Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e enjte, 7 Shtator 2022

Dashi
Nëse jeni ne një lidhje prej kohesh, dita e sotme do jete paksa e trazuar. Nuk do gjeni dot kohen e duhur për ta kaluar me partnerin dhe nuk do i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret do jene me sharmante dhe më me fat ne dashuri. Gjerat do shkojnë me mire sesa ata mendonin. Edhe sektori i financave do jete i privilegjuar. Mund te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.




Demi
Asgjë nuk do shkoje ashtu si duhet ne jetën tuaj ne çift sot. Do mundoheni shume qe ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin, por pa rezultat. Beqaret nuk duhet te luajnë shume me zjarrin sot sepse do digjen keq dhe do vuajnë mjaft. Me shume sesa kurrë duhet te merreni me menaxhimin e financave. Nëse i lini pas dore do keni goxha probleme.




Binjaket
Priten ndryshime shume te mëdha gjate kësaj dite ne jetën sentimentale te çifteve. Do mendoni seriozisht për një te ardhme se bashku dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Për beqaret do ndizet drita jeshile e dashurisë. Çdo gjë di jete me e bukur qe sot e tutje. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi te shumta. Tregohuni sa me realiste dhe kërkoni ndihme.




Gaforrja
Me ne fund marrëdhënia mes jush dhe partnerit do jete e ngrohte. Te dy do toleroni gjate gjithë kohës dhe do i pranoni gabimet qe mund te keni bere dikur. Beqaret nuk do e takojnë as sot dashurinë e jetës se tyre. Beni edhe pak durim. Sektori i financave do influencohet pozitivisht dhe çdo gjë do shkoje ashtu si ju kishit menduar. Blini edhe objektin qe aq shume e keni deshifruar.




Luani
Mos u habisni sot nëse partneri ju bën komplimente pa fund dhe mundohet t’iu surprizoje gjithë kohës. Ai do jete me humor te more dhe do mendoje vetëm një gjë: t’iu beje te ndiheni si ne ëndërr. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashuri, por pa ndonjë rezultat. Ne planin financiar mund te kryeni transaksione me rëndësi sepse situata do jete mjaft e mire.




Virgjeresha
Dite shume e ngrohte dhe e bukur kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do planifikoni pa frike te ardhmen se bashku. Shume shpejt mund te filloni te jetoni bashke. Beqaret do mbështeten mjaft nga Saturni ne sektorin e dashurisë. Edhe financat do jene te favorshme dhe pa probleme.




Peshorja
Nëse keni kaluar një periudhe shume te zymte për jetën tuaj ne çift dhe mosmarrëveshjet mes jush ende nuk kane mbaruar, qëndroni pak larg njeri-tjetrit dhe reflektoni. Beqaret nuk do kenë asgjë për çfarë te qahen sepse gjerat do iu shkojnë me mire sesa ata mendonin. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te organizuar dhe t’i menaxhoni me maturi te ardhurat.




Akrepi
Do keni disa ide te këqija sot ne lidhje me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini dot t’i shihni gjerat me qetësi. Mos iu besoni shume miqve sepse do këtë prej tyre qe duan vetëm t’iu prishin pune. Zilia ndonjëherë është e pakufishme. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te tregohen te hapur ndaj ftesave. Financat nuk do kenë ndryshime, gjendja do vazhdoje te jete e njëjtë.

Shigjetari
Komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit do jete me i mire gjate kësaj dite. Do falni me tepër dhe i merrni gjerat më me optimizëm. Beqaret do kenë ndikim me te madh nga yjet dhe me shume gjasa mund te krijojnë lidhjen qe aq shume kane ëndërruar. Ne planin financiar do kryeni transaksione me recesi dhe situata shume shpejt do filloje te stabilizohet.




Bricjapi
Do kërkoni me shume pavarësi sot ne lidhjen qe keni krijuar, por partnerit nuk do i pëlqejë kjo gjë. Tregohuni me te matur me ato qe do thoni sepse problemet mund te bëhen serioze. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Ujori
Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Nuk do i mbani me inate njeri-tjetrit përkundrazi do tregoheni me te hapur për te diskutuar çdo gjë qe iu ka munduar prej kohesh. Beqaret do kenë ndryshime pozitive. Ka gjasa qe një miqësi e vjetër te shndërrohet ne diçka me tepër. Ne planin financiar merrni këshillat e eksperteve para se te bëni investime.




Peshqit
Qetësia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do flisni pa dorashka me atë qe keni ne krah dhe nuk pritet asnjë mosmarrëveshje. Për beqaret do ketë gjera edhe me konkrete kështu qe duhet te bëhen gati. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te kryeni çdo shpenzim me maturi dhe kujdes. Po u treguat te arsyeshëm nuk do keni asnjë problem.

Author: horoscope