
Largimi i Amosit e mërziti shumë Oltën, e cila kishte krijuar miqësi me aktorin duke qenë se njiheshin edhe jashtë. Sot teksa bisedonte me Kristin dhe Bledin, Olta u shpreh se fajtore për largimin e Amosit sheh Dean.




Sipas Oltës, Amosi doli keq në sytë e publikut pasi nuk shkoi në dasmën e Luizit dhe ishte Dea që i kërkoi të mos shkonin.
“Ai duhet të thonte të vërtetën që në dasmë nuk shkova prej Deas. Dea e manipuloi dhe ai nuk shkoi. Ai ishte i dobët para asaj. Se Amosi u vesh, ne u bëmë gati të dy, erdhi Dea e shkatërroi. Dea nuk e la të vinte në dasmë, ajo tentoi dhe me mua. Edhe mua më tha mua mos shko. Dea e mori në qafë Amosin”, tha Olta.



