Mirë se erdhe në qershor!
Bëhu gati sepse ky muaj rezervon shumë surpriza! Shpejt e shpejt, të bëjmë me dije datat më të rëndësishme, në të cilat priten ndryshime të ndryshme, pozitive ose jo. Spoiler: Qielli i qershorit është super i zënë!
3 qershor – Mërkuri (që na nxiu jetën) shkon në vendin e tij. Planeti i komunikimit ofron më shumë mundësi dhe biseda të hapura në shumë sfera të jetës së çdo shenje.
4 qershor – Saturni shkon në prapavijë, ndaj nëse ke ndonjë lëkundje humori, e di cilin të fajësosh.
11 qershor – Në Dem lidhen Afërdita dhe Urani. Kjo do të thotë se në aspektin e dashurisë dhe në atë të karrierës, do të bësh *namin*.
13 qershor – Mërkuri shkon te Binjakët dhe një valë e re kreative do të të pushtojë.
14 qershor – Hëna e Plotë në Shigjetar sjell ca drama të reja në jetën tënde sociale. Ndoshta dikush me të cilin ndaje parime të njëjta, do të të zhgënjejë.
21 qershor – Dielli hyn në Gaforre dhe sjell solsticin e verës që do të thotë se një kapitull i ri çelet për ty. Shumë aventura të presin.
22 qershor – Afërdita hyn në shenjën e Binjakëve, duke të të servirur shumë energji mendore, shpirtërore dhe fizike. Do të dashurosh gjithçka që sheh përreth.
28 qershor – Hëna e Re në Gaforre të lidh me vizione afatgjata dhe do të ndiesh ambicien në fushën e karrierës.