Një shtysë e fortë do tju çojë të bëni…!/ Horoskopi për ditën e marte, 8 mars 2023

Dashi

Një shtysë e fortë do t?ju çojë të bëni disa kërkime në prapaskenë. Të kuptoni kush është në krye dhe si  bëhen të mundura gjërat, është kritike për suksesin tuaj. Mos bëni asnjë lloj paraqitjeje derisa të kuptoni kush i mban çelësat. Ju keni të gjitha mundësitë për të qenë në krye. Thjesht drejtojeni vëmendjen tuaj tek zhvillimi i aftësive në grup.




Demi

Përvoja juaj ju ndihmon t?ja dilni mbanë me njerëz nga të gjitha sferat. Në vend që të qëndroni larg atyre që janë të ndryshëm, ju përpiqeni t?i kuptoni ata. Si rezultat, popullariteti juaj është shumë i lartë. Çdokush dëshiron të ketë të bëjë me ju, sepse e di që do ta ndihmoni për të përmbushur qëllimet. Kjo është arsyeja pse do të përzgjidheni për një udhëtim të veçantë pune. Njerëzit me të cilët punoni ose jetoni do të impresionohen kur t?u tregoni interesat tuaja.

Binjakët

Një shumë bujare parash është gjatë rrugës. Përdorini për të mbështetur karrierën tuaj. Mund të filloni biznesin tuaj, mund të investoni në pajisje të teknologjisë së fundit ose të përmirësoni gardërobën e punës. Mund t?ju kërkohet të punoni në baza komisionesh. Bëni paraqitjen më të mirë të mundshme. Potenciali juaj për të dalë fitues është më i fortë se ç?mendoni.

Gaforrja

Ju e kuptoni se çfarë i bën të tjerët t?ju pëlqejnë ju. Kjo gjë do të ndihmojë në krijimin e një marrëdhënieje të frytshme. Në vend që të përpiqeni të ndryshoni partnerët tuaj, si në dashuri ashtu edhe në biznes, gjejuni atyre pikat e dobëta. Kjo ju ndihmon të merrni çdo gjë që doni pa bërë bujë. Disa do t?i mendojnë metodat tuaja si manipulative, por në fakt jeni të zgjuar.




Luani

Të ndihesh mirë është thjesht çështje vullneti. Është e rëndësishme të shmangni ushqimet dhe aktivitetet që i shkaktojnë probleme trupit tuaj. Shkruani një listë të rregullave që duhet të ndiqni. Brenda disa ditësh do të ndiheni mirë. Në fillim këto sakrifica do t?ju duken të urryeshme, por jinni të durueshëm.

Virgjëresha

Një romancë intensive ju bën të ndiheni sikur po ecni në ajër. Mendimi për të mos qënë me askënd tjetër përveç dashurisë tuaj ju shkakton panik. Pse i mbani mundësitë të hapura kur tashmë keni një marrrëdhënie që ju mbush me lumturi? Nëse jeni single dhe i lumur, derdhini energjitë tuaja në një projekt kreativ.

Peshorja

Kënaqni dëshirat tuaja për të shijuar bukuritë e natyrës. Bëni një shëtitje në park, bëni një shëtitje me biçikletë ose dilni me makinë jashtë qytetit. Komunikimi me tokën dhe qiellin do t?i vendosë problemet në perspektivën e duhur. Keni pasur as shumë përgjegjësi, sa nuk jeni mbushur dot me frymë. Mënyra më e mirë për të korrigjuar këtë situatë është t?ua delegoni detyrat të tjerëve.




Akrepi

Ju i thithni informacionet si një sfungjer. Kjo është një kohë e mirë për të studiuar ose për të marrë pjesë në një testim. Memorizoni detajet dhe kushtojini vëmendje dikujt që performon detyra të ndryshme. Dikush që do të impresionohet nga aftësitë tuaja do t?ju kërkojë të dilni me të. Nëse jeni të lirë, pranojeni një kafe. Do të ndjeni një lidhje të menjëhershme me këtë admirues.

Shigjetari

Të ndani kashtën nga floriri ka qenë një nga specialitetet tuaja. Nëse keni menduar të hapni një biznes nga shtëpia, bëjeni tani. Do ta shihni sa shpejt do t?ju vijnë paratë. Mund të bëni edhe konsulencë ose këshillim karriere përmes Skype. Bëni një listë të gjërave që doni. Një ose dy prej tyre mund të shndërrohen në një punë që gjeneron një pjesë të madhe të ardhurash.




Bricjapi

Jini të ndershëm në lidhje me dëshirat dhe nevojat tuaja. Ju ndoshta doni të bëni një ndryshim të madh, por njerëzit tuaj të dashur duhet të vihen më parë në dijeni të këtyre gjërave. Çdokush kërkon kohën e tij për t?ju përshtatur ndryshimeve. Duke i impenjuar edhe ata në plane t tuaja, do të krijoni një atmosferë të ngrohtë miqësie dhe respekti.

Ujori

Besojuni instikteve tuaja rreth parave. Fuqitë tuaja bindëse janë të forta. Ju do të gjeni klientë të rinj dhe do të keni më shumë porosi. Një pjesë të pagës tuaj investojeni rregullisht në një fond. Duke pasur disa ?vezë në fole? do të mund t?ju gëzoheni bekimeve tuaja dhe të ndiheni më të sigurt.




Peshqit

Ju keni miq në pozicione të larta. Përdorini për t?ju ndihmuar në projektet personale. Ka shumë rëndësi t?i përdorni lidhjet tuaja sociale në avantazhin tuaj. Nuk ka asgjë të keqe. Shumë njerëz janë në pozicione të famshme, pikërisht sepse kanë kërkuar ndihmë. S?ka arsye pse të mos bashkoheni në radhët e tyre.

Author: horoscope