’i marrin ato seriozisht.

Gaforrja

Jeni mendërisht vigjilent. Kur bëhet fjalë për punën që bëni çdo ditë, mund të kaloni në mënyrë të sigurtë te pilotimi automatik dhe t`i lini instinktet tuaja t’ju udhëheqin. Një kontratë do të duhet të nënshkruhet në një moment të ditës dhe ju do të përfitoni në një farë mënyre përmes procedurave ligjore.

Luani

Jeni të interesuar që idetë të ndahen dhe shumë prej tyre kanë kuptim për ju. Kur bëhet fjalë për krizën, një partner ose një koleg nuk do të ketë besimin për t’i ndjekur pas. Juve mund t’ju duhet të provoni se sa besim keni tek ata duke marrë rrezikun për t’u dhënë sugjerimet.

Virgjëresha

Puna dhe aktivitetet që ju nxjerrin jashtë do të sjellin më shumë kënaqësi. Kjo është arsyeja pse do të keni mundësinë të takoheni me miqtë. Nëse puna juaj përfshin marrëdhëniet me publikun, do të jeni në fushën tuaj. Jeni në kërkim të punës? Mësimdhënia, infermieria ose shitja me pakicë janë të gjitha mundësi të mira.

Peshorja

Nuk mund të fajësoni partnerin për problemet e marrëdhënies nëse nuk i tregoni se si ndiheni vërtet. Nuk është e drejtë ndaj tyre nëse jeni të pakënaqur, por nuk u tregoni pse. Mos i fshihni ndjenjat tuaja. Nëse nuk mund të flisni me ta, të paktën drejtohuni te dikush që ju ka dhënë gjithmonë këshilla të mira.

Akrepi

Besojini intuitës tuaj nëse ndjeni se dikujt nuk mund t’i besohet. Një koleg mund të jetë duke folur për ju pas shpine. Pasi të zbulojnë se çfarë po planifikoni për një afat të gjatë, ata do të përpiqen të vendosin pengesa në rrugën tuaj.

Shigjetari

Nuk jeni të sigurt se si do të ketë ndodhur, por pritet që të sistemoni rrëmujën e një shoku, të afërmi apo kolegu. Nuk kishit lidhje me këtë çështje. Nuk keni qenë as aty kur ka ndodhur. Nuk do t`ju vijë mirë që do sistemoni rrëmujën e të tjerëve.

Bricjapi

Të gjitha shenjat tani janë të drejtuara përpara dhe ju keni filluar të ndiheni më optimistë. Projektet e lidhura me punën do të kenë pritshmëri të favorshme nga një këndvështrim afatgjatë. Çështjet familjare janë edhe më inkurajuese. Dikush ka disa lajme të mira për të sjellë në shtëpi dhe shpresat tuaja po i afrohen realizimit.

Ujori

Nëse nuk ndiheni në kulmin e mirëqenies, filloni të mendoni për mënyrat për të përmirësuar shëndetin tuaj. Mos merrni më shumë përgjegjësi seç duhet sepse të tjerët e presin këtë nga ju. Ju mund të mos jeni ai lloj personi që e ka të lehtë të thotë jo, por duhet.

Peshqit

Mund të bindeni lehtësisht të ndiqni sugjerimet e njerëzve të tjerë, veçanërisht nëse kjo nënkupton shmangien e detyrave të vështira. Kjo nuk është mënyra për t’i bërë gjërat. Mbajini larg dembelët. Nëse nuk mund t’i bëni ata të bashkohen me ju për të punuar, mos bini në dembelizmin e tyre.

Author: horoscope