Luizi i është rikthyer edhe njëherë marrëdhënies që ka pasur me vajzën e Jozefina Topallit. Duke folur me me Nitën pranë pishinës, ai ka treguar për momentet e vështira ku kishte humbur gjithçka dhe se në mendje kishte një largim përfundimtar nga Shqipëria, për shkak se nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës.
Në lidhje me ish-romancën që pati me Megi Topallin, këngëtari ka treguar se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur atë në Paris. Ai theksoi se jo gjithçka shkoi ashtu si ai do të donte në marrëdhënien e tyre.
“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë. Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja, te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person. Të vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhimti në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë”, tha Luizi.
Më tej Luizi ka treguar vështirësitë e ditëve të para në Big Brother: “Kur isha jashtë (Big Brother) kam vepruar shumë me zemër. Vendimet që kam marrë më bënë të hiqja dorë prej karrierës, prej të gjithave. Kur isha në majë kisha me zgjedh mes zemrës dhe mendjes, karrierës. Unë bëra zgjedhjen me zemër dhe dola nga tregu krejt. U zhgënjeva! Ishte shumë vonë të rifilloja dhe njëherë dhe ngela. Përditë e më e mërzitshme u bë jeta jashtë, vështirësitë, të gjitha, s’u përballonte dhe u dorëzova. Thashë po i lë të gjitha ça kam dhe po i hipi avionit po iki në Amerikë. S’do shkelja më kurrë këtu. Deri në momentin që më erdhi telefonata (nga Big Brother), thashë po e provoj, se unë jam dorëzuar në këtë vend po ndoshta mund të ketë një dritë në fund të tunelit. Kur hyra këtu dhe i pashë të gjithë të ulur thashë ku hyre o budall, mendova s’kisha asnjë shans, as cigare s’më dhanë natën e parë. Këta e njihnin njëri-tjetrin, unë isha komplet i bllokuar. 3 ditë e 3 netë s’kam fjetur fare, vetëm pija pije energjike dhe flisja me vete. Pastaj u bëra i miri i shtëpisë, thashë do i laj unë enët për gjithë javën, bëja batuta, filluan të më pëlqenin dhe më votonin banorët si më i preferuari. Pastaj kur dolën klipet dhe flisnin keq për mua, kuptova që lejohet të flitej ashtu, aty e kapa lojën dhe fillova u mora me Oltën. Ata më fusnin në nominim, unë kaloja. Pjesa më e bukur ka qenë kur të gjithë banorët votuan që të dilja unë dhe publiku më shpalli të preferuar. Aty u çova në këmbë.”