Ok, prapavija e Mërkurit mbaroi, ç’do të ndodhë tani?

Pas një muaji me keqkuptime, sfida, ndërrim planesh, nervash dhe shumë e-maile të dërguara gabimisht, prapavija e Mërkurit ka mbaruar dhe zyrtarisht mund të marrim frymë pak më lirshëm.

 

Tani që kjo periudhë problematike mbaroi, do të përballeni me pak konfuzion dhe mos u përpiqni që të analizoni gjithçka, pasi thjesht nuk do ta kuptoni gjendjen siç duhet.

Periudha pas prapavijës do t’ju bëjë të reflektoni për shumë aspekte jetësore, ndaj bëni një rezyme se çfarë mësimesh keni nxjerrë nga kjo ngjarje qiellore.

Për 3 javët në vijim do t’ju duhet t’i merrni gjërat shtruar, të mos e lodhni veten dhe përqafoni ndryshimet me të cilat do të haseni. Kjo, deri në momentin që Mërkuri të shkojë në drejtimin e duhur dhe ju të shpalosni gjithë magjinë që ju karakterizon.

Deri më 16 tetor, do të vuani ende pasojat e prapavijës, ndaj siç e kemi thënë disa herë, MOS i shkruani ish-it!

Bëjeni pushim këtë periudhë, reflektoni dhe mësoni, në mënyrë që të fuqizoheni për lëvizjen e radhës.

Kli.koni me poshte per me shume:

Author: horoscope